VIDEO/ Milani shënon në frymën e fundit, ja rezultatet e 4 sfidave të Ligës së Europës
Ndeshjet e sotme në Ligën e Europës dhuruan një përballje e ...
Rekordi i suksesit për Shqipërinë është kualifikimi në ?Euro 2016?. Mirëpo, për një prej protagonistëve të atij suksesi, brezi aktual që ka Shqipëria është edhe më premtues dhe me më tepër elementë cilësorë.
Ledian Memushaj, në një intervistë për ?Panorama Sport? tregon sezonin e tersët që ka kaluar, objektivat dhe ecurinë me Peskarën në Serinë B si dhe ndalet te Kombëtarja, loja, organika, pritshmëritë dhe krahasimi mes dy brezave, atij të Europianit dhe këtij aktual.
Memushaj bën thirrje për të shmangur frikën ndaj Anglisë si dhe ka bindjen se pas sinjaleve të para të rritjes, ky grup mund të arrijë shumë.
Memushaj, keni kaluar një periudhë izolimi të gjatë për shkak të Koronavirusit. A jeni rikuperuar plotësisht?
Po, tani ndihemi mirë unë dhe familjarët e mi. Kemi kaluar COVID-in, por tani shyqyr Zotit jemi në gjendje të mirë, pa pasoja. Kemi qenë me fat, pasi kemi qenë pa simptoma. E vetmja gjë e rëndë ka qenë se kam qëndruar për thuajse një muaj në shtëpi, i mbyllur, sepse kam qenë pozitiv për këtë periudhë të gjatë.
Si po shkon ky sezon me Peskarën dhe sa besoni te mbijetesa në Serinë B?
Realisht, sivjet nuk po ecën shumë mirë ky sezon. Siç kemi pritur dhe siç meriton kjo skuadër. Megjithatë, unë nuk dorëzohem dhe askush nuk e bën nga ne. Duhet të përpiqemi me të gjitha energjitë tona të kemi besim gjatë gjithë kohës, se do të mund ta realizojmë këtë objektiv për mbijetesën.
Po në aspektin personal, si ka qenë sezoni për Memushajn?
Sivjet nuk kam qenë shumë me fat sepse që në fillim, u dëmtova në gju, u operova dhe kam qëndruar një muaj e gjysmë jashtë fushave. Mu desh pak kohë për të gjetur formën e duhur, e arrita dhe për fat të keq dola pozitiv me Koronavirus. Sërish një muaj në shtëpi. Mjaft të përmend që në këtë periudhën e fundit, vetëm nga COVID-i kam humbur shtatë ndeshje. Do Zoti që të rikuperoj formën time sa më shpejt të jetë e mundur.
Ledian, si e keni parë shortin e Kombëtares për ?Katar 2022??
Normalisht që për Shqipërinë, nga vendi ku gjendemi ne në vazo, na gjen gjithmonë një short i vështirë. Megjithatë, unë mendoj se ne duhet të kemi besim te forcat dhe te vetja jonë. Duke e pasur këtë, të bëjmë maksimumin dhe të kërkojmë që të marrim sa më shumë pikë që të jetë e mundur. Vetëm duke e bërë këtë, mund të kemi mundësi që në fund të bëjmë llogari dhe të shohim se çfarë kemi arritur. Unë personalisht kam shumë besim te ky ekip.
Po cili duhet të jetë objektivi i Kombëtares sipas jush?
Për të mos i përsëritur ato që thashë më sipër, unë them edhe që objektivi i parë i Shqipërisë, në çdo edicion kualifikues është që të bëjë sa më shumë hapa përpara. Sado që të jetë e mundur. Normalisht që është një short i vështirë me tri ekipe shumë të forta për ne.
Vijoni të dribloni në përgjigje, njësoj si në fushë?
Jo, nuk ka të bëjë driblimi, por them që të kërkojmë të fitojmë sa më shumë pikë. në fund të shohim situatën.
Memushaj, kjo skuadër çfarë ka më shumë se Shqipëria e Europianit?
Në momentin që i krahasojmë, unë mendoj se janë dy breza të ndryshëm. Ai i Europianit besoj se ishte një grup i tillë që? ishim grup. Një grup shumë i fortë mes nesh. Jo me cilësi, por si grup. Unik! Ajo ka qenë cilësia dhe forca jonë. Kurse këtë moment, mendoj se kemi një ekip me më shumë kualitet sesa ai i 2016-ës. Diferenca për ne në atë periudhë ishte se ndiheshim shumë, shumë mirë bashkë. Megjithatë, unë besoj se edhe ky grup me kaq shumë cilësi që ka do të bëhet edhe më i fortë se brezi i Europianit.
