web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata do të përkeqësohet/ Çfarë pritet në orët në vijim

14 Shkurt 2021, 07:18, Sociale CNA

Në orët në vijim reshjet e dëborës do të përfshijnë gjithë Shqipërinë.

Në orët e para të 24 orëshit të ditës së diel do të ketë reshje bore me intensitet mesatar e të lartë në qendër e juglindje të vendit, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në mesditë dëbora do të marrë karakter lokal ndërsa në juglindje do të vijojë me intensitet të ulët.

Si shkak i rënies së mëtejshme të temperaturave do të ketë ngrica të forta në rrugë dhe akumulim dëbore në të gjitha zonat malore dhe kodrinore.

Era do të fryjë me dera

rejtim veri-verilindje 5-15m/s. Përgjatë vijës bregdetare erë intensive. Valëzimi në dete i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

Zonat malore -10/-3°C

Zonat e ulëta -4/0°C

Zonat bregdetare -1/2°C

 





Lajmet e fundit nga