Deklarata e Paunoviç/ Sveçla: Nuk është personale, reflekton qëndrim të Serbisë
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar sërish për situatën e pandemisë në vend ku sot janë konfirmuar 1007 raste të reja.
Sipas Vasilit sistemi shëndetësor duhet të jetë në alert të vërtetë, si asnjëherë më parë në këto 11 muaj, pasi situata po rrëshqet në mënyrën më të rrezikshme të mundshme.
Sot shënohet një ditë veçanërisht serioze dhe kritike, lidhur me situatën e Covidit në Shqipëri, ku janë verifikuar vetëm raste të diagnostikuar nga persona të cilët kanë shkuar dhe kanë bërë ekzaminimin, 1007 raste të reja. Ka edhe me mijëra raste të tjera anë e mbanë Shqipërisë, që janë nëpër banesat e tyre dhe të cilët po vuajnë sëmundjen pa ndihmë mjekësore, pa këshillim mjekësor, në improvizim të plotë, duke u përpjekur të mbijetojnë.
Sistemi shëndetësor dhe qeveria po sillen sikur është një situatë normale. Ju e keni parë që askush nuk flet më për këtë situatë kritike të mijëra e mijëra qytetarëve, e mijëra e mijëra familjarëve të tyre, të cilët janë të detyruar që t?u qëndrojnë pranë e t? japin shërbim atyre. Qeveria dhe kryeministri tregojnë vetëm përralla, me trasta vaksinash, pasi janë praktikisht trasta, të ashtuquajtura sekrete. Disa përralla që nuk i hyjnë në punë njeriu, e që kanë të bëjnë me një grusht prej disa qindra njerëzish. Ndërkohë që në një ditë të vetme verifikohen zyrtarisht 1007 raste dhe mijëra të tjerë të pa verifikuar.
Sigurisht që sistemi dhe strategjia kanë rënë, qartësisht kanë rënë. Kërkohet një qasje krejtësisht e re. Të gjitha masat e ndërmarra nuk kanë prodhuar rezultat. Shifrat flasin dhe e tregojnë këtë gjë. Nga të qëndruarit pasiv duke pritur e duke luajtur përditë me shifrat, kërkohet një strategji aktive, ku të gjithë mjekët e familjes, i gjithë sistemi, të interesohet për qytetarët. Çdo mjek familjeje ka qytetarët e tij që mbulon, e duhet të jetë proaktiv, duhet të komunikojë me ta për të kuptuar sesi është gjendja e secilit prej tyre.
I gjithë sistemi shëndetësor duhet të jetë në alert të vërtetë, si asnjëherë më parë në këto 11 muaj, pasi situata po rrëshqet në mënyrën më të rrezikshme të mundshme. Sigurisht asnjë nuk ka kohë të merret me përrallat e Kryeministrit, kur indeksi i pozitivitetit pra është rreth 27%. Disa herë më i lartë nga ato nivele të pranueshme që OBSH flet e ku të gjithë vendet e rajonit përqark i kanë të tilla pra shumë më të ulëta.
Shqipëria ndodhet në një situatë vërtetë shumë të vështirë. Mijëra familjarë, praktikisht po rrënohet ekonomikisht pasi nuk ka asnjë mundësi ekonomike për të përballuar kostot e barnave dhe të shërbimeve, e për të cilat shteti nuk merr asgjë përsipër. Ky shtet i cili është shumë preciz dhe likuidon lek më lek koncesionet hajdute, deri në lekun e fundit nuk ka lekë për këta qytetarë dhe mijëra qytetarë po detyrohen as të mos kurohen dhe të jenë në mëshirë të zhvillimit të sëmundjes. Pra që sëmundja të bëjë ç?të dojë në mëshirë të fatit vetëm se nga ana ekonomike nuk e përballojnë dot problemin.
Të mos harrojmë që mijëra shqiptarë kanë humbur punën për shkak të Covidit, pasi qeveria nuk i mbështet aspak ata dhe sipërmarrjet ku ata punojnë, që ta shpëtonin punën sot janë dhe nën zgjedhën e një sëmundjeje, e cila kërkon kosto të larta për t?u trajtuar, për t?u shpëtuar jetën në fund të fundit. Dhe këta qytetarë praktikisht u tradhtuan për herë të dytë. U tradhtuan në momentin e pandemisë për të pasur punën, bukën e gojës tani po tradhtohen dhe për të pasur mbështetje për shërbimin shëndetësor, një e drejtë kjo kushtetuese se është e drejta për jetën.
Praktikisht qeveria duhet të ngrihet e tëra në këmbë, të marrë përgjegjësitë, të lërë turpet dhe karagjozllëqet propagandistike, të lërë krahët e zhveshur të kryeministrit që bën sikur bën vaksina e të ndihmojë mijëra shqiptarë, të cilët po dergjen nën peshën e sëmundjes dhe nën peshën e varfërisë. Koha për të vepruar, për të ndryshuar totalisht mënyrën e strategjisë së përballimit të gjithë sjelljes së sistemit shëndetësor të gjithë financimit që duhet është tani, nesër do të jetë shumë vonë sepse jetë njerëzish humbasin e plot të tjerë invalidizohen nga sëmundja e pakuruar dhe e pa trajtuar siçduhet. Në alert duhet të jenë të gjithë pasi boll kjo tradhti qeveritare ka zgjatur deri më sot. Koha nuk pret!
Dita e nesërme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qënd...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, listat e kandi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për...
Sot Partia Demokratike ka prezantuar planin për Arsimin, ku ...
Kreu i PD-së Lulzim Basha caktoi dje 8 drejtuesit politikë ...
Institucioni i Presidencës ka dhënë detajet e takimit tw zhv...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi mes ...
Partia Demokratike ka mbyllur fazën e përzgjedhjeve të emrav...
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka mbledhur ditën e sotme në...
Partia Demokratike nga dita në ditë po shkon drejt mbylljes ...
Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë intervistës pë...
Negociatat e Lulzim Bashës me PDIU e Shpëtim Idrizit duket s...
Kryedemokrati Basha duket se është i sigurt për fitoren e 25...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë p...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për situatë...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velia zhvilloi sot një takim ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Kreu i FRPD Belind Këlliçi u është përgjigjur komenteve të k...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar nje foto të shkre...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...