Garat formale në Policinë e Shtetit
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Edi Reja nuk firmos për barazimin ndaj Anglisë në ndeshjen e muajit mars. Edhe pse trajneri i përfaqësueses shqiptare mendon se çdo rezultat pozitiv ndaj skuadrave më të forta në grup është i mirë, ai beson se nuk do të pranonte që tani barazimin, pasi ekipi duhet të thotë fjalën e vet në fushë e të tentojë të marr maksimumin.
Pak ditë para shpalljes së listës së kombëtares, Reja ka konfirmuar afrimet e Kamberit dhe Bajramit si risitë në të, ndërsa pret përgjigje nga disa lojtarë që janë apo kanë qenë të dëmtuar dhe po riaftësohen. Në ?SuperSport? ai foli për ecurinë e Kombëtares, çfarë pritet prej saj në këtë edicion dhe se çfarë parashikon ai personalisht nga kuqezinjte.
Si e shihni garën për titullin kampion në Itali?
Mendoj se gjërat po shkojnë si duhet për Interin, që është shkëputur dhe duket se do t?ia dalë me sukses. Është aty edhe Juventus, por zikaltrit duken më në formë, më me besim në aftësitë e tyre dhe po bëjnë mjaft mirë nga java në javë, ndaj janë në rrugën e duhur për titullin.
Është folur për një rikthim tuajin te Napoli, për të zëvendësuar Gatuzon? A pati një negociatë të vërtetë dhe si rrodhën ngjarjet?
Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin De Laurentis dhe ai më telefonon sa herë që është në vështirësi për ndonjë këshillë, megjithatë e kam thënë edhe më herët, që e kam mbyllur karrierën me klube. Ka shumë stres puna në një klub dhe nuk mund të përballoj një ngarkesë të tillë. Edhe te Shqipëria ka stres, por këtu aktivitetet janë pak më të rralla dhe ngarkesa më e ulët.
Hysaj dhe Strakosha, dy lojtarë që janë pjesë e ish-skuadrave të tua? A jeni i kënaqur me situatën që po kalojnë?
Hysaj ka luajtur shumë dhe ka bërë mirë. Kur ka kalendar të ngjeshur, të vjen radha gjithmonë për të luajtur dhe ai ka treguar se mund ta bëjë shumë mirë si krahun e djathtë, ashtu edhe të mjaftin. Ndryshe nga viti i kaluar me Ançelottin, Gatuzo e ka aktivizuar shumë shpesh dhe sonte ai bëri një tjetër ndeshje shumë të mirë. Mbyllte vazhdimisht krahun e tij dhe ndihmoi jo pak edhe në fazën e avancuar, teksa ishte një nga nismëtarët e aksionit të golit. Strakosha ka një dëmtim në gju, që nuk po e lë të stërvitet si duhet, por ka cilësi shumë të mira teknike dhe është shumë i zoti, ndaj shpresoj që të rikthehet sa më shpejt të luajë për Lacion dhe Kombëtaren.
Si kanë qenë këto muaj pa futboll, pasi kombëtarja nuk grumbullohet që prej nëntorit?
Kemi mbajtur kontakte të vazhdueshme me lojtarët dhe kemi komunikuar shpesh, sidomos me ata që flasin italisht. Kemi vëzhguar ecurinë e tyre dhe të gjithë mezi presim të grumbullohemi e të bëjmë mirë me kombëtaren.
A u druheni dëmtimeve, pasi Abrashi është në dyshim, Gjasula sapo është rikthyer dhe Broja la fushën mes dhimbjeve?
Për fat të keq dëmtimet na kanë hapur punë shpesh, pasi edhe këtë herë Abrashi ka problem. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe ka bërë mirë sa herë që ka luajtur, por nuk luan prej kohësh për shkak të një dëmtimi. Gjasula është rikthyer të stërvitet me skuadrën dhe më ka garantuar që ndihet mirë, ndaj do ta thërras për të parë nëse mund të luajë nga fillimi apo jo. Kemi shumë nevojë për të, pasi në mungesë të Abrashit, nuk kemi lojtar tjetër me ato tipare para mbrojtjes.
A do të ketë prurje të reja në Kombëtare?
