Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
“Zgjidhje” titullohet paragrafi i një “non-paper” që kryeministri slloven Janez Jan?a u dorëzoi disa personave të përzgjedhur në BE disa muaj më parë. Ajo që vijon më tej duket sikur po lexon ndonjë dokument nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878, kur Otto von Bismarck, Lord Salisbury dhe Princ Gorçakovi u ulën së bashku përpara hartës së Ballkanit – dhe brenda një muaji vendosën me dorë të lirë për fatin e kombeve.
Për pikën “a) Bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë? në letër shkruhen katër rreshta. Për pikën “b) Bashkimi i pjesës më të madhe të Republikës Srpska me Serbinë” vetëm tre. Jan?a dëshiron të rishikojë edhe konturet e Kroacisë fqinje: “c) Çështja kombëtare Kroate mund të zgjidhet” ose, “duke bashkuar kantonet kryesisht kroate në Bosnjë-Hercegovinë me Kroacinë” ose duke i dhënë “Pjesës kroate” të vendit një “status të veçantë” – “bazuar në modelin e Tirolit të Jugut”.
Po boshnjakët?
Ata që mbeten janë boshnjakët, që përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit. Sipas planit të Jan?a atyre mund t’u jepet “një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur” dhe “për të cilin ata duhet të marrin përgjegjësinë e plotë”. Nëse boshnjakët nuk dëshirojnë, atëhere nuk kanë pse të hyjnë në Evropë: “Ata mund të votojnë në një referendum për një të ardhme në BE ose jo në BE apo Turqi.” Boshnjakët muslimanë janë “përkohësisht” në favor të anëtarësimit në BE . “Por nëse kaosi vazhdon dhe me rritjen e ndikimit të Turqisë dhe islamizmit radikal,” thotë Jan?a, “situata mund të përkeqësohet në dekadën e ardhshme në mënyrë drastike “.
Tani për tani për këto ide duhet “heshtur” derisa për “planin” të bihet dakord me “vendimmarrësit” në rajon dhe në bashkësinë ndërkombëtare.
Letër ogurzezë
Dokumenti shkaktoi tronditjet e para edhe përpara se të bëhej publik të mërkurën në mbrëmje nga portali i djathtë i slloven “necenzurirano.si”. Rishikimi i kufijve, që është tema e kësaj letre ogurzezë, është tabuja e madhe e Ballkanit: një kërcënim i madh për të cilin askush nuk flet. Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Grli? Radman shkoi në Sarajevë dhe qetësoi shpirtrat: Kroacia është në çdo rast pro integritetit të vendit fqinj, për ekzistencën e “letrës fantazmë” sllovene nuk ka “asnjë provë”.
Një nga personat të cilëve u ishte drejtuar letra, Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, tha se ai nuk mund ta “konfirmonte” se e kishte marrë atë -gjë që nëse flasim me rigorozitet, nuk do të thotë se vërtet nuk e ka marrë.
Dy koncepte kundërshtare
Prej tridhjetë vjetësh në rajon përballen me njëri-tjetrin dy koncepte kundërshtare. Sipas njërit, që është mbisundues, kufijtë mbeten të paprekur; dhe çdo vend zhvillon strukturat e veta demokratike në të cilat kanë vend edhe pakicat etnike. Sipas konceptit tjetër, për të cilin përgjithësisht nuk flitet, kufijtë duhen vendosur sipas kritereve etnike, dhe sunduesit përkatës mund ta qeverisin familjen e tyre kombëtare pa i shqetësuar askush. Nëse shtetet janë “etnikisht të pastër” nuk ka më vend për “kaosin” me të drejtat e pakicave, institucionet apo proceset demokratike të votimit.
Ndikimi i Orbanit
Sllovenia merr Presidencën e Këshillit të BE më 1 korrik dhe siç është zakon, kryeministri Jan?a skicoi në dhjetor në Bruksel, prioritetet e tij. Ballkani është në fokus të tyre. Jan?a është mjaft i lidhur me Viktor Orbanin, homologun e tij në Hungarinë fqinje. Orbani financon mediat e djathta, që raportojnë pro kryeministrit Jan?a në Slloveni dhe përmes Lubjanës, bën të njëjtën gjë në Maqedoninë e Veriut, ish-kryeministrit të së cilës Nikola Gruevski, i cili është dënuar për korrupsion, Hungaria i ka dhënë azil.
Ishte Orbani ai që instaloi të besuarin e tij Olivér Várhelyi si komisionerin e ri të zgjerimit të BE. Në këtë funksion hungarezi merret kryesisht me mundësitë e pranimit të Serbisë fqinje në BE. Në këtë rrjet, nisma dhe “non-papers” të tilla nuk bien më në vesh të shurdhër.
Ndikim i kufizuar
Jan?a nuk ka gjasa që t’i çojë në Bruksel vërtet përpara ëndrrat e miqve të tij hungarezë dhe serbë. Kreu i qeverisë sllovene nuk gëzon më asnjë simpati që nga prezantimi i tij e fundit para Parlamentit Evropian. Kur eurodeputetët i kërkuan t’u përgjigjej pyetjeve për lirinë e medias në Slloveni, ai këmbënguli që të shfaqte një film; dhe kur parlamenti nuk e pranoi këtë, Jan?a thjesht shkëputi lidhjen e internetit.
Ashtu sikurse në rastin e komisionerit hungarez Várhelyi, i cili në Bruksel është kryesisht i mënjanuar, strukturat komplekse të BE e bëjnë gjithashtu të mundur neutralizimin e Presidencës sllovene të Këshillit.
Jo thjesht fantazi nxënësi të shkollës së mesme
Sidoqoftë idetë e paraqitura në “non-paper” nuk mund të konsiderohen thjesht fantazi të një nxënësi të shkollës së mesme. Para rreth tre vjetësh Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ndeshi në miratim e vullnet të mirë kur shprehu dëshirat e tij për rregullimin e kufijve në Evropë sipas parimeve etnike: një përfaqësues socialdemokrat për punët e jashtme, një komisioner demokristian për zgjerimin dhe një president i gjelbër i një shteti bëri fushatë për rishpërndarjen e territoret midis Serbisë dhe Kosovës.
Sa më larg nga rajoni që janë hobby-strategët e Evropës, aq më i madh është tundimi për ta prerë nyjën e supozuar Gordiane të “konflikteve etnike” të keqkuptuara me një goditje të vetme. Vetëm ndonjë Princ Bismark nuk po duket aktualisht gjëkundi./DW
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale Ogerta Manast...
Lëvizja Socialiste për Integrim, po bëhet gati të justifikoj...
Edhe 10 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe fushat...
Ambasadori italian, Fabrizio Bucci, ka realizuar një takim m...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e bluzba...
Presidenti Ilir Meta thotë se zbrazja e buxhetit për të pagu...
Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet kreut të PD, Lulzim Basha...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral me banorët ...
Për Dashamir skandali i vjedhjes së të dhënave personale për...
Kandidatja për deputete e PS në Tiranë, Luljeta Bozo në një ...
Kandidati për deputet i PD, Belind Këlliçi ka bërë një paral...
Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme bëri deklaratën e for...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dy...
Ditën e djeshme Komisioni Rregullator, me votë unanime vendo...
Kandidati për deputet i LSI në Berat, Lefter Maliqi gjatë nj...
Pas investimeve të kryera gjatë këtyre viteve tani është rad...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar kryemi...
Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në një takim me bano...
Kandidati i PD, Agron Gjekmarkaj, është fotografuar gjatë fu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...