Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë veprimet e një punonjësi të Konsullatës Shqiptare në Selanik, i cili rreh dhe ofendon qytetarët.
?Do t?ju thyej brinjët. Hajde këtu mo legen. Pse u fute këtu, dil jashtë? janë disa nga fjalët që përdor z.Renald Ndoni, Oficeri i Kontaktit i Shqipërisë në Konsullatë, ndaj një qytetari dhe qytetareje. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua zonja Elona Hysa, e cila është edhe avokate në Selanik të Greqisë. Ajo thotë se është dhunuar brenda ambienteve të Konsullatës, ndërsa është tërhequr zvarrë për të dalë jashtë. Për të gjitha akuzat, ajo ka edhe regjistrime audio dhe video, ku duken pikërisht veprimet e z.Ndoni, i cili në një moment shtyn nga shkallët edhe vëllanë e denoncueses. Elona dhe vëllai i saj kanë denoncuar rastin për hetime administrative dhe penale, por prej 1 viti nuk është bërë asnjë veprim nga drejtësia shqiptare.
Të ?fortët? e Konsullatës në Selanik
Në redaksinë e emisionit investigativ Fiks Fare u ankua Elona Hysa, avokate shqiptare në Selanik. Ajo pohon se zyrën e ka rreth 100 metra afër Konsullatës Shqiptare në Selanik. Përveç avokatisë, ofron edhe shërbime përkthimi, noterizimi, aplikime pasaportash. Konsullata ndodhet në një qendër tregtare, ndërkohë që avokatja caktoi vëllanë e saj, Elson Hysa, në hyrje të godinës që të reklamonte zyrën. Pohon se nga puna klientela iu rrit. Ajo pohon se në adresë të zyrës së saj kanë filluar shqetësimet e para që kanë filluar në fund të vitit 2019 e deri në ditët e sotme nga të ?fortët? e Konsullatës në Selanik. Ajo pohon se kanë tentuar në çdo mënyrë për ta larguar vëllanë e saj që qëndronte në katin 0 të qendrës tregtare.
Sipas saj, në datën 14 shkurt 2020, konsulli Arqile Sote, bashkë me një person tjetër e kanë akuzuar vëllanë e saj se nxjerr pasaporta false dhe e kanë kërcënuar se do t?i mbyllte zyrën. Ajo thotë se ka shkuar në zyrën e Konsullit, por ai e ka nxjerr jashtë. Më tej pohon se në datën 24 shkurt 2020, punonjësi i konsullatës, i zyrës së kontaktit, z.Ronald Ndoni iu afrua vëllait dhe i kërkoi të largohet menjëherë nga vendi ku qëndronte. ?E shtyu atë nga krahët dhe kur vëllai refuzoi të largohej ai e kërcënoi duke i thënë ?po hajde mo legen se do t?i thyej brinjët?. ?Akoma këtu je, do të hedh nga shkallët e do t?i thyej brinjët?. Ashtu dhe bëri? thotë Hysa. Ajo i vuri në dispozicion redaksisë së emisionit ?Fiks Fare? një video, ku dukej z.Ndoni teksa ofendonte dhe shtyu qytetarin nga shkallët.
?Dil që këtuuuu?, si u dhunua qytetarja në Konsullatë
Pas dhunës ndaj të vëllait, denoncuesja shkoi fillimisht në policinë greke dhe më pas në Konsullatën Shqiptare për t?u sqaruar me z.Renald Ndoni. Ajo futet normalisht brenda zyrave dhe i kërkon këtij personi që të dalë te dera dhe të sqaroheshin, pasi policisë greke nuk i lejohej. Pohon se lajmëroi punonjëset se do të futej brenda dhe shkoi te zyra e z.Ndoni. Thotë se sapo e pa, filloi t?i bërtiste. ?Sa më pa filloi të më bërtiste dhe të më thoshte ?kush të la ty të futesh brenda, dil jashtë? dhe toni i tij ishte i lartë dhe zëri i egër. Ai në këtë moment është ngritur nga vendi ku ishte, ka ardhur drejt derës dhe më kapi mua nga krahët, njëkohësisht më goditi në faqen e majtë me grushte. Ai pas kësaj më ka përplasur në muret e korridorit të Konsullatës dhe më shqelmoi duke u munduar të më nxjerrë jashtë.
