“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Qysh se mbaroi beteja e Ilir Metës, president, me Policinë, nisëm të qeshim. Tani kush do të kruhet me tjetrin, e kërcënon se ?do të të bëhem Ilir Meta, ta dish!?; dikush që të do në kafe sa më shpejt, të sulet: ?do të vish apo ta çova Ilir Metën!?.
Por vetëm kaq, mjafton. Edhe një herë: Nuk qeshet me gjithçka! Në ngjarjet që po ndodhin mes nesh, e qeshura mund të fshehë ?bombën? që i shpërthen shoqërisë nesër, ose qysh sot. Pasi të qeshë, njeriu nis e bën pyetje:
A është politike kjo që po ndodh në politikë?
Po të ishte politike, atëherë presidenti i Republikës nuk mund të marrë turr prej zyrës së tij e të shkojë të rrahë policët në detyrë. Ministri i parë i Shëndetësisë në 1950, një partizan infermier, rrahu tre nxënës që kishin ngacmuar tri vajza; dhe kjo ngjarje nuk u harrua. Por ai i rrahu në zyrën e tij.
Presidenti u shkoi policëve aty ku kryenin detyrën, madje i rrahu edhe në sy të të gjithëve. Në sy të të gjithëve edhe çatrafilloi fytyrën, zgurdulloi sytë, bëri pozat e frikshme të idiotit?.
Kot e bëri?
A është vërtet ?idiot? Ilir Meta, apo bën sikur??. Kjo është pyetja. Po Lul Basha, a është vërtet ?idiot? apo përshtatet aty ku e kanë vënë? Për shembull si e lëshoi veten e i shkoi në ndihmë presidentit që po shkelte ligjet dhe kryente marrëzi në publik??
Edhe këto janë pyetjet; pyetje që na thonë: ?Kaq, boll qeshëm!?.
Nuk është ?ashtu kot? që këta na bëjnë për të qeshur. Këta njerëz politik, politikën po e nxjerrin prej enës së saj. Por ku po e çojnë, ç?formë po i japin?
Politikën po e depozitojnë në një trajtë tjetër, në një frymë tjetër, në një sjellje tjetër. Procesi ka nisur në më shumë se dy dekada më parë, qëkurse ?babai? i këtyre, doktor Berisha, nuk mund të quhej më as demokrat, as komunist.
Që në vitet kur Evropa e quajti qeverinë shqiptare (1996-97) një ?qeveri gangsterësh?, që aty ishin sinjalet e para; fare mirë mund ta quanin ?qeveri komuniste? po të ishte qeveri politike.
Që në momentin kur shteti shqiptar aplikoi skemën mashtruese në financa, të huazuar nga ?Ponzi? i viteve 1880, që në atë moment nuk ishte më as ?demokrate?, as ?komuniste?.
Politika qysh herët është transferuar në enën e Mafies.
Edhe akti më i fundit, i rrahjes së policëve nga presidenti i Republikës, është skenë e mafies, jo e politikës. A nuk vini re se si politika ?nuk ka çfarë i bën? Ilir Metës? Po, sepse mafia nuk mund të kapet politikisht; kaq është.
A nuk e vini re pse u thërrit menjëherë Lul Basha i PD në sheshin e betejës kundër policisë që sapo kishte ?gjakosur? Ilir Meta? Ju mendoni se erdhi nga vullneti, ose i shtyrë nga zjarri politik? Jo. Lul Basha, që tashmë është identifikuar si ?njeriu i amerikanëve? në çerdhen e Mafies, u detyrua të shkonte në shesh- betejë, ndryshe do të asgjësohej si një leitnant i organizatës.
Mafia ka piramidë fisnore dhe familjare, sidomos këtu në Ballkan. Lul Basha në atë moment hyri në organizatën që është jashtë- politike; dhe tanimë as që prononcohet dot politikisht. A nuk e dëgjuat sot në Shkodër kur tha se ?do ta zhduk Covid-in?? El Chapo, i fundit si personazh mafioz, mburrej para punëtorëve të tij se ?do të pushtonte Amerikën?.
