web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesazhi i fortë i Gjergj Lucës/ Një tjetër punë në katundin tonë

21 Prill 2021, 19:51, Aktualitet CNA

Gjergj Luca nuk di të ndalet. I zhurmshëm, sa shfaqet bën lajm, një video merr audiencë të frikshme, thyen çdo rekord. Del e mban fjalime me shpirt e pasion. Plot pathos, diku me britma që dalin nga shpirti i tij, thotë shumë të vërteta.

Një nga biznesmenët më të suksesshëm në vend, që kthen shpresën e venitur dhe investon për të sjellë jetë mbi gërdhama.

Në Elbasan, ?i çmenduri? Luca ka kompaninë më të madhe në vend për përpunimin dhe eksport-importin e Peshkut, ?Rozafës?.

Ditën e sotme, biznesmeni ka investuar për restaurimin dhe rregullimin e varrezave në zonën e Labinot Fushë, duke iu ardhur në ndihmë komunitetit dhe duke dashur që vendi ku prehen shumë qytetarë të jet një vend ashtu siç ata e meritojnë, me lule dhe selvi.

?Kornizën e gurit e dua me lule si te fabrika jonë edhe të gjitha selviat rresht të vogla me nga 5-6 metra rreth e përqark të keqen. Lulet të jenë të të gjitha stinëve, e dua rreth e përqark të gjithën. Kjo  nuk është njëpunë që e ka bërë Gjergj Luca, kjo është një punë që e ka bërë i gjithë komuniteti i katundit tonë. Unë i jam shumë mirënjohës fisit të Metallarëve, që ata erdhën dhe dhuruan këtë tokë dhe i jap shumë mirënjohës Ardianit, i jam shumë mirënjohës Titit, i jam shumë mirënjohës biznesit të zonës që gjithësecili erdhi dha kontributin e vet për këtë vend të shenjtë.

Të gjithë ne gjatë gjithë ditës që kalojmë punës të ditëve, muajëve jemi të shqetësuar, jemi me probleme bëhemi nervoz dhe shpeshherë e kemi ndjerë gjithsecili nga ne që kur kalojmë afër varrezave ne e ndjejmë veten ndryshe, e ndjejmë veten të lehtë, shkarkojmë të gjitha ato emocione dhe të gjitha ato ngarkesa emocionale që ne na ngarkojnë në jetën tonë.

I gjithë rrugëtimi i jetës në finale mbaron këtu në këtë vend dhe njerëzit nuk kanë arsye pse të shpërfytyrohen, nuk kanë arsye pse të egërsohen, nuk kanë arsye pse të thonë rrena, nuk kanë arsye pse të bëhen barrë për të tjerët.  Mendoj që edhe këto ditë të vështira që shohim një situatë që njerëzit janë acaruar kam përshtypjen që nga ky vend ne duhet të japim një mesazh qetësie, një mesazh besimi tek zoti, duhet të japim një mesazh besimi tek puna, një mesazh besimi tek e vërteta, sepse  vetëm nëpërmjet punës dhe të vërtetës dhe vetëm nëpërmjet respektit që ke në zot, shpirtrat njerëzor qetësohen. Dhe të gjithë ne fisnikërohemi dhe mundohemi ta kalojmë këtë jetë bashkë në vllazni. Faleminderit shumë që keni ardhur dhe më keni nderuar sot dhe agjerim të lehtë?, tha Luca./CNA.al





Lajmet e fundit nga