Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Lëvizja Vetëvendosje kërkoi të premten seancë të jashtëzakonshme të parlamentit të Kosovës, për ndryshimin e ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndërsa la të hapur mundësinë që menjëherë të kërkojë një seancë të re për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, duke nxitur shumë reagime e pakënaqësi të opozitës.
Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila tha se ndryshimi i ligjit për zgjedhjet është i domosdoshëm.
?Kemi vënë kërkesën që seancën e parë të jashtëzakonshme ta kemi sot me pikën e vetme të rendit të ditës amandamentimin e ligjit të zgjedhjeve proces ky që do të kërkojmë që të shkojë me procedurë të shpejtuara me dy lexime që do të ndodhin brenda ditës së sotme dhe pastaj varësisht nga afatet kohore do të procedojmë edhe me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës?, tha ajo.
Kërkesa e lëvizjes Vetëvendosje pasoi seancën e paradites së të premtes në të cilën u miratuan komisionet parlamentare, një proces ky që është i nevojshëm për të funksionalizuar punën e parlamentit. Opozita kritikoi qeverinë për lënien anash të problemeve me situatën me COVID-19 dhe mungesë të programit qeveritar Por, kryeministri Albin Kurti tha se vendi ka nevojë që së pari të përmbyllë procesin e formimit të institucioneve duke zgjedhur presidentin e ri.
?Është e domosdoshme që ta përmbyllim hapin e tretë të konstituimit të institucioneve në mënyrë që ta kemi mandatin katër vjeçar. Përndryshe, shkojmë në zgjedhje?, tha kryeministri Kurti.
Kërkesa e lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet u kritikua nga partitë opozitare dhe organizatat për vëzhgimin e zgjedhjeve të cilët e cilësuan si nismë të ngutshme dhe përpjekje për shantazh ndaj partive tjera politike para votimit për presidentit.
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, i cili ishe zotuar se do të marrë pjesë në votimin për presidentin, i bëri thirrje kryeministrit Kurti që të tërheqë nismën për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, duke nënvizuar që kjo nuk ndodhë, atëherë kryeministri Kurti, qëllimshëm do ta çojë vendin në zgjedhje të reja.
“Shantazhi i sotëm lë të kuptohet se Kurti ose nuk dëshiron të zgjidhë ketë çështje ose dëshiron të krijojë destabilitet politik për të fshehur paaftësinë e tij për t’u përballur me probleme të mëdha të cilat ka premtuar se do t’i zgjidhë dhe për të cilat e kanë votuar qytetarët”, tha zoti Abdixhiku.
Kundër nismës u deklaruan edhe Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Një grup organizatash të shoqërisë civile thanë se ?Përkundër nevojës që vendi të ketë reformim të legjislacionit zgjedhor, kjo nuk e arsyeton urgjencën me të cilën po tentohet të ndryshohet Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Një proces kaq i rëndësishëm për demokracinë në vend, duhet të jetë gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje të opozitës dhe konsultim të gjerë me organizatat e shoqërisë civile, publikun dhe të fund të kërkohej edhe opinioni i Komisionit të Venedikut?.
Lëvizja Vetëvendosja tha se ndryshimi i ligjeve për zgjedhje është një detyrim elektoral për t?i mundësuar diasporës votimin nëpër ambasada. Në zgjedhjet e 14 shkurtit Vetëvendosje mori 75 për qind të votave të mërgimtarëve të hedhura nëpërmjet postës.
?Kjo në fakt është mbajtje e premtimit elektoral, kjo në fakt është një domosdoshmëri e kohës për të siguruar që në rast se, nuk është dëshirë as vullnet i yni, nuk është aspak as shantazh, në fakt është një rikujtim për të gjithë ne se kemi nevojë për një proces zgjedhor në të cilën vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës nuk mohohet pa marr parasysh ku jetojnë ata dhe në rastin më të keq në dështimin e zgjedhjes së presidentit është e pashmangshme edhe nuk do të jetë vullnet i yni por është e pashmangshme shkuarja në zgjedhje nacionale?, tha zonja Kusari.
Më herët gjatë ditës u tha se janë paraqitur dy kandidatura për postin e presidentit, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, që kishte kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e lëvizjes Vetëvendosje. Pjesëmarrja në votim e dy e më shumë kandidatëve, është e domosdoshme në mënyrë që të mund të fillojë procedura për zgjedhjen e presidentit.
Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit kërkon në dy raundet e para të votimit dy të tretat e votave, ndërsa në raundin e tretë, mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.
Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë hedhur poshtë mundësinë që të votojnë kandidaten e lëvizjes Vetëvendosje për këtë post, Vjosa Osmani, ndërsa Lidhja Demokratike, është zotuar se do të marrë pjesë në votimet për presidentin e ri, por të premten mbrëma kjo u vu në pikëpyetje. Dështimi për të zgjedhur presidentin e vendit, e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme./ VOA
Një makinë u përplas në një barrikadë pranë Kapitolit të Sht...
Ndërtesa e Kapitolit në SHBA dhe rrugët përreth Uashington D...
Holanda ka ndaluar përdorimin e AstraZeneca për grupmoshën n...
Nga autoritetet gjermane, bëhet me dije qe qytetarët nën mos...
Në Britaninë e Madhe, nga më shumë se 18 milionë vaksinime m...
Lëvizja Vetëvendosje ka grumbulluar sot nënshkrimet për të t...
Për Serbinë dhe Hungarinë, vaksina ruse kundër koronavirusit...
Gjyqi ndaj ish oficerit të policisë Derek Chauvin, të akuzua...
Gjermania është një ndër shtetet me popullsinë skeptike ndaj...
Vijon ende proçesi dhe marrja e vaksinave nëpër botë . Deri ...
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka mbledhur nënshkrimet për th...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 975 rast...
Presidenti i Francës Emmanuel Macroni përmes një letre që i ...
Numri i madh i rasteve të reja të të infektuarëve me COVID-1...
Administrata e Presidentit Biden po planifikon të financojë ...
Shefat e shtabeve të ushtrisë ruse dhe amerikane patën një b...
Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën se e ka referuar çësh...
Ekspertët që po hetojnë lidhjet e mundshme midis vaksinës As...
Greqia ka vendosur të lehtësojë masat e marra për shkak të s...
Presidenti i SHBA Joe Biden shkon sot në Pitsburg të Pensilv...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...