SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Në fundjavë kryeministri Edi Rama zgjodhi për dy ditë rresht të vizitonte Qarkun e Korçës dhe të shpallte prioritetet, investimet por edhe ato çka ishin realizuar në tetë vite nga qeverisja e Rilindjes. Një vizitë e kryeministrit që ka gati një dekadë në pushtet dhe po kërkon ta kalojë atë, pra të sigurojë mandatin e tretë. Kudo në botë, por edhe në Shqipëri, kur kryeministri viziton një zonë të caktuar opozita reagon dhe reagon fort me fakte dhe me prova dhe Korça ka shumë për të thënë.
Qarku i Korçës mund të bërtas dhe të flasë përball kryeministrit më shumë se çdo qark tjetër. Kjo jo vetëm për nivelin e investimeve në këto tetë vite, por edhe për atë çka i është braktisur këtij rajoni, i cili është ndoshta qendra e dytë më e rëndësishme turistike e vendit, pas bregdetit shqiptar, i cili ka turizëm në një periudhë të caktuar, ndërsa në Qarkun e Korçës turizmi vazhdo në 365 ditë të vitit.
Më poshtë po sjellim disa fakte që PD duhet t?i kishte thënë publikisht. Po, PD e Korçës, ajo që heshti, LSI e Korçës ajo që heshti. U mjaftua Edmond Spaho me tre fjali në Facebook, apo Endrit Braimllari i LSI me dy fjali të tjera. Ky ishte i gjithë reagimi opozitar.
PD kishte frikë të përballej me faktet dhe me shifrat, apo i vjen turp nga e shkuara e saj ose kërkon që ta fshijë qeverisjen e saj të suksesshme, që në Qarkun e Korçës ka qenë një nga më të mira në këto 30 vite.
Këtu përmendim investimet, përfundimin e ujësjellësit, kanalizimin e ujërave të zeza, përfundimin e kalldrëmeve të qytetit, këtu përmendim unazën e qytetit, këtu përmendim rrugët e brendshme dhe të lagjeve të qytetit, përmendim nënstacionin e ri që furnizon me energji qytetin, pra themelet e Korçës.
Ky qytet u ndërtua nga themelet, u bë infrastruktura nëntokësore e para dhe më pas Bashkia e Korçës me investimet e saj kishte nevojë vetëm për fasadën për të tërhequr turistë.
E njëjta gjë u bë edhe në Pogradec, ku u investua në kanalizimet e ujrave të zeza dhe në ujësjellës. Të dyja, sërish për të zgjidhur çështjen e themeleve për të ndërtuar një shtëpi. Nuk mund të zhvillosh turizëm kur derdhen ujërat e zeza në liqen apo kur nuk ke ujë të lahesh. Kështu ndodhi me Korçën dhe me Pogradecin, kështu ndodhi edhe me zonat e tjera. Në Korçë kishte nevojë për më shumë investime në bujqësi dhe u dhanë miliona euro dhe fusha e Korçës dhe e Devollit sot janë kthyer në dy zona kryesore të prodhimit të mollëve, dardhave, në frutikulturë.
U investua në mënyrë të vazhdueshme në rrjetin infrastrukturor të fshatrave, pra për lidhjen e fshatrave me akset nacionale, të cilat u rindërtuan 100% në këtë qark, nga Korça në Devoll, e Korçë-Pogradec, apo nga Pogradeci në Lin apo nga Korça në Voskopojë dhe u fillua rruga e Ersekës, për ta bërë edhe këtë të fundit një nga zonjat më patriotike të vendit dhe me shumë histori në një zonë me tërheqje të madhe historike.
Pra janë nivelet e investimeve të tetë viteve më të mëdha të qeverisjes se PD më të mëdha të bëra në historinë e Korçës ndonjëherë. Më të mëdhatë, ndoshta sa krijuan aq shumë xhelozi. Korça ishte e treta për nga niveli i investimeve, në nivele qarqesh. Për bujqësinë, për infrastrukturë, për arsimin dhe shëndetësinë, e këto janë fakte, ndërsa sot Korça renditet thuajse nga vendet e fundit për nga niveli i investimeve.
