web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidatja e LSI u kap me 'thasë' me para/ Kryemadhi “kyç gojën"

24 Prill 2021, 21:45, Politikë CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi  ka dalë në një konferencë urgjente për mediat pas shoqërimit të kandidates së Elbasanit Mimoza Trimi, e cila u kap me një shumë parash në makinë dhe që dyshohet se do shpërndaheshin në këmbim votës.

Kryemadhi nuk ka komentuar asgjë mbi shoqërimin e kandidates së saj, por i është kundërpërgjigjur socialistëve me akuza. Ajo ka denoncuar se Partia Socialiste po blen vota në Durrës.

 ?E ndjej të arsyeshme të bëj një denoncim, sapo na mbërriti në selinë e LSi-së për transaksionet dhe operacionet e pagesave për blerjen e votave nga PS në Durrës. Ky është materiale ku patronazhistët e PS-së kanë marrë përsipër blerjen e votave, kanë marrë numrat e ID, qendrat e votimit, vendit e punës dhe në krah kanë numrin e telefonit të patronazhistit dhe vlerën e parave që kanë marrë. Në Durrës makinat me xhama të errëta dhe pa targa u janë drejtuar shtëpive të votimit të personave që presin për të marrë paratë? deklaroi Kryemadhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga