web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

AstraZeneca ul dërgesat, vendet anëtare të BE-së do të marrin vetëm 31 milionë vaksina

23 Janar 2021, 20:10, Lifestyle CNA

Prodhuesi i dytë i vaksinave kundër Covid-19, AstraZeneca ka njoftuar këtë fundjavë uljen e dërgesave për 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Shkak për këto vonesa janë bërë ulja e prodhimit pas një problemi.

Lajmi vjen në kohën që shumë programe vaksinimi të shteteve të ndryshme u ngadalësuan për shkak të mos dërgimit në kohë të porosive nga Pfizer?BioNTech.

Komisionerja e BE-së për Shëndetin shprehu pakënaqësinë e saj për këtë lajm.

Zyrtarë të tjerë i deklaruan agjencisë së lajmeve Reuters që sasia e dërguar nga AstraZeneca do të reduktohej në 31 milionë nga 80 milionë doza që ishin parashikuar fillimisht për tremujorin e parë të këtij viti./euronews





Lajmet e fundit nga