Qeveria socialiste kërkon që të krahasohet me të shkuarën, por demokratët nuk e thonë, nuk kanë gojë e të dalin të flasin. E në rast se pazari i Korçës kushtoi 4.5 miliardë lek, unaza e qyteti ka kushtuar katërfishin apo pesë fishin dhe Korça është një qytet që ka një unazë. E në rast se pazari i Korçës në 50 godina kushtoi pesë milionë lek apo një kullë dhe një investim 12 milionë euro në qendrën e qytetit, në teatrin ?Andon Zako Çajupi?, kaq kanë kushtuar kalldrëmet e qytetit. E në qoftë se flitet për investime të tjera në Qarkun e Korçës, janë gati 70 milionë euro për kanalizimet, për ujërat e zeza, për infrastrukturën në tetë vite, të cilat askush nuk i thotë.
Këtu nuk po përfshijmë investimet nëpër komuna që nuk kishte komunë që nuk investoi në një ujësjellës, në kanalizime, në infrastrukturë, pa folur deri tek fakti që çua deri në pastrimin e plotë të lumit Devoll , kanalet kulluese dhe tentativa që ngeli në fund, elektrifikimi i fushës së Korçës që do të sillte zgjidhjen përfundimtare të përmbytjeve.
Këto janë faktet, që PD e Korçës duhet të dilte dje dhe t?ia thoshte Edi Ramës në sy, t?ia thoshte Niko Peleshit, t?ia thoshte Sotiraq Filos, Ilir Pendavinjit dhe të gjithë deputetëve apo ministrave që ka Qarku i Korçës. T?ia thoshte edhe Ilir Xhakollit edhe Eduart Shalsit në Pogradec. T?ia thoshte kësaj qeverie të këtyre tetë viteve që ka lënë peng rrugën Qukës-Qafë Plloç, një investim gati 200 milionë dollar po shkon sot, i cili ka qenë i gjithë gati në vitin 2013.
Kontratat e kredisë së firmosura, projekti i gatshëm, financimi i mbyllur dhe sot nuk ka mbaruar sepse socialialistët rrugën e lanë rrugëve. Kanë tetë vite nuk e përfundojnë dhe kërkon gati 40 milionë dollarë të tjera investime shtesë të cilat askush nuk po i bën, por edhe rruga e ndërtuar po shkatërrohet.
Kush janë investimet e socialistëve? Rruga Korçë-Kolonjë, e bllokuar për tetë vite. E filluar në vitin 2012, e lënë në harresë 100%. Asnjë lek nuk kanë dhënë për rrugën Lin-Pogradec, të gjitha financimet e siguruara gjatë qeverisjes së PD e lënë 100% në harresë, u përfundua pas gjashtë vitesh. Duhet të ishte përfunduar në fund të vitit 2014.
Këto janë tre fakte. Ka të tjera sa të duash. Planet strategjike të investimeve në turizëm edhe për zonë e Prespës, edhe për zonën e Kolonjës të zhdukura. Investime që dje folën për aksin rrugor Korçë-Ersekë-Përmet janë projekte të gatshme gjatë qeverisjes së PD të cilave iu bllokua investimi dhe socialistët u kujtuan pas tetë viteve. Dhe këto në kuadër premtimesh, jo realizimesh.
Investimet në bujqësi nuk kanë të krahasuar me tetë vitet e qeverisjes së PD dhe shifrat janë zyrtare dhe këto i ka edhe Edmond Spaho, edhe Andrea Mano i PD në Korçë edhe Blediona Brati e PD në Devoll, edhe PD e Pogradecit dhe çdo zyrtar tjetër lokal, deputetët apo ish deputetët por askush nuk foli dje.
U mjaftuan me disa statuese qesharake në Facebook, duke bërë opozitë me sharje, kur përballë kanë faktet me shifra të investimeve në të gjitha fushat thelbësore të zhvillimit rajonal të Korçës.
Infrastruktura, arsimi, ujësjellësa kanalizime, por edhe bujqësia pa folur edhe për arsimin e lartë, kampusin universitar e të tjera si këto që u realizuan, dje gjatë qeversjes së PD, ndërsa sot me Edi Ramën ato që PD i la në dosje si projekte për tu financuar jo vetëm u harruan, jo vetëm nuk po mbyllen dhe përfundohen, por tashmë bëhen si premtime.
