web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zhgënjeu te Partizani, ja ku është transferuar sot Dejan Boldor

29 Janar 2021, 11:02, Sport CNA

Dejan Boldor ka gjetur ekipin e tij të ri. Mbrojtësi rumun la Partizanin në verë si një dështim, ndërsa më pas gjeti akordin me Potencën në Serinë C.

Megjithëse në nivelet e ulta të futbollit italian, Boldor nuk arriti të bindte drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij, duke u ndarë kështu me skuadrën.

 

Por pushimet për të do të marrin fund, teksa futbollisti është rikthyer në vendlindjen e tij. Pavarësisht se ishte Kluzhi emri i lakuar për të ardhmen e tij, 25-vjeçari ka nënshkruar me ekipin e Arges.

Ishte vetë klubi që prezantoi ish-mbrojtësin e Partizanit ditën e sotme përmes faqes zyrtare, teksa njofton se palët kanë gjetur akordin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa në kontratë është i vlefshëm edhe opsioni i rinovimit në rast të përmbushjes së pritshmërive.

 





Lajmet e fundit nga