Alternime kthjellimesh dhe vranësira/ Parashikim i motit për sot
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh ...
Shqipëria renditet në vendin që kishte më pak mjekë për 10 mijë banorë në Europë, edhe në vitin 2019, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të përditësuara në shkurt 2021.
Ndonëse me rritje, në krahasim me vitin 2016, kur ky tregues ishte 12.2, sërish Shqipëria ka më pak mjekë në dispozicion të popullatës së saj, të paktën dy herë më pak se mesatarja e Europës prej 47.6 mjekësh për 10 mijë banorë.
OBSH ka publikuar edhe të dhënat në vite, kur në 2018-n, numri i mjekëve për 10 mijë banorë në vend arriti në rekordin e 21.58, duke rënë sërish një vit më pas, duke reflektuar emigracionin që ka përfshirë trupën mjekësore, kryesisht në Gjermani.
Shteti i dytë me më pak mjekë në raport me popullsinë, sipas të dhënave të OBSH-së është Turqia, me tregues 18.7, me të dhënat e fundit të përditësuara për 2018-n. Më pas renditen Qipro (19.5), Polonia (23.8), Bosnja (21.62). Nga shtetet e rajonit, më shumë personel mjekësor ka Serbia (31.1).
Në Europë, rekordin për një trupë të zgjeruar të personelit mjekësor, e mban Italia, me 80 mjekë për 10 mijë banorë në 2019-n, e ndjekur nga Gjeorgjia (70.7), Franca (66.3), Greqia (62.3).
Gjermania, që vitet e fundit po tërheq personel nga vendet e Europës Lindore, përfshi Shqipërinë, e ka rritur treguesin në një dekadë nga 35 në 42 mjekë për 10 mijë banorë.
Mesatarja globale është 17.5 mjekë për 10 mijë banorë. Treguesi mesatar ulet për shkak të nivelit të ulët të shërbimit mjekësor në vendet e Afrikës (2-9 mjekë për 10 mijë banorë), dhe të disa rajoneve të Azisë (6-9). Europa është kontinenti që investon më shumë për shërbimin mjekësor (47.6). Mesatarja e Amerikës së Veriut është 25.9 (në SHBA 26 dhe Kanada 24). Rekordin e mban Meksika, me 48.5.
Brazili, që po përballet aktualisht me një valë agresive të pandemisë së Covid-19, ka 23 mjekë për 10 mijë banorë. Rekordin në Amerikën e Jugut e mban Kili (51.8).
Shtetet me më pak mjekë shënuan rritje më të lartë vdekjesh gjatë pandemisë
Numri i mjekëve në dispozicion të popullsisë ishte një nga treguesit kryesorë ku u përqendruan raportet ndërkombëtare me fillimin e pandemisë së Covid-19. Sa më i ulët të ishte ky tregues, së bashku me shpenzimet për shëndetësinë në raport me madhësinë e ekonomisë, më të vështirë do ta kishin vendet të përballonin presionin që pandemia do të ushtronte në sistemet e tyre spitalore.
OKB, në një raport kur filloi pandemia konstatonte se ?Duhet theksuar se shpenzimet publike për shëndetësinë si pjesë e PBB-së janë më të ulëta në Shqipëri (2.97%) sesa në shumicën e vendeve të Europës Juglindore, dhe parashikimet për vitet 2020-2022 tregojnë një ulje të lehtë në 2.94% deri në vitin 2022. Kjo tendencë është veçanërisht shqetësuese nëse duhet të ndërtojmë dhe të fuqizojmë një sistem shëndetësor më të mirë. Projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike. Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID 19 është i rëndësishëm?, thuhet në raport.
Pas një viti pandemi, të dhënat tregojnë se ka një lidhje direkte mes numrit të ulët të mjekëve për 10 mijë banorë dhe rritjes së vdekshmërisë nga Covid-19. Shqipëria deri tani është shteti që ka parë rritje më të lartë të fataliteteve që nga marsi i vitit të kaluar, kur filluan të shënoheshin humbjet e para të jetëve. Të dhënat e INSTAT dhe Eurostat tregojnë se mars-dhjetor 2020, periudhën kur filloi e kulmoi pandemia, e krahasuar me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, Shqipëria pa një rritje të numrit të vdekjeve me 38%.
Shqipëria ka një diferencë rreth 30% më të lartë për shtesën e vdekshmërisë në periudhën e pandemisë me të gjithë shtetet e tjera të Europës.
Shteti i dytë pas nesh, me rritjen më të lartë të fataliteteve për periudhën pandemike është Maqedonia , me +29%, e ndjekur nga Spanja (+27.2), Polonia (27.1%), Sllovenia (+26.4).
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh ...
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira de...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije...
Dita e sotme do të përshkruhet nga reshje shiu intensive, sh...
Përdorimi i vaksinës AstraZeneca po pezullohet sërish nga di...
I gjithë dyjavëshi i parë i Prillit do të shoqërohet me luha...
Nga Stewart M. PatrickTeksa Covid-19 ka filluar gradualisht ...
Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit për punonjësit e...
Dita e sotme do të mbizotërohet nga moti i vranët. Më tej ni...
Ndryshim i menjëhershëm ndodh me motin këtë fundjavë. Të sht...
Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiru...
Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në territorin ...
Dita e nesërme do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradua...
Mjeku Erion Dasho ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjete...
Këtë fundjavë, në fushatën për lançimin e sloganit të ri të ...
Mjeku endokrinolog në “Spitalin Hygeia”, Thanas Fureraj u sh...
Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët deri orët ...
Edhe ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga ...
Sot është dita e katërt e vaksinimit masiv në qendrat e ngri...
Kthjellimet do të jenë dominuese në vendin tonë gjatë paradi...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...