Paralajmërimi i Saimir Kodrës/ Do të faktojmë gjëra të tjera të tmerrshme
Ditën e djeshme emisioni “Stop” publikoi një rast skandaloz ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës konfliktin mes dy ndërtuesve në Tiranë, të cilët kanë lënë në mes të rrugës plot 120 familje. Më 9 janar 2021, ditën e shtunë, në zonën e ish-parkut në kryeqytet ndodhi një konflikt, ku një person u dhunua, u rrah dhe gjakos nga dhjetëra persona.
Disa ditë më pas, përkatësisht në datën 13 janar, në të njëjtën vend, ndodhi sërish një konflikt, kësaj herë me përdorimin e armëve. Dy persona u plagosën me armë zjarri, ndërtuesi Sino Llanaj dhe një kalimtar i rastit. Ndërkohë, u godit me sende të forta edhe një roje objekti.
Po si qëndron e vërteta e këtij konflikti në këtë zonë? Pas ngjarjes së parë të 9 janarit, në redaksinë e ?Fiks Fare?, u ankuan dhjetëra banorë, të cilët kanë blerë apartamente në një kompleks ende në ndërtim në atë zonë. Sipas tyre, megjithëse kanë paguar shuma të mëdha, një konflikt mes ndërtuesit dhe investitorit, i ka lënë banorët në mes të rrugës. Ndërtuese e kompleksit është kompania ?Star Construction?, me pronar Albert Allmuça. Ndërkohë, investitor është kompania Llanar Ndërtim, me pronar z. Sino Llanaj.
Gazetarët e Fiks Fare biseduan fillimisht me banorët që kanë blerë apartamente në këtë kompleks. Ata tregojnë se kanë disa vjet që kanë paguar për apartamentet dhe dyqanet, por nuk i posedojnë. Sipas tyre, Allmuça dhe Llanaj janë në konflikt me njëri tjetrin. Ata thonë se kanë kontrata porosie me z.Sino Llanaj, i kanë bërë te noterët. Paratë i kanë derdhur në bankë, sipas rregullave. Por, tani firma ?Star Construction? nuk i lejon që të hyjnë brenda. Kjo kompani ka përfunduar apartamentet e saj dhe i ka futur klientët brenda në pallat, megjithëse s?ka dalë akti i kolaudimit të pallatit. Dhe, 120 familjet, që kanë blerë te z.Sino Llanaj nuk lejohen të futen në apartamente. ?Këta mund të zgjasin konfliktin edhe 15 vjet. Po ne çfarë do të bëjmë, paguajmë kredira dhe qira. Askush nuk kujtohet për ne? thonë ata.
Pas ankesës, gazetarët shkojnë dhe interesohen te kompania ?Star Construction?, ku bisedojnë me pronarin Albert Allmuça. Ai thotë se kompleksi ka filluar vite më parë, ndërsa firma e tij është ndërtuese. Më tej pohon se Llanaj ka qenë investitor dhe mes tyre ka pasur një kontratë bashkëpunimi. Gazetarët e pyesin nëse banorët kanë apo jo pronë, ndërsa ai përgjigjet se përderisa z.Llanaj ka shkelur kontratën që kanë bashkë, edhe banorët janë ?në ajër?. Pyetjeve nëse Llanaj ka shitur më shumë metër katrorë nga sa i takon, ai thotë se jo, pasi ?nuk i lejohej të shiste apartamente dhe duhet të merrte leje nga ?Star Construction’?. Fiksi e pyeti z.Allmuça se përse një pjesë e banorëve janë futur në godinë dhe pjesa që ka shitur Llanaj janë jashtë. Pohoi se firma Llanaj ka braktisur punimet dhe se ai po i përfundon vetë. Në lidhje me aktin e kolaudimit të godinës thotë se ?90 % e pallateve në Tiranë kështu e bëjnë, fusin banorë pa dalë ende kolaudimi i pallatit?.
