Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, Zef Hila, i caktuar në vendin e pestë në renditjen përfundimtare të qarkut, është vendosur nën hetim për abuzim me detyrën me të paktën 3 vendime gjykate.
Vendimi i fundit që e shpall nën hetim Zef Hilën, kandidatin e PD-së së Shkodrës, është ai i datës 1 shkurt të vitit 2021, i cili vendos afat 60 ditor të hetimit të tij nga ana e Prokurorisë së Shkodrës. Në këtë moment Hila është nën hetim dhe sipas ligjit të dekriminalizimit, atij i ndalohet të kandidojë. Sipas shqiptarja.com ai ka bërë vetëdeklarim të rremë, ku mohon qënien nën hetim.
Nëse, ai e ka deklaruar dhe PD e ka kandiduar, krimi është fshehur në këtë rast me dashje nga kupola e PD-së.
Vendimi i 1 shkurtit 2021
Në vendimin e datës 1 shkurt 2021, të Gjykatës së Shkodrës, të shpallur nga gjyqtari Besmir Stroka thuhet: ?Gjykata, bazuar në nenet 328, 329, 329/c të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 248 të Kodit Penal, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Shkodër, kthimin e akteve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër që i përkasin procedimit penal nr 282, Datë 07.08.2019 për veprën penale ?Shpërdorim Detyre?, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal. Detyrimin e Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Shkodër për vazhdimin e hetimeve paraprake siç përcaktohet në pjesën arsyetuese të këtij vendimi.
Hetimet paraprake të zhvillohen për një afat 60 ditor. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit?.
Vendimi i Gjykatës së Shkodrës në fakt është një vendim të tipit procedurial për të përcaktuar se cila prej trupave hetuese të organit të akuzës do të merret me këtë dosjen. Kjo pasi Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar që për moskopetencë, çështjen ta hetojë SPAK, por kjo e fundit e ka dërguar sërish në Prokurorinë e rrethit gjyqësor, sipas gjasave ngaqë SPAK merret me zyrtarë të lartë dhe mungesë burimesh praktike.
Në këtë çështje, merret në shqyrtim një rrugë e aksit Shkodër -Bushat-Lezhë, rrugë e ndërtuar nga bashkia Vau Dejës kur drejtohej nga Zef Hila. Sipas materialit, ka dyshime se rruga është ngushtuar me 2 metra dhe ka pasur abuzime të rëndësishme. Për të cilat Gjykata kërkon hetime të thella e të mëtejshme për veprën e ?Shpërdorimit të Detyrës?.
Vendimi i Apelit i tetorit 2019
Më 18 nëntor 2019, Gjykapa e Apelit për Krime të Rënda Shkodër, në vendimin e marrë nga gjyqtarët: Saida Dollani, Nure Dreni dhe Nertina Kosova, vendosi:
?Shfuqizimin e vendimit për mosfillimin e procedimit penal datë 04.06,2019 për veprat penale ?Fshehja e të ardhurave? të parashikuara nga neni 180 i Kodit Penal dhe ?pastrimit të produkteve penale? të parashikuara nga neni 287 i Kodit Penal, duke urdhëruar Prokurorinë të regjistrojë hetimet e nëvojshme të përcaktuara në presën arsyetuese të këtij vendimi?.
Në këtë pjesë arsyetuese, denoncuesit kërkojnë shfuqimin e vendimit të Prokurorisë për mbylljen e hetimeve, pasi sipas tyre është e parregullt. Denoncuesit vërejnë se djali i funksionarit publik z.Zef Hila, në moshën 13 vjeçare është një nga ortakët që ka krijuar shoqërinë ?ATN? sh.p.k. Referuar vlerës së kapitalit të shoqërisë kërkohet si janë fituar këto para dhe si janë bërë regjistrimet e transaksioneve të shoqërisë në vite pasi Edijon Hila i moshës 13 vjeç nuk mund të bëjë asnjë veprim juridik. Sipas denoncuesve, Zef Hila dhe djali i tij kanë bërë kallëzime të rreme në ILDKPKI, duke dorëzuar formularë të falsifikuar. Bëhet fjalë për deklarime pronash të patundshme dhe të tundshme të një aktiviteti tregtar e blektoral në fshatin Barbullush.
Vendimi i Apelit i qershorit 2018
Historia e problemeve të kandidatit të PD-së së qarkut të Shkodrës me Ligjin, është e gjatë dhe daton edhe përpara vitit 2019. Në qershorin e vitit 2018, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda të Tiranës, ka marrë një vendim, ku hedh poshtë një tjetër vendim prokurorie për të mbyllur hetimet ndaj Zef Hilës. Bëhet fjalë një hetim për disa vepra penale siç është ai i ?Fshehjes së të ardhurave?, ?Mospagimi i taksave dhe tatimeve?, ?falsifikimi i vulvae, stampave dhe formularëve?, ?Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja e të ardhurave ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private, i personave të zgjehdur e nëpunësve publikë?.
Shkresa e Prokurorisë
Prokuroria e rrethit Shkodër i ka dërguar një tjetër shkresë përveç asaj që botuam mbrëmë, bashkisë së Vaut Dejës.
Në shkresën e firmosur nga Drejtuesi i prokurorisë së Shkodrës, Albert Murçaj, kërkohen dokumente për hetimin mbi procedimit penal ndaj Zef Hilës për shpërdorim detyre.
Në shkresën e 18 shtatorit 2020, kërkohet praktika për investimet mbi ujrat e zeza në fshatrat Mali i Jushit-Rranza Bushat, investimin e ujit të pijshëm në fshatin Rranza, Bushat dhe praktikën e investimeve për ujin e pijshëm për ujësjellësin Ashtë-Kosmaç-Stajkë, praktikën për tenderin e shtrimit të rrugës Bushat-Kodër Shkjez e Superstradë-Shkjez.
Hetimet e tjera
Ndërkaq, siç dihet, kandidati për deputet i PD-së në qarkun Shkodër Zef Hila është nën hetime edhe për djegien dhe sulmin e KZAZ të Vaut Dejës gjatë zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Kohë kur dhe u shkarkua nga detyra e kryetarit të bashkisë, me vendim qeverie i propozuar nga ministry i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Gjithashtu, në vitin 2018, AKU ka dërguar një padi në Prokurori për një sërë biznesesh që kanë falsifikuar produktet ushqimore. Pas një kontrolli të madh të AKU-së në një mori subjektesh në të gjithë vendin, rezulton si i proceduar dhe i paditur edhe Alfred Hila, i vëllai i kandidatit të PD-së, Zef Hila.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e ...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Lesk...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas një takimi më s...
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka treguar ...
LSI sërish ka nisur me sulmet kundër ish-ministrit te Mjedis...
Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një komunikimi Live në rrje...
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që masat antiCovid ...
“Me 25 prill, me votën e të gjithë shqiptarëve do të largohe...
Kryeministri Edi Rama kërkon përjashtimin e kryebashkiakut t...
Kreu i PD, Lulzim Basha shquhet për ‘gafat’ e tij në çdo dal...
Ardit Çela i cili kryeson listën e LSI në qarkun e Beratit n...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është i renditur në...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në daljet e saj publike,...
Bujar Nishani përmes një njoftimi në rrjetin e tij social, k...
Presidenti Ilir Meta ka ngritur shqetësimin lidhur me numrin...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ka dalë në mbrojtje ish d...
Moderatorja dhe ish-missi shqiptar, Floriana Garo i është ba...
Kandidatja socialiste për deputete në Tiranë, Elisa Spiropal...
Ish-kryeparlamentarja dhe drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka folur për raporte...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...