Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Anëtari i bordit drejtues së Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj i ka dhënë zë shqetësimit të banorëve të zonës së Baldushkut.
Sipas tij, rruga automobilistike e fshatit të tyre që lidh Kocajn me Kakunjën, me një gjatësi prej vetëm 1.5 km, është në gjendje të mjerueshme. Topollaj thekson se shërbimi urban i zonës prej disa muajsh nuk ofrohet më me arsyetimin se rruga është e pakalueshme.
Ai shkruan se bashkia Tiranë jo vetëm nuk denjon ta trajtojë problemin, por as nuk ka informacion për këtë çështje.
?Bashki e qytetarëve apo zyrë e Partisë Socialiste?
Si rrallë herë në Shqipëri, banorët e zonës së Baldushkut, një komunitet i vogël në pjesën rurale të Tiranës, ju drejtua zyrtarisht Bashkisë për ti qarë hallin e vet. Rruga automobilistike e fshatit të tyre që lidh Kocajn me Kakunjën, me një gjatësi prej vetëm 1.5 km, është në gjendje të mjerueshme. Aq sa shërbimi urban i zonës prej disa muajsh nuk ofrohet më me arsyetimin se rruga është e pakalueshme, pavarësisht detyrimit kontraktual që kompania ka në këtë rast.
Bashkia Tiranë që në kushte normale do duhej ti kishte paraprirë zgjidhjes së problematikës, jo vetëm nuk denjon ta trajtojë problemin, por as nuk ka informacion për këtë cështje. Peticioni i firmosur nga mbi 250 banorë i është drejtuar këshilltarëve nëpërmjet sekretarisë së Bashkisë që në 15 dhjetor të vitit të shkuar, por nuk ka mbërritur ende në adresën e tyre. Bashkia Tiranë që nuk zhvillon prej një viti asnjë mbledhje të Këshillit Bashkiak, nuk kryen më as shërbimin postar për funksionarët e saj, sepse nuk denjon të shpërndajë qoftë edhe nëpërmjet postës elektronike një kërkesë formale të banorëve të fshatit Baldushk drejtuar Këshillit Bashkiak.
I ndodhur në kushtet e kontrollit absolut të të gjithë organeve vendore, Erion Veliaj e ka kthyer përfundimisht Bashkinë e Tiranës në shtojcë të Partisë së tij. Rasti i banorëve të Baldushkut që nuk kanë mundësi as të informojnë të zgjedhurit e tyre për problematikën e rrugës së fshatit, është shembulli më i qartë se në cfarë derexheje janë katandisur institucionet vendore të këtij vendi.
Në këtë qytet mund të marrësh leje për gradacelë mu në qendër nëse je sponsor i partisë së duhur, mund edhe të marrësh kredi pa interes nëse je votues i partisë së duhur, madje edhe të punësohesh në Bashki pa vajtur asnjë ditë në zyrën e shtetit, mjafton që punën e partisë ta bësh mirë. Ama nuk kërkon dot nga Bashkia të të shtrohet rruga e fshatit tënd. S?mund të regjistrosh fëmijën në kopështin e lagjes. Dhe nëse të bëhet një gabim në përllogaritjen e taksave vendore e vetmja zgjidhje është të paguash gabimin në kohë sepse mund të marrësh penalitete shtesë për shkak të kalimit të afatit të pagesave?, shkruan Topollaj./CNA.al
Gjatë një takimi me banorëte Kamzës, deputeti Halit valteri ...
Aldo Bumçi, drejtues politik i Partisë Demokratike tha në nj...
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me p...
Kryeminisyri Edi Rama ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha ...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku është kthyer pas në kohë t...
Pedagogu Arian Galdini i cili drejton Lëvizjen e Re, (LRE) k...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave të k...
Ejona Mema është zgjedhur jetë Kryetare e Levizjes së Re, LR...
Ndonëse për Kukësin u raportua se do të ishte drejtues polit...
Shifrat e të prekurve me Covid-19 janë rritur ndjeshëm por a...
Analisti Fatos Lubonja është përfshirë në një debat me zv.mi...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka filluar publi...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, foli mbrëmj...
Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar sot Lulzim Basha, për prog...
Kryeministri, Edi Rama një ditë më parë la të hapur mundësin...
Prej disa ditësh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash...
Lulzim Basha duket se ka filluar t’i japë dorën e fundit li...
Ditën e sotme ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, mbajti n...
Pas mbërritjes së 1170 vaksinave nga Pfizer, sot Edi Rama ka...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...