Pas këtyre pretendimeve, gazetarët e Fiks Fare biseduan edhe me investitorin e këtij kompleksi, z.Sino Llanaj, i cili më 9 janar u gjakos. Intervista u realizua një ditë para se ai të plagosej në afërsi të kompleksit. Fillimisht, investitori tregon se ditën e shtunë ka shkuar në kompleks me disa banore për të parë hyrjet dhe punimet, por është dhunuar dhe qëlluar nga punonjës të firmës ?Star Construction?. Sipas tij, afër pallatit qëndrojnë persona të armatosur që nuk e lejojnë të shkojë në kompleks. ?Të shtunën më kanë qëlluar me ç?të munden? thotë ai.
Gazetarët e pyesin se çfarë roli ka z.Llanaj në atë pallat. Thotë se ka një kontratë me firmën ?Star Construction?, ku ai ka 42 përqind të investimit. Ka marrë 120 apartamente dhe disa njësi shërbimi dhe ka filluar ti shesë, ashtu si ortaku tjetër për pjesën që i takon. ?I kam shitur sipas kontratës që kam bërë me kompaninë ?Star?, sipas sipërfaqeve. Të gjitha janë bërë para noterit dhe janë në ASHK? thotë Llanaj. Më tej pohon se është i gatshëm që të përfundojë punimet e mbetura, po nuk lejohet nga kompania ?Star?. Pohon se nuk ka shitur asnjë metër katrorë të palës tjetër dhe, nëse ata të dy kanë konflikte, atëherë të vendosë gjykata. Pohon se përmbarimi t?ia marrë atij paratë nëse vendos gjykata, dhe jo banorëve që i kanë kontratat e rregullta.
Bisedë me z.Albert Allmuça, pronar i ?Star Construction?
Ndërtuesi ? Kjo është bashkë kontrata që kam me individin tjetër.
Gazetari ? Me personin tjetër?
Ndërtuesi ? Me firmën tjetër, Llanaj Ndërtim. Ky (pallati) mund të kishte përfunduar edhe 1 vit para afatit, po unë kam një proces ligjor me atë zotërinë që po bën 3 vjet e gjysëm, që në 2017-ën. Gjykatat tona për 2+2 bëjnë 4 duan 4 vjet. Këto 120 klientë që ka, i vijnë nëpërmjet kësaj kontrate. Po unë s?kam asnjë marrëdhënie me ata klientë, me ata banorë.
Gazetari ? Çfarë problemi ka?
Ndërtuesi ? Nuk do të paguajë detyrimet.
Gazetari ? Detyrimet ndaj teje?
Ndërtuesi ? Detyrimet ndaj investimit.
Gazetari ? Nuk ka investuar fare për pjesën që i takon?
Ndërtuesi ? Dmth, nga 7 miliardë ka investuar vetëm 3. Nëse ky individi nuk shlyen detyrimet, s?i mund ta marrë pjesën. Të thashë, po nuk u bë kjo, banorët nuk egzistojnë. E marrim rastin ekstrem, unë nuk kisha fuqi investuese dhe kjo godina ishte në gropë. Ça do kërkonin banorët, ajrin?! E drejta e shitjes që ai thotë, unë i kam lënë të drejtë shitje me kusht.
Gazetari ? Që do të thotë?!
Ndërtuesi ? Që do të thotë që çdo shitje që bën zotëria, duhet të kalojnë paratë që merr nga klienti, të kalojnë në llogarinë e firmës ndërtuese. Në asnjë pikë nuk e ka bërë.
Gazetari ? Po gjatë këtyre 3 viteve ka bërë ndërtime?
Ndërtuesi ? E kam vazhduar unë investimin.
Gazetari ? Po ka shitur gjatë këtyre 3 viteve?
Ndërtuesi ? Ka shitur, në mënyrë të padrejtë, në mënyrë të paligjshme.
Gazetari ? Këta 120 banorë, sot, se këta thanë që kanë paguar, një listë e gjatë, 80, 90?
