web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI nuk heq dorë nga pazaret me votat/ Shoqërohet në komisariat kandidatja e Elbasanit

24 Prill 2021, 20:18, Politikë CNA

Kandidatja e LSI në qarkun e Elbasanit, Mimoza Trimi është shoqëruar në komisariat mbrëmjen e sotem.

Sipas burimeve të policisë, mësohet se në automjetin e saj janë gjetur disa kartëmodha me prerje 10-çe të cilat dyshohet se do shpërndaheshin në këmbim votës.

Policia ka sekuestruar automjetin në momentin e ndalimit në zonën e Rrapishtes, në lagjen ?5 Maji  në Elbasan, raporton ABC news.

Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia dhe as nga partia që Trimi përfaqëson në listat e kandidatëve LSI./CNA.al





Lajmet e fundit nga