SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka komentuar pjesëmarrjen e saj në listat e kandidatëve për deputetë, e dyta në Elbasan për PD.
Përmes një postimi të gjatë, Aça shkruan se kur mori ftesën nga PD e ka menduar gjatë dhe ka vendosur që të jetë pjesë e politikës. Sipas saj kur ishte në fillimet e saj si gazetare kishte marrë ftesë që të bëhej pjesë e politikës, por nuk kishte pranuar pasi mendonte se ishte një përgjegjësi shumë e madhe.
Ajo thekson se tani beson se e ka pjekurinë të provojë të ruajë vetveten edhe në territore që i ka gjykuar deri dje.
Postimi i plotë:
E vërteta ime… edhe politike
Të dashur Miq,
Ju falenderoj të gjithëve, të njohur e të panjohur që më keni shkruar, i jam thellësisht mirënjohëse kujdesit tuaj!
Kanë kaluar vetëm pak ditë dhe kufiri i zërit tim publik është shtyrë në territoret e politikës. Mund të kishte ndodhur edhe e kundërta, pra që të tërhiqesha e të heshtja përgjithmonë e të merresha vetëm me botën e personazheve të mi. Ne po kalojmë një kohë quazi tiranish që erdhi e u malinjëzua ngadalë para syve tanë, e tillë, që jo vetëm na rrënoi ekononikisht, psikikisht, moralisht, por edhe na diskretitoi para botës së madhe. Nuk kam heshtur kurrë, e ngaqë nuk kam heshtur, nuk u ka mjaftuar balta për të më shtyrë të hesht, shpesh më kanë prekur edhe në gjëra të paprekshme, që ia kam besuar Zotit.
Kur më erdhi ftesa shumë serioze nga Partia Demokratike ndala një çast, dhe thirra zotat e së vërtetës që flenë brenda meje, dhe vendosa. Vendosa, sepse nuk doja të isha në gijotinën morale të asaj që Dante e ka thënë për të gjithë brezat e për të gjitha kohët, se ?nuk ka qenie më të neveritshme se ai që ruan neutralitetin në kohë turbullsirash?. Unë nuk doja ta kisha këtë brerje, edhe pse e di që riskoj po aq të hedh mbi vete të njëjtën ndjesi që kam patur edhe vetë ndaj politikës së keqe. E përsëris, ndaj politikës së keqe dhe politikanëve të këqinj, pasi në parlamentin shqiptar kanë hyrë, kanë lënë gjurmë dhe kanë dalë me dinjitet një shpurë njërzish që kanë të gjithë nderimin shqiptarëve, edhe nderimin tim. Do të doja t?u ngjaja atyre.
Ftesa për konkurrimin për në Parlamentin Shqiptar më ka ardhur fare herët, qysh në orët e para të demokracisë, kur kam qenë një gazetare fare e re dhe shkruaja reportazhet e para të ndryshimit politik dhe rënien e diktaturës në njërën nga gazetat e para pluraliste ?Fjala e lirë?. Por kurrë nuk e kam ndier veten të mjaftë për përgjegjësira të tilla, sepse e gjykoj si përgjegjësi shumë të madhe. Tani besoj se e kam pjekurinë të provoj të ruaj vetveten edhe në territore që i kam gjykuar deri dje.
Të kthehem si kandidate e PD në qytetin tim të lindjes, Elbasanin, është bekimi më i madh që mund të më ndodhte, sepse më rizgjoi arkitekturën e të gjithë atyre viteve jetë nëpër rrugët e tij, mes njerëve të tij të mrekullueshëm, të urtë e të shkolluar. Aty mësova hartën e vjetër të qytetit prej gjyshërve të mi, aty shkarravita fletët e para të ëndrrave që kisha drojë t?i rrëfeja. Kur u largova prej tij isha e bërë dhe jam kthyer e kthyer paprerë gjithë këto vite. Asgjë nuk synoj duke kërkuar ta përfaqësoj atë politikisht, vetëm të shpengohem nga gjërat që nuk kam mundur të bëj për të me pafuqinë time, që vjen nga të qenët vetëm. Politika është ?industri? që bëhet me shumë shokë, më së shumti idealistë. Politika është ?art? që të mundëson ta materializosh ëndrrën. Politika është ?kosë? ku mund t?i presësh virtytet kur ato i ke artificiale. Politika mund të të zgjojë veset, e t?u bësh dëm njerëzve.
Elbasani është një qytet i dashur, me histori të admirueshme të vjetër e të re, i dënuar nga diktatura me Metalurgjikun dhe nga demokracia vitet e fundit me dasmën e hidhur të bandave. Një qytet me një larmi magjepsëse, në kryqëzim të rrugëve e kohëve. ?Darush shuara? (Vendi i poetëve) të dikurshëm, ?Scampis?-i i shtegëtarëve të hershëm që ndalnin në dy stacionet e tij të rrugës Egnatia, qyteti i nëntëqind tregtoreve e 57 selvive të Namazgjasë, Elbasani ku po të ecje rrugëve të tij të dukej vetja sikur vallëzoje me engjëjt e parajsës, siç thotë Çelebi në kronikat e tij, i paqtë si në asnjë qytet tjetër, vendi ku harmonia fetare ka veshulli njerëzore. E tillë jam edhe vetë dhe e bërë kështu edhe prej tij; mbase ndonjëherë tjetër do ta rrëfej gjatë këtë vetvete: përzierje vendesh, ndjesish, fesh, hobesh, fobish, që nuk kam ku t?i paqtoj askund tjetër, veç në Elbasan. Romani ?Ku je?? nuk paskësh qenë nderimi i vetëm ndaj tij. Po shkoj në Elbasan e të kërkoj besimin e qytetarëve të tij si kandidate në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 Prillit, mu për këtë vazhdim…
Elbasani nesër ka festën e vet, Ditën e Verës, të cilën tani ia ka falur gjithë Shqipërisë.
Verë të bukur paç përpara Miq, por natyrisht pas Pranverës së Ndryshimit!
Partia Demokratike në prag të zgjedhjeve ka vendosur t’i bes...
Bindja Demokratike i ka besuar Edmond Pirolit, përfaqësimin ...
Presidenti Ilir Meta ka shprehur vlerësim për inxhinierin Xh...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur sëris...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar thellë kreun e PBDNJ-së V...
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka tre...
Në PD-në e Vlorës ka pasur debate të forta në 9 mars, pasi...
Presidenti Ilir Meta ditën e sotme u fut me dhunë në ambjent...
Kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Mezini, ka bërë de...
Kandidatja e Bindjes Demokratike për deputetë në zgjedhjet e...
Valbona Mezini, kandidatja e Bindjes Demokratike për deputet...
Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë pak minu...
Vetëm pak minuta më parë kanë mbërritur në aeroportin e Rina...
Policia bashkiake ka rrethuar mëngjesin e sotëm zyrën e FRD-...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, me anë ...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar, Evdin Kulluri në Partinë D...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar Evdin Kulluri ka dënuar ash...
Kryedemokrati Lulzim Basha i është bashkuar fasadës mbrojtës...
Ilir Meta duket se i ka marrë mirë masat për të ruajtur obje...
Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...