Shqiptarët nuk duan më t’i mbyllin paratë, llogaritë rrjedhëse me rritje dyshifrore
Tendenca e shqiptarëve për t’i mbajtur paratë në llogari të ...
Vlera e importeve e produkteve farmaceutike shënoi rekord historik gjatë muajit dhjetor si pasojë e kërkesës së nxitur nga pandemia Covid -19.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë dhjetorit 2020 u importuan mbi 3 miliardë lekë produkte farmaceutike ose 25 milionë euro me një rritje 19 për qind me dhjetorin e vitit të kaluar. Vlera e importeve në dhjetorin e vitit 2020 ishte me larta krahasuar me të njëjtin muaj që nga viti 1990.
Pavarësisht se vlera e importeve u rrit, sasia e tyre rezultoi me ulje të lehtë. Kjo tendencë, sipas kompanive të mëdha të tregut, lidhet me faktin se për nevojat pandemike po importohen disa produkte me çmim të lartë.
Në total gjatë vitit 2020 importet e produkteve farmaceutike shënuan një vlerë prej 25 miliardë lekësh ose 205 milionë euro me një rritje rreth 4 për qind në raport me një vit më parë.
Në mars- prill, pas karantinës, kompanitë farmaceutike nxituan të importonin, teksa situata ishte e pasigurt, duke krijuar edhe stoqe. Kjo çoi në rënien e importeve në muajt në vijim, duke u rritur sërish më pas ndjeshëm në tre muaj e fundit të vitit 2020, si rrjedhojë e shtimit të kërkesës pas rritjes së rasteve të Covid-19. Burimet nga tregu pohojnë se tendenca e importit të produkteve që lidhen me pandeminë do të jetë e lartë edhe tre muajt e parë të vitit.
Përfaqësuesit e zinxhirit të tregut farmaceutik që nga depot deri të shitjet me pakicë pohojnë se vala e dytë e virusit sidomos përshkallëzimi në nëntor ka nxitur konsumin e shumë medikamenteve.
Mjekët dhe farmacistët pohojnë se pandemia ka rritur shitjet e një bazë të gjerë produktesh farmaceutike që përfshin grupin e suplementeve, vitaminave, antibiotikëve, kortizonikëve, antikaulgulantëve (hollues të gjakut), antiulcerozet, antinflamatorët, antidepresante, antiulceroze etj dhe një sërë preparatesh të tjera mjekësore që nevojiten për trajtimin e pandemisë.
Të dhënat mbi tregtinë me pakicë tregojnë se sektori i farmaceutikës shitjet më të mëdha i realizon në periudhën e dimrit sidomos në muajt, dhjetor, janar dhe shkurt. Ftohja e motit ndikon në përkeqësimin e barrës së sëmundjeve. Temperaturat e ulëta ulin imunitetin e për rrjedhojë rëndojnë sëmundjet kronike dhe e bëjnë më agresiv koronavirusin. Për këto arsye instituti i Shëndetit Publik kanë parashikuar një situatë të rënduar gjatë dimrit.
Të dhënat zyrtare të tregtisë me pakicë nga INSTAT që nga viti 2005 tregojnë se shitjet e medikamenteve janë përafërsisht 30% më të larta në periudhën e dimrit teksa rënia më e madhe shënohet në muajt e verës. Ky cikël lidhet me ndryshimin e motit dhe shtimin e virozave, të cilat nxisin shitjet./Monitor
Tendenca e shqiptarëve për t’i mbajtur paratë në llogari të ...
Euro shënoi pak ndryshime, duke u këmbyer në 1.2216 $, afër ...
Për të gjithë bizneset që operojnë në zona pa mbulim interne...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj së bashku m...
Një valë ndërtimesh nisi në kryeqytet që pas vitit 2017, e r...
Në vitin që lamë pas, pavarësisht se pandemia përkeqësoi eko...
Shqipëria u rendit e gjashtë në botë në vitin 2019 sa u përk...
Industria prodhuese dhe veçanërisht fasoneria është sektori ...
Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subje...
Mbi 9 mijë sipërmarrje biznesi nuk arritën të mbijetojnë në ...
Gati gjysma e bizneseve të vogla dhe te mesme në Ballkanin P...
Në rast të një pandemie më të rëndë, autoritetet do të duhet...
Ndryshimet klimatike vitet e fundit e kanë bërë dimrin më të...
Viti i ri 2021 nisi me rritjen e çmimeve të cigareve, mielli...
Emigracioni i lartë, së fundi i përqendruar në individë të a...
Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani ...
Nga Agron Haxhimali*Drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive...
Karantina nxiti e-commerce globalisht dhe ashtu si kudo në S...
Kriza e shkaktuar në ekonomi nga pandemia e koronavirusit dh...
Në dekadën e fundit, Kosova është shfaqur si ekonomia më pak...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...