Basha tenton t’i 'rrëmbejë' votat shtëpiakeve/ Rrjeti ‘shpërthen’ në meme
Një video qesharake e Lulit në kuzhinë, teksa mundohet të ‘r...
Nga Arian Galdini
Ishte viti 2012.
Për mua ishte një vit tërheqjeje totale nga jeta politike dhe civile.
Pas 21 janarit 2011, kur u vranë 4 vetë në mes të Bulevardit, unë bëra një përpjekje të fundit asokohe, për të bërë thirrje për ndryshim.
Të nesërmen e 21 janarit 2011, unë themelova Lëvizjen e Dalëzotsave.
Me Lëvizjen e Dalëzotsave, bëmë thirrje për paqtim mes palëve.
Madje organizuam edhe shumë takime, një Marshim Paqeje dhe një Peticion të firmosur nga mijëra qytetarë.
Më tej në 8 maj 2011, u zhvilluan zgjedhjet lokale të cilat ishin një maskaradë e vërtetë.
Fill pas këtyre zgjedhjeve lokale, unë vendosa thellësisht i zhgënjyer, që të tërhiqem plotësisht nga çdo angazhim politik apo civil.
Nuk isha më as anëtar i ndonjë partie politike, e as aktivist në ndonjë organizatë civile.
Isha thjesht një qytetar i thjeshtë dhe i lirë.
Prej PD, isha larguar që në vitin 2009.
Pra me Anëtarësimin tim në PD dhe me vetë PD, unë i kisha mbyllur të gjitha hesapet e mia që në vitin 2009, menjëherë sapo Sali Berisha firmosi marrëveshjen e bashkëqeverisjes me Ilir Metën dhe me LSI.
Unë isha kategorikisht kundër Bashkëqeverisjes PD – LSI, kësisoj, kur kjo ndodhi, vendosa me vullnet të lirë, ti jap fund historisë time gati 20 vjeçare në PD.
Jo se ikja ime nga PD ishte ndonjë dramë e madhe për mua apo për PD, por ka vlerën e faktit.
Unë kurrë nuk kam qenë asgjë më shumë sesa një anëtar i thjeshtë në PD.
Thjesht anëtar. Asgjë tjetër.
Kurrë nuk kam qenë drejtues apo i promovuar në PD.
Kurrë nuk kam qenë vendim-marrës në PD.
Me përjashtim të 2 muajve në periudhën mars – maj 2007, kur kam qenë i ftuar nga vetë Ministri, për të shërbyer si Drejtor Kabineti në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, unë kurrë nuk kam qenë i punësuar në jetën time në shtet apo parti.
Kurrë.
Asnjë post e asnjë ofiq, asnjë detyrë, e asnjë vlerësim, asnjë rrogë e asnjë shpërblim nuk kam patur kurrë as në parti e as në shtet.
Kurrë.
Ndaj e them me bindje se, kur vendosa të shkëputem nga çdo aktivizëm politik apo civil, pas zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011, doja të qëndroja krejt larg çdo zhvillimi në Shqipëri.
Isha në vetminë time dhe në lirinë time si pedagog në Fakultetin Ekonomik në UL.
Kur në janarin e 2012, më bie tel dhe një zë më prezantohet: Përshëndetje. Unë jam Fatos Nano dhe kam dëshirë të të ftoj për darkë familjarisht bashkë me zonjën.
E pranova ftesën dhe shkova në atë darkë.
Kisha qenë gjithë jetën time opozitar, kundërshtar e madje edhe sharës i këtij njeriu.
Kisha shkruar me dhjetra artikuj kundër tij e kisha protestuar me mijëra herë kundër tij.
Por në atë janar 2012, isha njeriu më i lirë në botë dhe kurioziteti për ta njohur nga afër Fatos Nanon, fitoi mbi konsideratat e mia politike për të.
Gjatë asaj darke, Fatos Nano më foli për projektin e tij për të provuar shanset e tij për të kandiduar për President Republike.
Madje, po gjatë asaj darke ai më rrëfeu se ai kishte shumë dëshirë që të më ftonte mua si Strategjistin dhe Kordinatorin e Fushatës së tij për President Republike.
Mbeta i befasuar nga një Fatos Nano tejet miqësor dhe nga konsiderata e tij për mua.
I premtova se do ta konsideroja ftesën e tij për bashkëpunim me shumë seriozitet dhe u ndamë si miq të rinj.
Nuk u takuam më deri në prill të atij viti.
Fatos Nano e kishte nisur betejën e tij Presidenciale dhe dukej qartë se Edi Rama ishte bërë bllokuesi i madh i tij.
Konflikti Nano – Rama ishte në kulmin e tij.
Duke qenë se Fatos Nano po shfaqej si kandidat për President Konsensual, atëherë unë gjykova se bashkëpunimi im si i djathtë me liderin historik të së majtës, i shkonte shumë për shtat atij Projekti.
Fatos Nano si Kandidat për President Konsensual, ishte edhe armiku më i madh i Edi Ramës që në ato momente ishte në një përpjekje titanike për të ndarë sinoret mes elektoratit të majtë me elektoratin e djathtë e për të shuar LSI.
Fatos Nano ia zhbënte plotësisht Edi Ramës lojën e tij të ndarjes me thikë të elektoratit.
Sali Berisha dhe PD ishin përfituesit e drejtpërdrejtë të betejës së Fatos Nanos për President Konsensual.
