Kërcënoi me thikë minorenin/ Gjykata e lë me arrest shtëpie, i pandehuri shëtit i lirë në pazar
Detyron minorenin të vjedhë me anë të kërcënimit dhe dhunës,...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar këtë të enjte skandalin me tenderin abuziv të Ministrisë së Drejtësisë për byzylykët elektronikë. Në vitin 2011 në vendin tonë u miratua ligji për mbikqyrjen elektronike për të gjithë personat, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjykate.
Një pajisje elektronike do të monitoronte të gjithë personat e dënuar me arrest shtëpie, lirim me kusht, shërbim prove, ndalim qëndrimi në një vend të caktuar, apo me urdhër mbrojtje.
Në vitin 2016, kur Ministria e Drejtësisë drejtohej nga Ylli Manjani i LSI, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, nxorri urdhrin për ngritjen e grupit të punës për caktimin e fondit limit për tenderin e mbikqyrjes elektronike.
Por në kohën kur zhvillohej tenderi, Kryeministri Rama shkarkoi nga detyra ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, duke e zëvendësuar me Petrit Vasilin po nga LSI.
Në 16 Shkurt, 2017 Komisioni i Ofertave doli me një raport përmbledhës mbi ofertat dhe Ministria e Drejtësisë shpalli fitues bashkimin e 3 operatorëve me vlerën rreth 234 milionë Lekëve të reja me TVSH. Pak muaj më vonë në krye të Ministrisë së Drejtësisë u vendos Gazment Bardhi i Partisë Demokratike si pjesë e qeverisë teknike, i cili konstatoi mungesën e byzylykëve elektronikë dhe parregullsi në procedurat e tenderimit.
Çështja u dërgua në Prokurorinë e Tiranës, por kjo e fundit pushoi çështjen për tenderin abuziv në vlerën e 234 milionë Lekëve të reja. Por pak muaj më vonë, raporti i auditimit i Ministrisë së Drejtësisë konstatoi mungesë ligjshmërie për tenderin problematik. Nga ana tjetër, edhe Ministria e Financave konstatoi një mori shkeljesh.
Pas gjithë këtyre fakteve, më në fund u regjistrua procedimi penal për shpërdorim detyre nga ana e funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë.
Gazetari i emisionit Stop, Genci Angjellari ka biseduar me ish-ministrin e Drejtësisë Petrit Vasili, i cili thotë se në atë detyrë qëndroi shumë pak dhe nuk ka pasur lidhje me tenderin, pasi kishte nisur si procedurë.
Ish-ministri Petrit Vasili: Në Shkurt 2017, 3 muaj nuk kam pasur asnjë lidhje. Tenderi ka qënë i filluar, i kryer, i mbaruar. Kishte kohë, që kishte mbaruar, që në 2016-ën?Kështu që s?kam pasur asnjë procedurë në bashkëpunim dhe në veprim dhe ?kështuqë s?kam pasur zero lidhje me këtë punë?
Gazetari: E kuptoj..! Vetëm për këtë doja!
Ish-ministri Petrit Vasili: Kishte mbaruar nuk ekzistonte më?si , si fenomen dhe gjithçka, që kishte brënda, s?kishte lidhje me ministrin, nuk ka lidhje ministri. E kupton? Edhe në fillim s?ka pas ndonjë lidhje me thënë të drejtën, mesa di unë, mesa pata parë, më kishte ardhur informacion mbaj mend, që ?ne as nuk merreshim me proccedurën,ishte një?, Sekretarja e Përgjithshme, nuk e di, si ishte puna?Ministri Manjani bile, i kishte deleguar të gjithë autoritetin, për t?u marrë në përgjithësi me procedurat administrative, kur nuk kishte asnjë rol ministri paraardhës. Imagjino unë, që punët kishin mbaruar, isha komplet, s?kisha asnje?vajta në fund të Shkurtit dhe ika në fund të Majit. Kam 3 muaj e ca as, që më interesonte fare?unë e vetmja gjë vëlla, as me tenderat, që ishin nuk merresha, sepse i kisha deleguar të gjitha, të venin të gjithë institucionet i hoqa fare nga Ministria.
Gazetari: E kuptoj!
Ish-ministri Petrit Vasili: E kam pas bërë edhe në Shëndetësi, kur kam qënë, gjërat që s?i takojnë Ministrisë, jepja të interesuarve, që kanë?
Gazetari: Qartë!
Ish-ministri Petrit Vasili: I kam qëndruar kësaj filozofie, jo për shumë para, miku im?
Gazetari: E kuptoj?!
Ish-ministri Petrit Vasili: Të gjithë kanë qëjf t?i bëjnë tenderat. Unë s?kam pas qejf t?i bëja domethënë ?,nejse po ta kenë dhjerë gjëkundi, le të mbajnë përgjegjësitë përsipër, sepse në dorë e kanë pasur, për të mirën e institucioneve.
Një tjetër provë që tregon paligjshmërinë dhe shpërdorimin e fondeve publike është dhe një vendim Gjykatës Administrative, e cila detyroi bashkimin e 3 operatorëve, që t?i kthejë buxhetit të shtetit shumën e fituar për mbikqyrjen elektronike. / tvklan.al
Detyron minorenin të vjedhë me anë të kërcënimit dhe dhunës,...
Sot në “Stop” trajtojmë rastin e vjedhjes së identitetit të ...
Fiks Fare denoncoi veprimet e disa institucioneve, të cilat ...
Emisioni “Stop” ka publikuar sot denoncimin e Dave dhe Prene...
Familjarët e pacientëve të shtruar në spitalet COVID, denonc...
Rilindja Urbane në Berat ka zgjatur vetëm 6 vite. Sheshi kry...
Koncesioni i inceneratorëve ka qenë një nga më të përfolurit...
Në redaksinë e emisionit Fiks Fare janë ankuar një grup prej...
Emisioni “Stop” u ndal në Cërrik dhe rasti që transmetoi sot...
Një vajzë 20-vjeçare ka denoncuar në polici dhe prokurori pë...
Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt Delvinës për një histori t...
Fshati Domgjon është një fshat me histori të lashtë dhe i pë...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Edhe pse është i ndaluar me ligj, në Tiranë gëlon fenomeni i...
Një qytetar ka filmuar një polic bashkiak në Kombinat që mer...
Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë disa kamera të fsheht...
Ish drejtoresha e Zyrës Arsimore Kurbin shkel ligjin për emë...
Në Fiks Fare u ankuan banorët e pallatit 405 të Njësisë Nr. ...
Enxhel Paja është një djalë jetim nga Belshi, i cili për t’u...
Një fqinje është bërë problematike prej disa vitesh për fami...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...