Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Fiks Fare denoncoi veprimet e Prokurorisë dhe Policisë Rrugore në Tiranë, të cilat kanë pushuar hetimet e një aksidenti, ku një zonjë ka rrezikuar seriozisht edhe jetën. Ajo ka pësuar thyerje të këmbës, ka vendosur hekur dhe vida në kockë, ndërsa ka pasur dëmtime edhe në trup dhe kokë.
Por, këto dëmtime janë konsideruar të lehta për hetuesit, ndërsa nuk preferuan që të vijojnë hetimet. Madje, në vendngjarje nuk janë sekuestruar kamerat e sigurisë, që është kryqëzimi i Selvisë në Tiranë. Në atë kryqëzim ka kamera bashkia dhe dhjetëra subjekte private. E dëmtuara hedh dyshime se policia ka ndryshuar vendin e ngjarjes, ndërsa ekspertizën e bëjnë vetëm me autorin, pa një ekspert.
Aksidenti ka ndodhur në datën 27 nëntor 2020, te kryqëzimi i Selvisë në Tiranë. Një motoçikletë po lëvizte nga Medreseja për në qendër dhe ka hyrë në parakalim në sensin e kundërt të rrugës. Automjetet kanë qenë të ndaluara në kryqëzim, pasi semafori ka qenë me të kuqe më mjetet.
?Nuk kalova te vijat e bardha po pak më lartë. Sapo kalova makinën vjen një motor me shpejtësi më goditi në këmbë dhe rashë përtokë. Personi që ngiste motorrin më tha unë të pashë dhe spo frenoja dot. Më tha mezi frenova. Kisha dy thyerje në këmbë, shembje, fraktura në kokë. Në Spitalin Ushtarak qendrova 2 javë. Bëra operacion 3 orë. Në këmbë kam vendosur hekur, 3 vida te gjuri dhe 2 te kavilja. Doktori më dha fletën e daljes me 2 muaj e gjysmë raport? thotë Albana Allajbeu.
Bashkëshorti i saj pohon se drejtuesi i motoçikletës quhet Fatjon Uka. ?Thuhet goditje e lehtë, po kjo e ka rëndë. Polici s?pa kamerat. As bëri ekspertizë fare. Vendi i ngjarjes ka kamera. Hetuesit kanë ndryshuar vendin e ngjarjes. Të gjithë vendin e ngjarjes e kanë ndërtuar me atë që ngiste motorrin. E pyeste dhe ai i tregonte ku e si dhe ne s?na kanë pyetur.
Nëse është fajtore nusja ime, ta di dhe unë. Mos të na bëjnë për budallenj? thotë ai. Më tej shton se aktualisht po vuajnë pasojat e aksidentit, pasi bashkëshortja po qendron në shtëpi, ndërsa ai bën edhe dadon. ?Prokurori thotë ka dëmtim të vogël, kur ajo edhe tani mezi ecën. Edhe sikur të rrej unë, nuk rrejnë kamerat? përfundon ai.
Fiks Fare siguroi vendimin e prokurorisë së Tiranës, pasi çështja ka kaluar nga Komisariati i Policisë Rrugore. Vetëm në dy fletë prokuroria ka vendosur pushimin me arsyetimin se nuk ka një vepër penale. Në këto dy letrat e prokurorisë nuk është argumentuar dinamika e ngjarjes, ndërsa më shumë janë analizuar veprat penale sesa zbardhja e skemës së aksidentit. Sipas një vëzhgimi, në vendin e aksidentit ka me dhjetëra kamera të Bashkisë së Tiranës dhe të bizneseve aty pranë. Nëse do të ishin marrë kamerat e sigurisë, do ishte zbardhur e gjithë dinamika e aksidentit, pasi kamerat e disa biznesve kanë edhe fushëpamje edhe nga rruga.
Në dokumente, eksperti i policisë ka shkruar se se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një optike. Ngjitur me këtë optikë, është edhe një servis celularësh. Gazetarët pyesin pronarin, i cili tha se qendron gjatë gjithë ditëve të javës nga ora 10.00 e paradites e deri në 20.00 të darkës. Ai pohoi disa herë se para optikës dhe dyqanit të tij nuk ka ndodhur asnjë aksident. ?Këtu para dyqanit tim s?ka ndodhur asnjë gjë, asnjë aksident. Do ketë ndodhur te kryqëzimi? thotë ai.
Oficeri i Policisë Gjyqësore që është marrë me hetimin e kësja dosje është z.Kastriot Canaj. Gazetarët e Fiks Fare kontaktuan me z.Kastriot nëse ai, apo dikush tjetër nga Policia Rrugore, i ka sekuestruar apo jo kamerat në vendngjarje. Ai thotë se veprimet kanë qenë të sakta dhe janë referuar në prokurori. ?Mesa mbaj mend, është vendosur mosfillimi? pohon ai. Gazetarët e pyesin përse nuk janë sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa ai pohon se ?janë marrë deklarimet e zonjës dhe të autorit. Unë jam OPGJ i të dy personave. Kaq informacion mund të jap na thotë?. OPGj nuk pranoi të jepte shpjegime nëse i ka marrë apo jo pamjet e kamerave të sigurisë./ tch
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar në fshatin Vranisht t...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e përmbarues...
Qytetari, Gerald Bajraktari ka denoncuar në emisionin “Stop”...
Në Drejtorinë Rajonal të Agjencisë së Shërbimit Veterinar dh...
Personi kyç i skandalit të denoncuar dje nga DITA me përgjim...
Nga viti 1993, kur është bërë investimi i parë për logjistik...
Fiks Fare para disa ditësh transmetoi rastin e një ish të dë...
Emisioni “Stop” publikuar një video ku tregohet se si trajto...
Qytetari Spiro Gega nga fshati Libonik i Maliqit ankohet në ...
Në një intervistë për Fiks Fare, nëna e dy vajzave 7 dhe 10 ...
Bashkëshorti e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht gjykata ...
CNA.al ka publikuar pak ditë më parë skandalin me tenderat p...
Fiks Fare denoncoi një skemë mashtrimi që qarkullon në inter...
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar krimin shëndetësor që ...
Një vajzë 28 vjeçe ka denoncuar në “Stop” Qemal Gorishovën. ...
Fiks Fare denoncoi një skandal të ndodhur në spitalin e Dibr...
Më 19 janar 2021, “Fiks Fare” denoncoi skandalin e vjedhjes ...
Një baba, Dritan Gjegjaj, denoncoi në emisionin “Stop” humbj...
Ekonomistët e spitalit të Delvinës nuk i mbajtën tatimin mb...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...