web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Habit Nard Ndoka/ Garën e kemi me Topallin e Patozin

11 Mars 2021, 09:24, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është i renditur në vendin e 8 në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës për zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa është ndalur tek fushata dhe zhvillimet e fundit, Ndoka ka habitur me deklaratën e tij. Kreu i PDK-së foli për përballjen në qarkun e Shkodrës me ish-deputetët e PD-së, Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin.

Ndoka jo vetëm që është renditur i fundit në listë, por deklaron se garën në këto zgjedhje e ka me Topallin dhe Patozin. Mesa duket opozita nuk e ka mendjen të rrëzojë Ramën, por ka ngelur inati me Topallin e Patozi.

?Nuk i trembem përballjeve. Unë kam fituar 4 herë në mazhoritar. Kur zonja Topalli dilte në balotazh unë fitoja 69% në qarkun e Shkodrës. Unë kam fituar edhe si kandidat i pavarur kundër PS-së e PD-së. Pra, jam një politikan që më pëlqen përballja, më pëlqen gara, edhe sfida kaq të vështira, por sfida më e madhe është largimi i Edi Ramës. Kjo ishte edhe arsyeja, pavarësisht që pati një lloj pakënaqësie. Pozicioni ishte i papërcaktuar, megjithatë kjo tashmë është e kaluar. Të shohim për të ardhmen. Numri 8 është interesant, pasi edhe kryeministri ka zgjedhur dy numra 8. Unë me një numër dhe do të konkurroj?, shprehet Nard Ndoka./CNA.al





Lajmet e fundit nga