Kjo ishte ngjarja e fundit që dëshmon se në ?çerdhe? punët shkojnë keq.
Po asgjësohen leitnantë dhe po provohen ushtarë.
Deri tani janë asgjësuar disa leitnantë. Deputetët PD-istë të lidhur ngushtë me liderin Berisha, papritur u lanë jashtë. Ata janë të gjithë dëshmitarë ose autorë të akteve mafioze, që nga kontrabanda shtetërore, kompania ?Shqiponja?, vrasja e kundërshtarëve, Gërdeci, deformimi i pronësisë mbi pasurinë e shqiptarëve, bashkëpunimi me Millosheviçin në dëm të shqiptarëve, larja e parave të pista, etj.
Këta lihen jashtë, sepse organizata shkarkon barrët, si kudo në mafie. Nëse ?nuk sillen mirë?, atëherë punët shkojnë më keq për ish- deputetët me lidhje fisnore.
Prapë bëhen pyetje:
Pse ndodhi përleshja e militantëve në Elbasan, bash Ditën e Verës? Disa mendojnë se është fillimi i dhunës që këta do të ushtrojnë kur të humbin zgjedhjet. Jo, nuk është vetëm kaq. Këta e dinë se do t?i humbin zgjedhjet, por kjo nuk ka rëndësi. Do të kishte vlerë sikur të ishin ?organizatë politike?.
Por si organizata të mafies iu intereson ?banko- prova? e skemës. Skema ?fisnore? e mafies ( ku u përfshinë edhe dy zonja liderë të PD-LSI, si për të plotësuar familjen), nis te ushtarët, që janë militantët. Këta do të fitojnë shumë pak nga plaçka që do të fitohet, por bërtasin më shumë- si në çdo mafie. Në Elbasan ?organizata? krijoji garanci se ushtarët janë në punë.
Piramida që ngrihet mbi këta ka punë të tjera: Dy bosët- Berisha dhe Meta kanë aplikuar ligjin e ?Omertës?, ata heshtin mbi planet tyre, ndërsa mbajnë fronin. Ata poshtë as që e dinë se çfarë do të ndodhë. Jo kot u aplikua skema ?mos ndrysho asgjë nga sloganet që ishin! Mos e merr seriozisht vlerën e deputetit!?. Fito çfarë të mundesh edhe duke shitur vendet e deputetëve!??
Pamja është e qartë: ?Në drejtimin tonë vjen Politika!, por nuk na kap se ne nuk jemi në atë rrugë, ne jemi tjetër gjë!?.
Nga: Ilir Levonja Çfarë në fakt është versioni presidenti i ...
Nga Flutura AçkaTë dashur Miq,Ju falenderoj të gjithëve, të ...
Shfaqja primitive e Ilir Metës, që fatkeqësisht ne Shqiptarë...
Nga Kreshnik SpahiuNdonëse Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, J...
Nuk është Dash Shehi rrënimi i shqiptarëve o fyell. Këtej zi...
Nga Jak SimoniShqiptarët tashmë kanë para syve në çdo media ...
Nga Ylli DylberiShënim: këto që do të lexoni më poshtë janë ...
Nga Andi BushatiLulzim Basha e humbi edhe njëherë mundësinë ...
Shqipëria është në prag të suksesit të saj historik, të prit...
Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo soc...
Në fushatën e 2013-ës gjithë makineria elektorale e Edi Ramë...
Nga Denis DyrnjajaPD e kishte Gilman Bakallin por iu duk i t...
Nga Kreshnik SpahiuLulzim Basha ka mbyllur telefonin dhe nuk...
*** E kishim para një jave në Top Channel dhe dha një super ...
Nga Artur ZhejiÇomo do bëhet deputete e Partisë! E pra, “kry...
“Laguna Blu”-Golem. Me Ezmerkën. Në çadër. Drejt nesh vjen B...
Nga: Erion DashoKur sheh shifrat zyrtare të raportimit të pa...
Nga: Bledi ManeVangjel Dule me paraardhësit e tij erdhi qyl ...
Me katastrofën shëndetësore që ka nisur në nëntor dhe ka arr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...