Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Më poshtë do të lexoni një fjalim ?brilant?, të rrallë për nga servilizmi por edhe mediokriteti apo edhe pavlefshëmria që tregon për jetën politike Ferdinand Xhaferraj. Ky i fundit, një kryetar dege në Durrës, i ricikluar dhe i pazgjedhur ka mbajtur një fjalim dhe CNA.al po ja u sjell më poshtë të zbardhur.
Nuk po tregojmë kush është Ferdinadi dhe sa vlen, por mjafton të lexoni më poshtë fjalimin të mbajtur përpara strukturave të Partisë Demokratike, ku flet për liderin historik Luli Basha, i cili mesa duket është kthyer në Skënderbeun e PD-së. Spiropali shpalli Edi Ramën Skënderbeun e Rilindjes, ndërsa Ferdinand Xhaferaj ka shpallur Lulin si Skënderbe të Republikës së Re.
Xhaferraj liston në fjalimin e tij arritjet e PD gjatë kohës kur ka qenë në qeveri, duke thënë se Luli ka hequr vizat, por ai nuk thotë asnjë fjalë që kryeministër ishte Sali Berisha dhe ministër i Jashtëm ka qenë edhe Besnik Mustafaj.
Xhaferraj thotë që ai është luftëtar i rendit dhe sigurisë, por nuk thotë asnjë gjë që luftën ndaj krimit e bëri Sokol Olldashi.
Ai flet edhe për projektet madhore të infrastrukturës, ku gjatë kohës që ka qenë dy vjet ministër i Infrastrukturës la një gropë financiare dhe u akuzua nga prokuroria por nuk u hetua kurrë. Çështja është mbyllur me procedurë, por rrugën e la pa mbaruar.
?Dhe kur vijmë tek këto 4-5 gjëra të mëdha që bëri Partia Demokratike, katër nga këto kanë kontribut të drejtëpërdrejtë të kryetarit të sotëm të PD, zotit Lulzim Basha.
Liberalizimi i vizave në NATO, si ministër i Jashtëm i këtij vendi dhe ministër i Brendshëm, rrugët në të gjithë Shqipërinë si ministër i Infrastrukturës, si dhe Rrugën e Kombit që e çuam në gjyq dhe tunelin e Elbasanit si ministër i Infrastrukturës.
Pra nga 5 arritjet madhore, katër i ka Lulzim Basha. Kjo është e shkuara që duhet t’i bëjë krenarë këta të rinj?, thotë Xhaferraj.
Shqipëria sipas Ferdinand Xhaferrajt nuk ka pasur as qeveri, as kryeministër, as ministër, as reforma ekonomike, as investime në infrastrukturë, asgjë. Ka investuar vetëm Lulzim Basha.
?E keni dëgjuar Lulzim Bashën sa i sinqertë është , unë jam thotë kryetari i koalicionit opozitar, u fituan zgjedhjet, unë jam kryeministër. Dhe kështu ndodh në të gjithë botën.
Dhe kjo do të thotë që edhe njëri në Sukth që vrapon me shumë mundime për programin e Partisë Demokratike , patjetër do e gjejë veten diku.
Dhe këtu i lutem këtyre burrave që më njohin që nga 95-sa, se të rinjtë janë të sigurtë, në mënyrë të padiskutueshme dhe janë pjesë e pushtetit të Partisë Demokratike. Nuk ka më që dikush të vrapojë për 10 e të mos përfitojë asgjë, e dikush që nuk bën asgjë dhe përfiton për dhjetë.
Ne do i fitojmë këto zgjedhje dhe do i shërbejmë qytetarëve, që sa herë që të ketë zgjedhje në Durrës, të mos diskutohet fitorja e Partisë Demokratike?, tha Xhaferraj.
Nga dashuria që ka Ferdinandi nuk është ndonjë problem i madh të thoshte që Lulzim Basha është njeriu që rrëzoi Enver Hoxhën, që u bashkua me PD, njeriu që ka ndryshuar cilësinë e diellit dhe të rërës në Durrës.
Xhaferraj thotë që Luli çdo javë ndodhet në Durrës. Por në Durrës nuk e ka parë njeri, se zakonisht e shikojnë në vilat e tij luksoze në Gjirin e Lalzit, por gjithsesi edhe Gjiri i Lalzit në Bashkinë e Durrësit hyn. Nëse Ferdinad Xhaferaj e ka pasur fjalën për vilat në Lalëz ka të drejtë, çdo javë atje e gjen Lulin.
?E tashmja kush është? Të tashmen e kemi parë përditë, që kur ka ndodhur tërmeti 26 nëntorit , Lulzim Basha ka ardhur 47 herë në Durrës.
Për 12 muaj 47 herë, i bie që çdo javë ai ka qenë, diku në lagjen 1, diku në Sukth, diku në Manzë e kudo. Tregon që është një lider që do të marrë pjesë në hallet e popullit dhe do të bëjë maksimumin.
Dalim më tej tek e ardhmja. Kristiandemokratët gjermanë po ndihmojnë Partinë Demokratike për të bërë programin më të mirë që kemi pasur në këto 30 vite.
Unë po ju them vetëm një detaj. Në mandatin e parë të qeverisjes së PD, paga e arsimtarëve, mjekëve dhe infermierëve do të shkojë në 700 euro, për t’i dhënë dinjitet kësaj kategorie.
Kjo është e përgjithshmja, fryma, energjia, vrapi që duhet të kemi në për Partinë Demokratike, që të fitojmë bindshëm me 25 prill?, tha Xhaferraj.
Për Ferdinandin, e gjithë barra për të futur vendin në shina ra mbi Lulin, i cili me sakrificë solli demokracinë në vend.
?Do ju lutesha shumë, për Shqipërinë në radhë të parë, për PD në radhë të dytë, për Durrësin dhe për Sukthin, gjërat kanë arritur që ne na ka rënë barra, sikurse në 90-tën, që ishte PD që i ra barra ta fusi Shqipërinë në rrugën e demokracisë, tani ne kemi misionin të fusin Shqipërinë në rrugën normale, ky e ka nxjerrë nga shinat?, tha Xhaferraj./CNA.al
Ornela Çuçi, zv.ministre e Turizmit thotë se nga 199 vend de...
Pas shpalljes së listës së kandidatëve nga ana e Fatmir Medi...
Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar situatën nga përmb...
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu reagoi pasditen e so...
Sot Fatmir Mediu doli dhe deklaroi listën e kandidatëve për ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nënshkruar marrë...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë më 28 janar marrëves...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka prezantuar 36 ka...
Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi thotë se në vendet e BE, në...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka tregu...
Pas lajmit se kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu krijoi...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim ka reaguar për sulmet që ...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka zbul...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka folu...
Ndodh edhe kështu, të shpallë fitoren dikush që nuk është hi...
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo ka ngritur akuza të fort...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka prezantuar 36 ka...
Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas kritikave të kry...
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligj...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot takim me bano...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...