web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i Flamurtarit

22 Mars 2021, 11:23, Sport CNA

Ish-trajneri dhe ish-basketbollisti i Flamurtarit, Sami Rexha është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare. Për shumë kohë, Rexha ishte pjesë e strukturave të klubit vlonjat, duke spikatur si lojtar e më pas si trajner.

Për vite me radhë, Sami Rexha ia kushtoi jetën sportit, duke qenë trajner për grupmoshat e ndryshme në basketboll, si për femra dhe meshkuj. Veç pasionit për trajningun, Rexha ka qenë edhe mësues i Edukimit Fizk në Vlorë.





Lajmet e fundit nga