web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Truku i Ramës dhe Damianit”/“Zbërthehet” skema e kryeministrit me listat

26 Mars 2021, 14:28, Politikë CNA

Gazetari Lorenc Vangjeli, ka zbërthyer skemën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me përagtitjen e listave të kandidatëve për deputetë. Ai ka rikthyer pas kohën kur iu votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

?Socialistët duartrokitën trukun e Ramës dhe Damianit sepse tek mungesa e koalicioneve panë shans për rikonfirmimin e vetmisë së tyre në pushtet për herë të tretë. Opozita, sipas refleksit të opozitave, që vrapon t?i thotë plaç cilësdo teshtime pushteti, akuzoi se përkundër premtimit, listat mbetën sërish të mbyllura. Por asnjëra palë dhe as pala tjetër, nuk kuptuan se kurthi tashmë ishte ngrehur: Kodi do t?i vinte në rradhë që të peshohen sipas votës që marrin individualisht?, është shprehur ai.

Ai ka hequr paralele me zgjedhjet e 10 viteve më parë që përkojnë me vitin 2009 në kohën kur u bënë ndryshimet kushtetuese dhe kur renditja në listë ishte pasaporta e vetme që iu nevojitej për të hyrë në kuvend.

Sipas tij, i pari i saj ishte i sigurtë në emërim si nënpunës politik i parlamentit të ardhshëm dhe mund ta kalonte fushatën në palestër, ndërsa i fundit mund të derdhte djersë plogështie në SPA, sepse nuk kishte asnjë shans që të hynte në derën e Tempullit, siç e quajnë rëndom parlamentin.

?Dhjetë vjet më pas, situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Edhe pse jo në masën e duhur, ka lëvizje në drejtimin e duhur. Tani, në teori, edhe numri fundor i listës së Tiranës ka shans të mposhtë renditjen dhe të hyjë në Kuvend, ashtu siç teorikisht, edhe numrat një të listave në Shkodër, Fier, Elbasan, Durrës, Korçë apo kudo tjetër gjetkë, mund të mbeten jashtë Kuvendit. Lista e socialistëve ka edhe një veçori që e bën atë të dallueshme nga kundërshtarët; drejtuesit e qarqeve apo dhe emra të rëndësishëm të saj, në shumicën e rasteve duhet të thyejnë listën për të hyrë në Kuvend?, shprehet më tej Vangjeli.

Në Tiranë, sipas Vangjelit, Majko e Kodheli, të dy ish-ministra mbrojtjeje, duhet të bëjnë fushatë sulmi, kurse Xhafaj do të duhet të shohë sesi puna e jetës së tij, Reforma në Drejtësi, do të jetë një nga kryefjalët e kësaj fushate që është gjithashtu beteja e tij e jetës.

Ndërsa Rama vetë në Durrës, Balla në Elbasan, Beqja në Shkodër e të tjerë, kanë shansin praktik që votuesi duke bërë renditjen e preferencave të tij, t?u japë biletën që Rama e lexoi me parimin e bastvënësit të vendosur, fiton kur guxon dhe hera e tretë është basti vendimtar, të gjitha për të gjitha!

Më tej Vangjeli konstaton se, listat gjysëm të hapura kanë përmbysur skenën politike.

Kanë zgjuar nga letargjia të fjeturit dhe kanë ka lënë pa gjumë gjithë ata që mbyten në qullin e tyre me gjithë qimen e të tjerëve: ato  kanë shkundur ata që ngatërrojnë peshën e karriges së deputetit me rëndësinë e të ndenjurave vetjake dhe kanë tronditur gjithë ata të tjerë që nuk dinë të dallojnë teshtimën nga orgazma.

Individë që janë thinjur me mandatet e njëpasnjëshëm në parlament, personazhe groteskë lokalë që betohen për rezervuarë votash vetjake, kryetarë partish tradicionale pa zëvendës në partitë e tyre e gjithfarë torrollakësh të lezetçëm, por të padobishëm, memecë që dinë të numërojnë deri në dhjetra milionë euro, por që nuk i rendisin dot bashkë të gjitha gërmat e shqipes, kanë zbritur sot në fushë dhe kërkojnë vota vetjake.

Deri dje, të gjithë ata që i shfajësonte nga vesi i gjuetarit: në gjueti, në dashuri dhe në fushatë gënjeshtra nuk është mëkat, sot janë preja e publikut të tallur seriozisht prej vitesh. Tani është rradha e tyre të bëhen preja perfekte e talljes që e ngriti si kurth, për llogari të Ramës, Damiani i zgjedhjeve“, shprehet gazetari./ CNA.al





Lajmet e fundit nga