web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Teatri tek biznesi/ Mashtrimet e Lulit me marrëveshjet

19 Prill 2021, 07:39, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gënjeshtrën dhe mashtrimin i ka kthyer në profesion.

Edhe gjatë fushatës elektorale po vijon lojën e Teatrit me marrëveshje dhe kontrata.

Mes gjumit të thellë. me ëndërrën e madhe për t?u bërë Kryeministër, ai çdo ditë shpik nga një marrëveshje të re.

Para se të kalojmë tek marrëveshjet që Basha kë nënshkruar ditët e fundit, po rikujtojmë se çfarë ka ndodhur me marrëveshjet e nësnhkruara prej tij më herët.

E nisim nga Teatri. kur Basha dilte dhe trimërohej duke thënë, ?Teatri do të shembet vetëm nëse kalojnë mbi trupat tanë?.

Ai nënshkroi marrëveshje me artistët, se do të bëjë gjithçka për të mos lejuar shembjen e godinës për sa kohë do të jetë në opozitë dhe do ta shpallë monument kulture muajin e parë në qeverisje.

Në marrëveshje, thuhej, se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të angazhohen të shfuqizojnë ligjin special antikushtetues ?Rama-Fusha? që shemb Teatrin dhe të vendosë para përgjegjësisë penale çdo person të përfshirë në grabitjen kriminale të truallit të Teatrit Kombëtar.

Por, Teatri u shemb pa kaluar mbi trupin e Bashës dhe natën që godina u rrëzua, ai i tradhëtoi artistët, duke i lënë në mes të rrugës.

Pra, i gënjeu dhe i braktisi, duke i lënë në mes të policisë dhe fadromave të Inspektoriatit Ndërtimor.

Të njëjtën gjë Basha bëri dhe me banorët e Astirit. Nënshkroi një marrëveshje gjatë kohë që ata protestonin dhe më pas i la në mëshirë të fatit.

Ndonëse kishte premtuar se do të ishte pranë tyre, lideri demokrat ka munguar mëngjesin e 12 Nëntorit 2019 dhe nuk ka qenë në krah banorëve të Astirit edhe pse ishte njoftuar se do niste aksioni për shembjen e banesave të tyre.

Edhe banorët e Astirit, u gënjyen dhe u mashtruan nga Basha njësoj si artitët që po bënin rezistencë te godina e Tetarit Kombëtar.

Por, edhe pasi ka dalë zbuluar dhe gënjeshtrat e mashtrimet e tij janë sheshit, Lulzim Basha, vijon lojën që bëri me artistët dhe banorët e Astirit.

Së fundmi ai ka nënshkruar marrëveshje me binzesin e vogël dhe me Shoqatën e Fasonëve..Ai u premtoi atyre se në Qeverinë e tij, biznesi fason do të rimëkëmbet, falë një reforme të thellë fiskale.

?Taksa e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti ju, por nuk do të mjaftohemi me këtë, marrëveshja përcakton qartë instrumentet që bashkë i kemi negociuar dhe që do të targetojnë, do të shenjtërojnë ndryshimin për këtë industri dhe për punonjësit tuaj?, është shprehur Basha pas nënshkrimit të kontratës.

Një marrëveshje të tillë, Basha e ka firmosur edhe me Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Basha tha se kjo marrëveshje ishte produkt i një dialogu dhe negocimesh prej dy vitesh e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri.

Nuk dihet se ç?marrëveshje do të shpikë ditët në vijim Basha, por një gjë është e sigurtë, se të gjitha janë gënjeshtra dhe mashtrime.

E vetmja marrëveshje e vërtetë e nënshkruar nga Basham duket se është ajo e 17 Majit, prej së cilës përfitoi Basha dhe familja e tij./CNA.al





Lajmet e fundit nga