Zgjedhjet e 25 Prillit/ Topalli prezanton kandidatët për Durrësin
Kur na ndajnë vetëm 21 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, krye...
Mona sot ka lëshuar perlën e radhës. Ajo nga një takim në Vlorë ku prezantonte kandidatin Luan Rama, ka treguar edhe njëherë kapacitetet e saj si intelektuale e rrallë.
Duke folur përpara të pranishmëve Mona ka theksuar ?siç ka thënë Migjeni, ngrehuni dhe bjerini, shtypini, korrini ata që kërkojnë t?iu mashtrojnë?, siç mund ta shikoni dhe në videon e mëposhtme.
Të ngrihen direkt, por edhe që ti cojnë Monën në 9 vjeçare, ti mësojnë se ato vargje nuk i ka thënë Migjeni, por Imzot Fan S. Noli, tek poezia e tij ?Anës Lumenjve?.
Tekstin po ja vemë të plotë më poshtë që ta mësojë ta recitojë më mirë dhe mos ngatërrojë Nolin me Migjenin.
Ndoshta s?ka faj Mona se kështu është kur ke lexuar vetëm defteret e florinjve të burrit apo atyre që ju ble votat.
Në fakt do ishte shumë mirë të ngrihen e t?ju bien, por ta fillojnë nga Iliri dhe Mona, që kanë 30 vite paguhen me taksat e shqiptarëve që grabisin pushtet sa majtas sa djathtas, që blenë vota me lekë e kështu me rradhë.
Pa folur më milionat e eurove, për pronat e shkollimin e fëmijëve./CNA.al
Anës Lumenjve
Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Se ç’e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.
Çirrem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
Larg prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Ëndërronj pa fund, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Kur na ndajnë vetëm 21 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, krye...
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar sëris...
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli me anë të...
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi në një post...
Kandidati për deputet në qarkun e Korçës Ervin Salianji ka z...
Mosrespektimi i masave anti-Covid nga figurat politike, si k...
Kreu i PD, Lulzim Basha, vijon takimet elektorale me qytetar...
Sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, (KAS), ka...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
LSI është forca politike, e cila lindi nga korrupsioni i pus...
Në një kohë që rregullat anti covid janë në fuqi dhe duhet t...
Jurgen Drrasati, kandidati për deputet në partinë Lëvizja pë...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka sqaruar të gjith...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka komentuar akuzat...
Analisti dhe gazetari Iliy Yzeiri i cilëson dy lidrat e part...
Koordinator i Bindjes Demokratike në Korçë Nardi Olli në një...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se spitali i Fierit do të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar ftesën për anëta...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë ditën e sotme në...
Zv.kryetari i LSI,Luan Rama, njeheresh edhe si kandidat i pa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...