Po nëse ju pyes është më e mirë kjo Shqipëri, apo Shqipëria e Europianit?
Për nga cilësia, është më e fortë Shqipëria aktuale. Por, në aspektin e grupit, unitetit, ka qenë më e fortë ekipi në 2016-ën. Atëherë ishim të gjithë me të njëjtin mendim, ishim vërtet grup kompakt dhe ishte e vështirë ta humbnim një ndeshje. Tani, bëhet fjalë për një ekip me më shumë cilësi dhe më shumë kualitet.
Angli, Poloni dhe Hungari, është kënaqësi të luash përballë tyre apo frikë dhe emocione?
Normalisht që është kënaqësi të luash kundër kampionëve. Për këtë, duhet të kesh respekt se janë të tillë, janë kampionë dhe lojtarë shumë cilësorë që luajnë në skuadra të mëdha. Mirëpo, këto ndeshje duhen luajtur pa frikë. Duhen luajtur me personalitet. Duhet të kesh respekt sa më shumë për kundërshtarin, por janë të tilla që asnjëherë nuk e di si do të përfundojnë ndaj e vetmja gjë e panegociueshme për ne është që të luajmë pa frikë.
Me këtë skuadër dhe këto cilësi, duhet vetëm të mbrohemi mirë dhe të shkatërrojmë lojën e kundërshtarëve apo mund dhe duhet të guxojmë më tepër?
Shqipëria në vitet e fundit ka bërë hapa të mëdha përpara, sipas meje. E them edhe në aspektin e lojës. Së fundmi, sidomos edhe me trajnerin Reja, Shqipëria ka ndryshuar edhe mënyrën se si i luajmë ndeshjet. Në këto vitet e fundit, luajmë me më tepër kualitet dhe kërkojmë që edhe ne të ndërtojmë lojën.
E thatë disa herë që në Europian ishit grup më i fortë. Pse nuk jeni edhe tani, nga ndryshimet dhe prurjet e reja të shumta apo se është e vështirë që me lojtarët e rinj të krijohet lidhje e fortë grupi?
Jo, nuk them se lojtarët e rinj janë të ftohtë. Megjithatë, unë besoj se është koha ajo që të lidh, të bën grup unik. Madje, kam bindjen se ky grup, ngadalë po formohet dhe me kalimin e kohës, do të ketë lidhje edhe më të madhe mes nesh. Tani është fillimi, ka më shumë kualitet dhe cilësi, ndaj me kalimin e kohës do të jetë edhe më i fortë sesa kemi qenë në të shkuarën
Ndeshjet e sotme në Ligën e Europës dhuruan një përballje e ...
Harry Maguire është bërë shpesh një tabelë qitjeje nga tifoz...
Adriano Galliani u infektua me Covid-19 dy javë më parë. Ish...
Antonio Conte humbet një nga ushtarët e tij në këtë sprint f...
Do të luhen duke filluara nga ora 18:55, 4 ndeshjet e Ligë...
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravi...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ...
Futbolli shqiptar në zi! Një tjetër ish-futbollist i klubit ...
Elvi Berisha do të mungojë në sfidën që Skënderbeu do të zhv...
Kylian Mbappe ishte njëri nga protagonistët kryesor të elimi...
Kosova do të përfaqësohet me flamur dhe himn në ndeshjen në ...
Erjon Hoxhallari do të jetë risia e Edi Rejës në këtë grumbu...
Shpërthen polemika në Portugali pas disa daljeve në rrjetet ...
Kreu i Partisë Demoktarike, Lulzim Basha, iu përgjigj disa p...
Galatasarai u ndesh me Sivasspor në ndeshjet e kampionatit t...
Eliminimi nga Porto në Champions League që në fazën e 1/16-v...
Angelo Ndrecka shkroi historinë në futbollin italian kur dy ...
Michael Ngoo luajti me Tiranën gjatë periudhës shtator 2017-...
Erjon Hoxhallari do të jetë risia e Edi Rejës në këtë grumbu...
Mbape është njeriu i momentit, teksa i vetëm eleminoi Barcel...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...