Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Nga Andi Bushati
Edi Rama ka përdorur një hile meskine për të krijuar fabulën fjalimit të hapjes së fushatës elektorale. Kur zbriti nga avioni i Erdoganit, në Rinas, bashkë me sasinë e sapo sjellë të vaksinave kineze, kryeministri iu përgjigj edhe pyetjes së një gazetareje, se si do të organizonte mitingun e djeshëm, kur ligji lejon vetëm grumbullimin e një numri të kufizuar personash.
Eshtë tejet interesante të shikohet përgjigja që ai dha në aeroport dhe ligjërata që mbajti disa orë më pas në sheshin Skënderbej. Vërtet kufizimet nga pandemia nuk lejojnë më shumë se dhjetë vetë, por është çështje fantazie nëse ti i vendos dhjetë këtu dhe dhjetë të tjerë 20 cm më larg, shpjegoi ai. Kjo deklaratë, në fakt, ishte një sinjal i qartë se partia në pushtet nuk do ta zbatonte ligjin (20 cm largësi nuk do të thotë asgjë), se ajo, ashtu sikurse bën gjithmonë, do të shfrytëzonte një truk për ti?u mbivendosur atij.
Por, këtë radhë dredhia kishte qëllim tjetër. Më shumë sesa një shkelje syri ndaj të tijëve për të mos përfillur kufizimin e grumbullimit në shesh, deklarata e shefit të qeverisë, në Rinas, qe një kurth për opozitën. PD me aleatët ranë në këtë çark. Duke kujtuar se rilindasit do të tuboheshin në shesh për të treguar forcë, ata e shpërfillën planin fillestar sipas të cilit patën marrë edhe lejen, atë për t?u tubuar sipas modelit të fushatës së Bidenit, secili në makinën e vet. Të yshtur nga kompleksi opozitar se mos pushteti demostron shenja triumfi, ata u përgjigjën me të njëjtën monedhë.
Në fakt kurthi ku ata ranë, ishte ai që kërkonte Rama.
Në fjalimin që mbajti në miting, Rama foli krejt ndryshe nga ajo që tha në aeroport. Ai e shpenzoi gati një të tretën e ligjëratës duke komentuar pamjet e sheshit ?Skënderbej? dhe ato të atij ?Nënë Tereza?. Ai vuri në dukje antitezën mes palës që zbaton distancat dhe asaj që dyndet kala dibrançe. Ai u mor me fotot dhe imazhet e kandidatëve të PS të vendosur në hapsira të mëdha që bënin kontrast me militantët e opozitës që thyenin çdo ligj.
Duhet pranuar se në ngritjen e kësaj pusie Rama doli fitimtar. Dhe kaq iu desh që, kurthin që krijoi vetë ,ta shndërronte në lejtmotivin e ligjëratës që mbajti. Kjo i shërbëu si leva e Arkimedit për të folur për Lulin, Ilirin, Monikën që nuk zbatojnë ligjin, që kanë difiçite qyetatrie, që vendosin interesin e tyre mbi jetën e njerëzve, për të arritur në konkluzionin se sa do të kishte vuajtur Shqipëria, në një situatë imagjinare, kur opozita e sotme do të kish qenë në pushtet, gjatë tërmetit dhe pandemisë.
Parë në pamje të parë, u duk sikur Rama doli sërish më qerrata, i?a hodhi kundërshtarëve me të cilët konkurronte në të njëjtin qytet, në të njëjtën ditë dhe orë për të njëjtin qëllim.
Por, në fakt ai s?bëri asgjë më shumë sesa krijimin e një fabule të re për të përsëritur një refren të vjetër: për të sharë opozitën dhe për ta lënë fajin tek ajo.
E kështu ai përsëriti një motiv që po kthehet në grotesk në këtë fushatë, ku të gjithë sillen si opozitë. Opozitë bëjnë paritë e reja, të njëjtën gjë bën opozita reale, që prej dy vjetësh nuk është as parlamentare dhe kulmi i kulmeve, opozitë bëjnë edhe ata që kanë dy mandate në pushtet dhe kontrollojnë gjithçka në këtë vend. Ky, në fakt, është problemi real, që po përvijohet këto zgjedhje: a duhet që dikush të japë llogari?
Dhe kur ekuacionin e kthen kështu zgjidhja është më e thjeshtë, sepse sado intuitiv apo diabolik të tregohet Rama, kur njerëzit krijojnë distancën e nevojshme prej manovrave të tij, ata nuk i shmangen dot pyetjes themelore: kë mbajtëm mbi shpinë këto tetë vite?
320 milionë dollarë ua rropën Shteteve të Bashkuara të Ameri...
Ishte ditë me shi dhe vetëtima. Një grua e vuajtur, e thjesh...
Nga Kastriot FrashëriMe ne fund dhe Luli ynë ia bëri fora m...
Kur politika shprehet me metafora atëhere dalin në pah konce...
Nga Adriatik DoçiNë prag të zgjedhjeve të 25 prillit, provës...
Nga Erion Dasho, ekspert i Shëndetit PublikNë fundjavë e pat...
Gëzuar 22 Marsin! Te dashur miq, sot shqiptaret ne Shqiperi ...
Nga Bejdo MaloLuçiano Boço sot duhet të ishte i arrestuar...
Kryeministrit Rama i është bërë fiksim puna e dembelizmit të...
Qysh se mbaroi beteja e Ilir Metës, president, me Policinë, ...
Nga: Ilir Levonja Çfarë në fakt është versioni presidenti i ...
Nga Flutura AçkaTë dashur Miq,Ju falenderoj të gjithëve, të ...
Shfaqja primitive e Ilir Metës, që fatkeqësisht ne Shqiptarë...
Nga Kreshnik SpahiuNdonëse Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, J...
Nuk është Dash Shehi rrënimi i shqiptarëve o fyell. Këtej zi...
Nga Jak SimoniShqiptarët tashmë kanë para syve në çdo media ...
Nga Ylli DylberiShënim: këto që do të lexoni më poshtë janë ...
Nga Andi BushatiLulzim Basha e humbi edhe njëherë mundësinë ...
Shqipëria është në prag të suksesit të saj historik, të prit...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...