VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku palët politike përdorën me shumicë elementë me të shkuar të debatueshme, gara e këtij viti për Qarkun Lezhë duket krahasimisht më e qetë. PS e PD po garojnë me mësues, profesorë dhe mjekë.
Gara zgjedhore për qarkun e Lezhës ka gjasa të jetë më e qetë këto zgjedhje, pas dy përplasjesh të dhunshme më 2013 dhe 2017, në të cilat, elementë me të shkuar kriminale u përfshinë në ballë të fushatave të partive të ndryshme, kryesisht Partisë Socialiste.
Por ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, PS dhe PD kanë hedhur në garë profesorë, mjekë, mësues dhe ish-punonjës të administratës publike, ndërsa roli që mund të luajnë ?të fortët? në këto zgjedhje mbetet për t?u parë në dy javët e ardhshme.
Lezha ka rëndësi të veçantë për palët politike edhe për një element aritmetikor: do të zgjedhë shtatë deputetë dhe si një qark me numër deputetësh tek, rezultati mund të përmbyset dhe një numër i vogël votash mund të përcaktojnë se kujt i takon deputeti i fundit.
Në zgjedhjet e viteve 2009 dhe 2013, PD ka pasur avantazh të konsiderueshëm në këtë qark ndërsa në vitin 2017, PS arriti ta mposhtë duke marrë gati 3 mijë vota më shumë. Kjo gjithsesi nuk e ndihmoi shumë PS-në, pasi ajo arriti të ruajë rezultatin e saj historik në qark, (tre mandate) ndërsa mandati i katërt u kap nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila pas atyre zgjedhjeve kaloi në opozitë.
LSI është sërish në garë në këto zgjedhje, por nëse ajo do të arrijë të marrë vota mjaftueshëm për mandat, kjo mbetet për t?u parë. Dhe nëse LSI nuk e merr dot një mandat, atëhere ky mandat do t?i kalojë partisë së parë, qoftë edhe nëse rezultati është vetëm një votë më shumë. D.m.th., nëse PS del forcë e parë me diferencë të ngushtë dhe LSI nuk arrin të marrë mandatin, atëhere PS merr katër deputetë dhe PD tre, ose anasjelltas.
Në vitin 2013, Qarku i Lezhës ishte qendra e përplasjes së të fortëve në politikë. Ditën e zgjedhjeve, një përplasje me armë në qytetin e Laçit la të vrarë Gjon Gjonin, mbështetës të LSI-së dhe të plagosur Mëhill Fufin, i cili më vonë u bë deputet i Partisë Demokratike. Ky i fundit është bërë ndërkohë drejtor transportesh në qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Armando Prenga u bënë simbol i nevojës së vendit për dekriminalizimin e politikës. Në vitin 2018, një hetim mbi trafikun e drogës zbuloi lidhje të tjera mes politikës dhe krimit.
LSI duket se ka fuqizuar listën e saj me blerje veçanërisht në zonën e Kurbinit. P.sh., Ded Ndreca, i cili u zgjodh kryetar i bashkisë Mamurras në vitin 2007 për Partinë Socialiste të Edi Ramës, garon në vend të pestë për LSI-në. Ndreca është diplomuar në vitin 2010 për drejtësi në Universitetin ?Kristal? dhe ka punuar si drejtor i transportit rrugor në Laç gjatë qeverisjes PS-LSI, 2013-2017. Ndreca është i njohur si futbollist në skuadrën e Laçit për të cilën ka luajtur gjatë viteve 1985-2005, ndërsa është dënuar në vitin 2019 nga Gjykata e Kurbinit për ?fshehje ose deklarim të rremë të pasurive?.
Ai është dënuar me 60 orë punë komunitare, ndërsa çështja ndodhet aktualisht në Apel.
Po kështu në listën e LSI është edhe Petrit Gjoni, i cili në vitet 2005-2009 ka qenë deputet i Partisë Agrare Ambientaliste.
Partia Demokratike garon me profesorin e gazetarisë, Mark Marku, i cili renditet i pari. Përballë tij është ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila u shkarkua nga posti i ministres pas protestave masive studentore në fund të vitit 2018.
Në vend të dytë, PS ka vendosur Eduard Ndrecën, i cili ka studiuar histori dhe që aktualisht është kryetar i këshillit të Qarkut Lezhë. Përballë tij është Agron Gjekmarkaj, profesor i historisë dhe opinionist.
Në post të tretë, të dyja palët kanë vendosur gra: ish-deputetja Lindita Metaliaj për demokratët dhe Shpresa Marnoj, një ekonomiste në administratë publike në Laç.
Në rast se lezhjanët do t?i japin katër mandate socialistëve, atëhere ka gjasa që Gentian Malotaj, një socialist nga Shëngjini, i cili punon si jurist në portin detar të këtij qyteti, do të shkojë në parlament. I katërti në listën e PD është Kastriot Piroli, një ish-ushtarak i arsimuar në Tiranë dhe Turqi, që ka punuar në burgun e Shën Kollit dhe në bashkinë Mamurras.
LSI ka të parin në listë Viktor Tushën, i cili u zgjodh si kryetar bashkie në vitin 2007 në aleancë mes PS-së dhe LSI-së, ndërsa fitoi mandatin e dytë më 2011 në aleancë mes PD-së dhe LSI-së. Në vitin 2015, Tushaj u mposht nga Fran Frrokaj për Partinë Demokratike si kryetar bashkie por arriti të zgjidhet deputet për LSI-në më 2017.
Në Lezhë garon edhe deputeti i pavarur Iljaz Shehu, 32 vjeç, i cili mbështetet nga Lëvizja Vetëvendosje. Shehu ka deklaruar se ka qenë për studime në Francë.(BIRN)
Ditën e sotme në qyetin e Beratit kanë mbërritur baza materi...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar xhaminë e restauruar të ...
Të gjithë e dimë sa të rëndësishme janë për ne ëndrrat, dësh...
Share on FacebookShare on LinkedInTweet about this on Twitte...
Gazetarja Klodiana Lala foli lidhur me drogën e kapur në por...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për dy ngarkesat e kapura bren...
Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth ngjarjeve të ndodhura në...
Gazetari i njohur Artan Hoxha ka folur rreth arsenaleve të a...
Presidenti Ilir Meta ditën e sotme i është drejtuar me një l...
Ministria e Brendshme ka njoftuar të gjithë qytetarët që kan...
Partitë politike po vijojnë me fushtat e tyre ku kanë marrë ...
Banorët e Laprakës janë ngritur në protestë pas bllokimit të...
Policia e shtetit ka nisur punën për të goditur grupet krimi...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dit...
Një kusht që Kryeministri Edi Rama ka lënë të panegociueshëm...
Policia e Shtetit ka rritur kontrollet në të gjithë territor...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një t...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka njoftuar se është ndarë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Fierit.Mëso...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...