Një prej tyre do të jetë Florian Kamberi, që është grumbulluar edhe herë të tjera, por nuk ka pasur mundësinë të luajë. Tani ai po bën shumë mirë në klubin e tij dhe kemi vendosur ta thërrasim për ndeshjet e radhës. Një emër tjetër që ka bërë shumë mirë këtë sezon, është edhe Nedim Bajrami i Empolit. Kam folur shpesh me të dhe kam bërë punë bindëse që të zgjedhë Shqipërinë. Ai tashmë ka dhënë miratimin për të veshur fanellën kuqezi dhe është në pritje të pasaportës. Shpresoj ta marrë që ta kemi për këto tre ndeshje, pasi ka shumë pjekuri, pavarësisht moshës shumë të re.
Cili është objektivi i Shqipërisë për këto tre ndeshje?
Detyra jonë është që të bëjmë mirë dhe të marrim maksimumin ndaj Andorrës dhe San Marinos. Me gjithë respektin, këto janë kundërshtarë më poshtë nesh dhe duhet të marrim maksimumin. Sa i përket ndeshjes me Anglinë, edhe aty do të luajmë për tre pikë, por është një sfidë, e vështirë. Megjithatë unë nuk do të firmosja për barazim, pasi ndeshja si fillim duhet luajtur dhe ne jemi gati të bëjmë maksimumin ndaj tyre.
Federata ka kërkuar që të lejohen 30% e tifozëve ndaj Anglisë. Do t?ju pëlqente një vendim i tillë?
Do të ishte e mrekullueshme të kishim 30% të tifozëve në stadium, pasi do të ishin një ndihmë e madhe, sidomos për ndeshjen me Anglinë. Pa tifozë ndeshjet nuk kanë të njëjtin entuziazëm dhe të njëjtën bukuri, ndaj do të donim t?i kishim si një shtysë më shumë.
Ndërkohë që prisni radhën për vaksinim në Itali, mund ta bëni vaksinën edhe në ?Air Albania?, ku ka nisur ky proces tashmë?
Do pranoja ta bëja menjëherë, pasi kështu do të ndihesha më i sigurt e më i mbrojtur Në Itali më vjen radha në muajin maj, ndaj nuk do të ishte keq ta bëja më herët.
Deri ku mund të shkojë Shqipëria në këtë edicion?
Është një grup i vështirë, pasi vetëm Andorra dhe San Marino janë më të dobëta se ne. Hungaria po kalon një moment shumë të mirë, ashtu si Polonia e Anglia, që kanë vlera shumë të mëdha, Megjithatë ndeshjet luhen në fushë dhe unë mezi pres të shoh a kemi bërë hapa të tjerë përpara në rrugëtimin tonë. /
Nedim Bajrami është një nga futbollistët që ka spikatur më s...
Katër ditët e ardhshme në futbollin shqiptar, do të jenë ven...
Elseid Hysaj ka shuar kritikat e shumta te Napoli dhe ka mar...
E pabesueshme ajo që ka ndodhur në sfidën “SuperClassico”, m...
Me barazimin pa gola ndaj Leeds United në transfertë, Chelse...
Humbja ndaj Napolit është përjetuar shumë keq te Milani. Gol...
“Nëse jam unë e keqja e Vllaznisë, iki që nesër”, këto dhe t...
Kënga e Don Xhonit në emisionin e Meriton Mjekiqit ka marrë ...
Skënderbeu-Laçi u gjykua nga Kreshnik Bajramaj. Takimi pati ...
Napoli ia ka dalë të mposhtë në transfertë AC Milanin në “Sa...
Juventus nuk ka gabuar në transfertë te Cagliari, duke arkët...
Milan-Napoli është supersfida që do të mbyllë siparin e javë...
Inter pas shumë vështirësive ia ka dalë të fitojë ndeshjen n...
Janë luajtur sot 3 ndeshjet mbyllëse të javës së 25-të të Su...
Ecuri fantastike e Pogradecit! Liqenorët triumfojnë edhe nda...
Lionel Mesi mbetet një nga temat kryesore në merkato, ashtu ...
Endri Çekiçi vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit turk...
Muamed Sejdini do të jetë president i Federatës së Futbollit...
Qeveria angleze ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e tifo...
Lotar Mateus thotë se do ta konsideronte punën e Gjermanisë ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...