web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tifozëve të Skënderbeut u soset durimi, vërshojnë akuzat ndaj drejtuesve

5 Mars 2021, 19:37, Sport CNA

Situata te skuadra e Skënderbeut nuk është aspak e qetë dhe kjo vihet re edhe në kampin e tifozëve dhe mbështetësve më të flaktë të Skënderbeut. Durimi tashmë ka humbur dhe akuzat janë duke vërshuar lumë jo vetëm drejtuar stafit dhe Memellit, por edhe presidentit Takaj.

Njëzëri në faqen e klubit tifozët kanë filluar t?i kërkojnë llogari presidentit se përse e ka lënë klubin në këtë farë gjendjeje, pa asnjë interesim apo investim serioz për të siguruar të paktën qëndrimin mes më të mirëve.

Akuzat e tyre shkojnë deri atje sa thonë që Takaj është duke medituar largimin prandaj po shkatërron ekipin deri në këtë pikë.

Në kushte të tilla, në pamundësi për të bërë diçka tifozët kërkojnë reagimin edhe nga institucioni i bashkisë së Korçës që të jetë kjo e fundit që të marrë në dorë situatën.

Sigurisht që mungesa e afrimeve të denja në merkaton e janarit ishte një tjetër pretendim i tifozëve për katandisjen e Skënderbeut në këtë pikë. Për ta përgjegjësi është vetëm ai në krye, presidenti dhe jo lojtarët apo stafi.





Lajmet e fundit nga