web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ikonë e serenatave korçare/ Niko Peleshi takon Mihallaq Andrean

4 Prill 2021, 06:28, Aktualitet CNA

Korça, e njohur ndryshe si qyteti i serenatave është kthyer në kryeqendrën e vizitave çdo fundjavë nga qindra shqiptarë.

Ministri i Mbrojtjes, njëherësh drejtuesi politik i qarkut Korçë Niko Peleshi ka zhvilluar një takim me ikonën e muzikës Mihallaq Andrea, të cilit i premtoi se do të ketë si mision të vetin kontributin për të lënë gjurmë në qytetin e Korçës dhe për të bërë vepra sa më të mira.

Peleshti shtoi më tej se kontributin që ka dhënë Mihallaq Andrea në muzikë ka dalë përtej Korçës.

?Mihallaq për mua është një emocion, që të takohemi dhe të flasim, sepse flas me një ikonë të Korçës, të kulturës, të muzikës. Ke dalë përtej Korçës për qytetarinë që ke, për kontributin në kulturën tonë, në muzikë dhe këto janë kontributet më të çmuara që mund të jap një njeri, sepse mbahen mend për shumë kohë, përgjithmonë. Ne sot këndojmë këngët, serenatat e bëra para 100 apo më shumë viteve.

Kemi një mision, të kontribojmë dhe të lëmë gjurmë në qytetin tonë, në vendlindjen tonë. Kjo është gjëja më e madhe që mund të bëjë një njeri në jetë, të bëjë vepra të cilat edhe kur nuk do jemi këtu, sepse jeta është e fundme nuk është e pafundme, të ngelet vepra, të ngelet puna? , tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes theksoi më tej se, Korça të jep mundësinë të mburrësh për shkak të transformimeve që janë bërë, ndërsa shtoi se muzika dhe tradita e këtij qyteti ka rritur ndjeshëm numrin e vizitorëve në qytetin juglindor.

?Korça ta jep mundësinë të mburresh, është bërë një qytet që nuk ka krahasim. Ka pasur një transformim shumë të madh, është bërë qendra e fundjavës dhe e të gjithë shqiptarëve. Kjo pjesa që po flisnim, e muzikës, e traditave, e njerëzve si Mihallaq Andrea apo shumë të tjerë që e kanë ushqyer serenatën dhe këngën qytetare shqiptare janë një pjesë shumë e rëndësishme përse njerëzit vijnë në Korçë.

Unë dua që ne të bëjë secili të vetën në punët që kemi. Ti të vazhdosh të këndosh, të këndojmë së bashku, të këndojë shpirti korçar dhe të bëjmë punë të mira bashkë në të ardhmen?, tha Peleshi.

Ndërsa këngëtari Mihallaq Andrea shprehu krenari për serenatat që këndohen dhe dëgjohen nga të gjithë.

?Niko, ti je një qytetar, por jo qytetar, je një superqytetar sepse je një nga familjet shum të vjetra korçare. Përveç asaj, ti ke deklamuar qytetarinë tënde dhe për këtë më vjen shumë mirë. Të jemi krenar që kënga e serenatës këndohet në skena, të jemi krenarë?, tha Mihallaq Andrea./CNA.al





Lajmet e fundit nga