Unë në gjendje shokuese dhe pa ndihmë, kam bërtitur dhe ulëritur duke kërkuar ndihme policisë greke që ndodhej jashtë derës të Konsullatës ? thotë ajo. Në regjistrimin e bisedës ndodh pikërisht ajo çka denoncoi Elona, teksa fillimisht ajo përshëndet z.Ndoni. Ky i fundit, i kërkon llogari me zë të lartë se kush e lejoi të futej brenda. Më pas, i bërtet fortë dhe e kërcënon. Elona bërtet dhe kërkon ndihmë, fillimisht te punonjësit e Konsullatës dhe më pas drejt policëve grekë. Por, këta të fundit nuk ndërhynë, pasi ngjarja ishte brenda ?territorit shqiptar?. Elona pohon se pas kësaj ngjarje humbi ndjenjat. Ka shkuar në spital me ambulancë dhe ka qëndruar atje 10-11 orë. Ka edhe raportet mjekësore dhe fotografitë, ku në njërën prej faqeve duket një shenjë e zezë.
Hetime në dy shtete, asnjë ?përgjegjës?
Ngjarjet në seri brenda dhe jashtë Konsullatës Shqiptare në Selanik janë hetuar në Greqi dhe Shqipëri. Por, 1 vit pas ngjarjes, ende nuk kemi asnjë informacion se kush janë përgjegjësit. Denoncuesja thotë se ka lajmëruar të gjithë zyrtarët, që nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Jashtëm si dhe me drejtorin e Policisë së Shtetit. Ka bërë edhe një kallëzim penal në fund të muajit shkurt 2020, por deri më tani s?ka marrë asnjë informacion. Pohon se vetëm sa e kanë marrë në pyetje dy ditë pas ngjarjes në Selanik, ku kanë shkuar dy OPGJ, dhe nuk është lajmëruar për vijimin e hetimeve. Ndërkohë, nga ana administrative, ndaj z.Ndoni jo vetëm që nuk u mor asnjë masë administrative, por atij iu zgjat edhe emërimi. Pra, u riemërua.
Fiks Fare tentoi të merrte një informacion edhe nga Konsullata Shqiptare në Selanik, madje edhe nga z.Renald Ndoni. Konsullata nuk pranoi të jepte një shpjegim, ndërsa kontaktuam edhe me z.Ndoni. Edhe ky i fundit nuk pranoi të jepte intervistë apo shpjegime për ngjarjen, pa marrë leje më parë në Ministrinë e Brendshme dhe në Policinë e Shtetit.
Emisioni investigativ ka mësuar se Konsullata dhe z.Ndoni kanë bërë kallëzim ndaj avokates Elona Hysa me akuzat e dhunimit të institucionit dhe goditje për shkak të detyrës. Sipas një dokumenti, z.Ndoni është ekzaminuar nga një ekspert mjekoligjor, i cili shkruan se ?personi ka disa çjerrje?. Hetimet janë zhvilluar nga Prokuroria e Korçës dhe e Elbasanit./ tch
Me 350 mijë lekë të vjetra mund të blesh “banesën e fundit” ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Në muajin Janar, emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e ...
Nexhmi Çapo ankohet në Fiks Fare pasi prej 7 muajsh ka kërku...
Një qytetar nga Durrësi ka bërë një denoncim në emisionin “S...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar këtë të enjte skandalin...
Detyron minorenin të vjedhë me anë të kërcënimit dhe dhunës,...
Sot në “Stop” trajtojmë rastin e vjedhjes së identitetit të ...
Fiks Fare denoncoi veprimet e disa institucioneve, të cilat ...
Emisioni “Stop” ka publikuar sot denoncimin e Dave dhe Prene...
Familjarët e pacientëve të shtruar në spitalet COVID, denonc...
Rilindja Urbane në Berat ka zgjatur vetëm 6 vite. Sheshi kry...
Koncesioni i inceneratorëve ka qenë një nga më të përfolurit...
Në redaksinë e emisionit Fiks Fare janë ankuar një grup prej...
Emisioni “Stop” u ndal në Cërrik dhe rasti që transmetoi sot...
Një vajzë 20-vjeçare ka denoncuar në polici dhe prokurori pë...
Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt Delvinës për një histori t...
Fshati Domgjon është një fshat me histori të lashtë dhe i pë...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Edhe pse është i ndaluar me ligj, në Tiranë gëlon fenomeni i...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...