Rrëfehet Kryemadhi/ Me Metën shkruanim letra dashurie, tani shprehemi me mesazhe
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është bërë nostalgjike ...
E kush nuk ka dëgjuar për platformën ZOOM këto kohë!
Në kohët që jetojmë, udhëheqës qeverish, anëtarë të organeve drejtuese të organizatave ndërkombëtare, individë që i bashkon anëtarësia në borde dhe ente, por që pandemia i ka mbyllur në kufijtë e shteteve ku jetojnë ose të qyteteve ku banojnë, nuk mblidhen dot në të njëjtën godinë për të diskutuar e vendosur.
Të gjithë si me magji i bashkon ZOOM!
Në pak minuta, të barabarta me kohën që i duhet secilit prej nesh që të spostohemi nga një dhomë në tjetrën, apo nga një zyrë në tjetrën, të gjithë shfaqen përballë njëri tjetrit!
ZOOM është platforma që lidh njerëz në shtete të ndryshme, apo në qytete të ndryshme dhe i bën të ndihen sikur gjenden në të njëjtën godinë e që mund të diskutojnë mes tyre. Njësoj siç do kish ndodhur nëse do u duhej thjesht të spostoheshin nga zyrat e veta, drejt asaj zyres më të madhe diku në fund të korridorit të katit VIP e që quhet gjithmonë “sallë mbledhjesh”!
Kush shpiku platformën kishte në mend pikërisht këtë!
Dhe këtë platformë shfrytëzojnë sot gjithë dynjaja me mend në kokë, këndej e andej botës, që nuk udhëtojnë dot por që u duhet të takohen sidoqoftë.
Por në këtë anën këndej, në zyrat e këtij shteti që quhet Shqipëria jonë, në zyrat e KQZ, ka ca dit që zyrtarë që punojnë në të njëjtat ambjente zyrash, që takohen 30 herë në ditë me njëri tjetrin, po përdorin ZOOM për t’u mbledhur 1 herë në ditë e parë veten në televizor!
Po ndodh në KQZ!
Nuk është batutë!
Nuk është Turi i famshëm i barkës që na plasi shpirtin ngaqë ish shumë i lëvizur.
Kjo që tregojmë po ndodh rregullisht në takimet që i pari i Komisionerëve të Shqipërisë, organizon me Sekretarin e vet të Përgjithshëm dhe një ose dy drejtorë të tjerë të tij!
Përfytyroni pak se çdo të ndodhte nëse gjithë titullarët e institucioneve qendrore ose të pavarura, një herë në ditë, për orë të tëra, do rrinin në ZOOM, duke ndenjur secili te zyra e vet, (me distancë ajrore 3-15 metra nga njëri tjetri), duke diskutuar veprimtarinë e zakonshme të institucioneve të cilave u përkasin!!!!
Imagjinoni sikur epidemia e çuditshme që ka kapur zyrtarët e KQZ, të kapte gjithë zyrtarët kudo ne botë!
Do linin pa ZOOM ata të tjerët!
Ata që nuk udhëtojnë dot, e që për këtë shkak nuk gjenden dot në të njëjtën godinë, nuk do gjenin dot “karrike” as në ZOOM!
Nuk dihet se çfarë diagnoze ka sjellja e zyrtarëve të KQZ gjatë orarit të tyre të punës! Mbase dikush që u do të mirën mund t?i kthjellojë pak ata djemtë fulltime në KQZ. Nëse Sekretari i Përgjithshëm nuk u hap telefonin, të sqarojnë të paktën të parin e Komisionerëve të Shqipërisë!
Ai nuk e meriton që nga kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, siç ka qenë dikur, të katandiset sot me shfaqjet në ZOOM si Kryetar i Sekretarit te vet të Pergjithshëm./CNA.al
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është bërë nostalgjike ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Parlamenti i Greqisë ka nisur diskutimet për projektligjin m...
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka dhënë lajmin e s...
Anëtari i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, Aleksa...
Kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Mur...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mallte...
Beteja për Shkodrën pritet të prodhojë një ndër garat me int...
Lënia e mandateve nga opozita dy vjet më parë, duket se po e...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryet...
Ish deputetja e LSI, Silva Caka ka folur për herë të parë pë...
Në vitin 2017, kreu i Republikanëve Fatmir Mediu u ul në try...
Presidenti Ilir Meta është takuar sot me banorë të Radhimës,...
Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me të rinj...
CNA.al ka zbardhur ekskluzivisht udhëzimin e kreut të PD, Lu...
Edmond Spaho ka reaguar për hërë të parë pas emërimt të tij ...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish rreth misterit të kont...
E ndërsa zgjedhjet parlamentare po afrojnë dhe opozita ka ma...
Lulzim Basha dje konfiguroi edhe emrat e fundit të qarqeve k...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave së bashku me ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...