Situata nga Covid/ Kushi takim me drejtuesit e zyrave arsimore të zonave me risk të lartë
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvil...
Bashkëshorti i ish gjyqtares Mimoza Margjeka, Arben Cara ka paditur prokuroren e SPAK Enkeleda Millonai, duke i radhitur të gjitha shkeljet ligjore që ajo ka kryer, që nga fshehja e përgjimeve deri tek mënyra se si i ka nisur hetimet.
Përveç gjyqtarit Olsi Xhavella, në përgjime rezulton të ketë dalë edhe Drejtori i Burgut të Drenovës Altin Gusho. Nga përgjimet e datës 24.07.2020, Nejtoni (Bali) i thotë nënës së tij se ?Drejtori e ka lënë të takohet në darkë me gjyqtarin?.
?Pse nuk është vëzhguar Drejtori i Burgut Drenovë Altin Gusho me datën 24.07.2020, sikurse rezulton nga përgjimi?
Në deklarimet e tij Drejtori pranon se e njeh Gjyqtaren Etleva Temo dhe vetë kjo gjyqtare në deklarimet e saj thotë se Drejtorin e Burgut të Drenovës Altin Gusho, e ka patur shok klase (të dy këta janë nga Pogradeci). Drejtori i Burgut Drenovë është takuar dhe ka ngrënë drekë në Boboshticë me shtetasin Dodë Duka (ish kolegun e tij), i cili rezulton se i ka ndërhyrë për çështjen e Orjon Balit. Në këtë drekë rezulton se ka qenë i pranishëm shtetasi Nejton Bali (vëllai të arrestuarit Orjon Bali), ?, citohet në padinë e Arben Carës.
Sipas Carës, prokurorja mbi bazën e këtyre fakteve duhej të mbante të njëjtin standart siç ka bërë me personat e tjerë, të dispononte me autorizim për vëzhgimin dhe vendim për përgjimin e bisedave të tij (për Altin Gushon).Prokurorja në këtë rast është mjaftuar vetëm me pyetjen e shtetasit Altin Gusho dhe pohimet e tij i merr të mirëqena.
Kush urdhëroi hetimet?
Rezulton se hetimi i kësaj çështje dhe referimi për të marrë si përson nën hetim Gjyqtaren Mimoza Margjeka është bërë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe jo nga Oficerët profesionistë të Prokurorisë.
?Përse Prokurorja Enkeleda Millonai, ka zbatuar pikë për pikë orjentimet dhe sugjerimet e Oficerit të Policisë së Shtetit. A është kjo një ndërhyrje e ekzekutivit nëpërmjet Policisë së Shtetit, për hakmarrje ndaj Gjyqtares Mimoza Margjeka, për vendimin e dhënë nga ana e saj për Bashkinë e Durrësit? Kërkoj të hetohet nga ana juaj ky fakt?, thuhet në padinë e Carës.
Shkeljet ligjore të prokuroes së SPAK-ut
Oficeri i Policisë Gjyqësore Maksim Bejkaj i autorizuar nga Prokurorja Enkeleda Millonai ka marrë në dorëzim nga Prokurorja Dorina Bejko me datën 31 gusht, 2020 aktet e procedimit penal nr 185, të vitit 2020, proçedim i cili po hetohej nga Prokurorja e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pogradec, Dorina Bejko.
Siç citohet në shkresën e datës 05.08.2020 të Sektorit të Përgjimeve dhe komunikimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme, përgjimi i datës 07.07.2020, datë 08.07.2020 dhe datë 09.07.2020 është bërë në bazë vendimit të lejimit të përgjimit nr. 101 datë 30.06.2020, vendimit datë 08.07.2020 të Prokurores Dorina Bejko dhe vendimit nr. 119 date 09.07.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Pogradec në funksion të procedimit penal nr. 185/2020.
Këto akte përgjimesh janë tërhequr dorazi nga Sektori i Përgjimeve dhe komunikimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme me datën 05.08.2020 nga ana e Prokurores Dorina Bejko, me anë të shkresë së saj të po kësaj date.
Regjistrimi i proçedimit penal nr 186, i vitit 2020 nga ana e Prokurores Enkeleda Millonai është bërë në kundërshtim me ligjin procedurial, pa patur më parë aktet në të cilat bazohet ky procedim. Marrja e mëvonshme e akteve nuk mund të justifikojë paligjshmërinë e veprimeve proçeduriale të cilat janë të pavlefshme.
Ky procedim penal nuk është regjistruar mbi bazën e akteve të dërguara nga Prokurorja e çështjes 185/2020 Dorina Bejko, e cila në mbështetje të neneve 83 dhe 84 të K.Pr. Penale do të shpallte moskompetencën e saj dhe ti dërgonte aktet Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion si Prokurori kompetente. Kjo është e vetmja rrugë ligjore që duhet të ndiqej për të rregjistruar një proçedim tjetër.
Ky regjistrim i paligjshëm i procedimit penal nr 186, të vitit 2020 ka bërë të mundur që në kundërshtim me ligjin të hetohet nga dy prokurori njëkohësisht për të njëjtën çështje, si nga Prokurorja Dorina Bejko e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pogradec ashtu edhe nga Prokurorja Enkeleda Millonai, Prokurore e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Prokurorja Enkeleda Millonai jo vetëm që nuk ka hetuar mbi veprimtarinë e paligjshme të Oficerit të Policisë Gjyqësore Maksim Bejkaj, por në kundërshtim ne nenet 24, 290 dhe 291, ka bërë të mundur regjistrimin e proçedimit penal në mënyrë të paligjshme vetëm mbi bazën e një akti të vetëm të Oficerit të Policisë Gjyqësore Maksim Bejkaj atë të ?Informacionit për referimin e veprës penale Prokurorit?, pa asnjë dokument tjetër që mbështet këtë informacion dhe rezultatet e tij.
Ndër të tjera në padi Arben Cara përfshin edhe trasnkripte që sjellin të kundërtën e asaj çfarë pretendon prokurorja Millonai./CNA.al
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvil...
Gjatë natës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje të den...
Covid-19 i ka marrë jetën ish drejtorit të spitalit psikiatr...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen...
Dimri nuk ka ikur ende dhe acari pritet të jetë present në d...
Reshjet e dendura të shiutkanë bërë që në 24 orët e fundit t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me rritjen ...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në lidh...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur ...
Valbona është lindur dhe rritur në Tiranë, por origjina e sa...
Ryshfeti dhe korrupsioni në sistemin shëndetësor shqiptar sh...
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike i kanë gati emrat q...
Gjykata e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve por edhe viktimave...
Liljana Ramasaço, anëtare e task-forcës anti-covid pranë Par...
Në 24 orët e fundit policia njofton se janë vendosur 1435 gj...
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish kufizimet e vendosur...
Nuk është i panjohur për publikun, djali i aktorit të madh...
Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka dekalruar se i ka kërkuar...
Gjergj Luca, biznesmeni dhe pronari i kompanisë “Rozafa”, më...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...