Ja pra kjo është ajo që ka ndoshur me vizitës e Edi Ramës dje në Korçë, ku opozita fërkonte barkun dhe shijonte kryeminstrin me këpucë të grisura se do ta mundë vetëm duke e sharë në Facebook apo duke bërë nga tre fjali statuse. Pa i thënë një fjalë të vetme apo një krahasim zyrtar me shifra e fakte të qeverisjes së djeshme, por PD lokale në këtë qark është e kompleksuar. Janë të kompleksuar në Devoll, Korçë dhe Pogradec, kanë frikë ta përmendin të djeshme. Ndoshta urrejnë Sali Berishën, ndoshta kanë frikë nga Ridvan Bode, ndoshta kanë komplekse pse të krahasohen me dikë që Luli e ka hequr apo e ka shpallur armik.
Apo doktori nuk iu pëlqen më siç ishte dje dhe kështu edhe Ridvani apo ish drejtues lokal të PD, deputetë, drejtues qarqesh e të tjerë, drejtorë rajonalë dhe të gjithë ata që kanë qenë, përfshirë edhe ata që kanë bërë zullume, por përtej gjithçkaje kanë pasur sukseset e tyre, investimin dhe zhvillimin e Korçës, e cila ka qenë e braktisur nga socialistët nga viti 1997 deri në 2005.
Mori frymë dhe zhillim gjatë qeverisjes së PD nga viti 2005-2013. U harrua, u la diku në cep nga socialistët, të cilët, e tha edhe vetë dje Edi Rama, e shikojnë Korçën me kompleks sikur çfarë është bërë. Asgjë nuk është bërë në Korçë nga socialistët, ajo është bërë dje nga demokratët.
Sot socialistët kanë nevojë vetëm për fasada, por drejtuesit lokal, deputetët, ish deputetët, ?strategët? e PD në Qarkun e Korçës nuk thanë një fjalë të vetme. Vujanë shumë, vuajnë sepse e urrejnë Sali Berishën, nuk duan të flasin për Ridvan Boden apo të tjerë drejtues e deputetë të PD-së të cilët tashmë me Lulin nuk duhet të ekzistojnë më, megjithëse për investimet në këtë qark disa merita ka edhe Edmond Spaho, i cili është i pari i listës të PD, ai i di mjaft mirë, por është më i kompleksuari nga të gjithë dhe ndoshta shpreson se do të fitojë duke u sjellë vërdallë e duke shkruar statuse në Facebook, por do ta ketë të vështirë nëse nuk pranon të vërtetën, nuk e thotë atë me zë të lartë dhe mesa duket misioni nuk është në për të rrëzuar Edi Ramën, por të marrin çtë marrin e pastaj të qeverisin me Ramën, prandaj dhe dje nuk i bënë një opozitë të vërtetë kryeministrit për vizitën e tij fundjavore në Korçë./CNA.al
Covid ka hyrë brenda Partisë Demokratike.Burime për CNA.al b...
Pas Gjyqtares Enkeleda Hoxha, Inspektori i Lartë i Drejtësis...
Është zbardhur dosja e hetuar nga SPAK për tenderat e kiteve...
Bledi Mane publikoi më herët një shkrim, ku shkruante se sek...
Një nga kategoritë më të ndikuara nga risqet dhe vështirësit...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një tak...
Puna e parë që duhet bërë sivjet është luftimi i Covid-19, t...
Akademiku Artan Fuga ka ironizuar vendimin e Gjykatës Suprem...
Ka mbërritur në Kuvend drafti që zyrtarizon kalimin e Aeropo...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar mesazhet e fort...
Drejtori i Urgjencës Kombëtare në QSUT, Skënder Brataj, tha ...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fund...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar mbi takimin që u mbajt sot ...
Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë ka nisur me mbledhjen e firma...
Gjatë vizitës së tij ditën e sotme në Korçë, kryeministri Ed...
Agjencia e Sigurimit të Depozitave përzgjodhi Bankën Credins...
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 2 mars padinë e bërë ...
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk di të ndalet së bërë pro...
Gjatë 48 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë evidentu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...