Ndaj kur unë pranova në muajin prill, që të bëhesha e shfaqesha publikisht si Kordinatori i Fushatës së Fatos Nanos për President, e bëra këtë gjë me bindje se kështu realizoja 3 objektiva:
1. Ndihmoja dhe mbështesja një mik të ri dhe Projektin për një President Konsensual në Shqipëri, sikurse e kërkonin SHBA dhe BE.
Ambasadori i SHBA Alexander Arvizu e përsëriste papushim mbështetjen e SHBA për një President Konsensual në Shqipëri.
2. Dëmtoja rëndë Edi Ramën, Rilindjen dhe të majtën.
3. Rihapja bashkëpunimin tim me PD, duke qenë se Konflikti Nano – Rama, i shërbente maksimalisht Sali Berishës dhe PD.
Figurativisht, unë kam bashkëpunuar me Fatos Nanon vetëm 30 ditë.
Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme për mua.
Kam njohur një njeri tejet inteligjent, hokatar, miqësor e çuditërisht shumë bashkëpunues.
Përtej historisë politike, personalitetit politik, akteve e vendimeve politike të Fatos Nanos, unë kam njohur një Fatos Nano që nuk kam asnjë arsye në botë përse të mos e vlerësoj me sinqeritet.
Jam totalisht e vendosmërisht kundër Fatos Nanos si fenomen politik.
Por Fatos Nano miqësor e njerëzor për mua meriton respektin tim personal, thjesht për shkak të njohjes personale.
Asgjë politike këtu.
Gjithçka, thjesht dhe vetëm personale.
Unë ende mendoj e besoj se nëse Fatos Nano do të ishte zgjedhur President Republike në vitin 2012, do të kishte qenë President shumë më i mirë, shumë më cilësor, shumë më dinjitoz, shumë më kushtetues sesa Bujar Nishani dhe Ilir Meta.
Unë ende mendoj e besoj se nëse Fatos Nano do të ishte zgjedhur President Republike në vitin 2012, situata politike sot në Shqipëri do të kishte qenë shumë më ndryshe.
E megjithatë unë jam totalisht e vendosmërisht kundër Fatos Nanos si fenomen politik.
Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama janë e njëjta bandë kaçakësh që Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha na e hodhën si desantë politikë për të na kontrolluar dhe dominuar periudhën e pas dhjetorit 1990.
Janë një Klub Plaçkaxhinjsh, janë bijtë politikë të Ramizit dhe Nexhmijes, të cilët nuk duhet të kenë më asnjë lidhje e shans për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë.
Tani, ato 30 ditë që unë bashkëpunova me Fatos Nanon, janë bërë aq legjendë saqë duket sikur unë dhe Nano kemi qenë shokë lufte që në 1943…
Kam lexuar e dëgjuar të thonë se kam qenë Sekretar i Fatos Nanos apo Zëdhënës i Fatos Nanos apo Këshilltar i Fatos Nanos…
E plot e plot marrëzi të tilla.
Të gjitha shpifje e sajesa të budallenjve, tutkunëve e gjytyrymëve të politikës.
30 ditët e mia me Fatos Nanon kanë qenë 30 ditë kur Fatos Nano ishte një i rënë nga vafti, ishte kandidat për President Konsensual, ishte kundër Edi Ramës, ishte me dashje apo padashje duke i shërbyer PD-së dhe Sali Berishës.
Sot kur Fatos Nano është rikthyer si personazh dite pas intervistës më të fundit tek Fevziu, lexova shumë gjytyrymë e trutharë që mu turrën mua përsëri a thua se unë dhe Fatos Nano jemi shokë të ngushtë që në kohën e Ahmet Zogut.
Të dashur militantë, gjytyrymë, tutkunër e trutharë, 30 ditë kam qenë unë me Fatos Nanon.
Vetëm 30 ditë.
Dhe këto 30 ditë kanë qenë në vitin 2012, kur Fatos Nano ishte shpallur Armik i PS dhe delfin i Berishës…
Hapni mendjen o gjytyrymë e tutkunër sepse 30 ditët e mia me Fatos Nanon, nuk kanë të krahasuar me 30 vitet vëllazëri siameze mes Nanos, Berishës, Ramës e Metës.
E mos harroni, se në ato 30 ditë të miat me Fatos Nanon, nuk u bëra unë kurrë nanoist, por me siguri Fatos Nano u bë dalëzots…
Një video qesharake e Lulit në kuzhinë, teksa mundohet të ‘r...
Sonte në mbrëmje është publikuar një video, Lulzim Bashën nu...
Deputetia e opozitës, Fatjona Dhimitri ka reaguar pas vizitë...
Kreu i shtetit Ilir Meta, ka reaguar sërish në rrjetet socia...
Presidenti Ilir Meta ka dalë me një mesazh të fortë në rrjet...
Kryeministri Edi Ramma ka inspektuar sot punimet në Muzeun e...
Rusia vazhdon të jetë e gatshme të ofrojë vaksinën e saj për...
Në një postim në rrjetet sociale, ajo e promovon këtë të fun...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi nga Nj...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet e bindur se kryet...
Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar ditëne djeshme s...
Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi është një nga bashkëhartuesi...
Presidenti Ilir Meta është pyetur sot lidhur me akuzat që ho...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zbërthyer so...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shpërndarë artikullin ‘Skavi...
Kryeministri Edi Rama sot është shfaqur në një intervistë nd...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryemin...
Analisti Mentor Kikia ka publikuar një foto të kryeministrit...
Klodian Tomorri thotë se e ardhura minimale e pataksueshme n...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Gjirokastër, ka t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...