Ndërtuesi ? Unë s?e mohoj që ata kanë paguar. As nuk them se e kanë fajin ato.
Gazetari ? Kanë prona apo s?kanë prona?
Ndërtuesi ? Po të tregoj kontratën.
Gazetari ? Jo, sipas teje, kanë prona apo s?kanë prona?
Ndërtuesi ? Po të tregoj kontratën. Nëse nuk ekzekutohet kjo kontratë, nuk mund të egzistojë prona e tyre. Është kaq e thjeshtë. Unë kam një marrëveshje?
Gazetari ? Ai po bën 3 vjet që është larguar?
Ndërtuesi ? Unë kam një marrëveshje me Llanaj Ndërtim. Llanaj Ndërtim mund të falë dhe pjesën time, mund të fali edhe ku di gjë unë, gjithë Tiranën. Do të mbaj përgjegjësi unë?
Gazetari ? Ka shitur ndonjë (apartament) jashtë kësaj kontrate?
Ndërtuesi ? Unë nuk merrem me hetim, nuk bëj prokurorin.
Gazetari ? Thjesht po të pyes.
Ndërtuesi ? Unë dua thjesht të zbatohet kjo kontratë. Unë pjesën ia jap atij, nuk ia jap pronarëve, klientëve.
Gazetari ? Dakord, unë po të them deri tani, është shitur ndonjë pjesë jashtë kësaj kontrate, jashtë plan vendndodhjeve, jashtë apartamenteve?
Ndërtuesi ? Të thashë nuk e bëj dot hetuesinë, se ai i bën kontratat në zyrë, i bën te noterja e vetë dhe unë nuk kam tagër ligjor. Nëqoftëse nuk zbatohet kjo kontratë?
Gazetari ? Ata (banorët) s?kanë pronë!
Ndërtuesi ? Është kaq e thjeshtë! Unë pronën ia jap Sino Llanës, ia jap Llanaj Ndërtim, nuk ia jap klientëve s?e nuk kam marrëdhënie me klientët.
Gazetari ? Po mirë klientët kanë një kontratë.
Ndërtuesi ? Dhe unë s?kam si t?i bëj dorëzimet klientëve s?e nuk e kam atë tagër ligjor. Ti ke bërë një kontratë atje, vjen këtu. Unë s?të njoh kush je ti. S?kam marrëdhënie me ty.
Gazetari ? Po mirë atë mund ta zgjidhni me njëri tjetrin ju.
Ndërtuesi ? Po unë atë po bëj, duhet ta zgjidh me atë. Këta s?i njoh fare.
Gazetari ? Jo ti mohosh banorëve?
Ndërtuesi ? Kush ia ka mohuar, s?kam të drejtë as t?ia mohoj as t?ia pohoj. Unë kam frenuar atë zotërinë këtu, s?kam frenuar klientët. Klientët për mua s?i njoh fare.
Gazetari ? Pallati ka përfunduar?
Ndërtuesi ? Në përfundim e sipër, ka punë akoma.
Gazetari ? Janë futur banorët?
Ndërtuesi ? Po mirë mo, njerëzit janë futur brenda, i sheh ti. S?ka nevojë të më pyesësh mu.
Gazetari ? Ka dalë kolaudimi, është kolauduar pallati?
Ndërtuesi ? 90 % e Tiranës janë pa u bërë kolaudimi. Shko te ai 90 %, vetëm te mua do e gjesh.
Gazetari ? Po ku janë këta?
Ndërtuesi ? 90 % e Tiranës.
Gazetari ? 90 % e Tiranës?
Ndërtuesi ? Po.
Gazetari ? Që janë futur?
Ndërtuesi ? Po o zotëri, nuk është ndonjë formulë e re kjo.
Gazetari ? Po mirë kjo ligjore është?
Ndërtuesi ? Po mirë vetëm te unë do e gjesh ti, gjithë Tirana që është kështu.
Gazetari ? Si gjithë Tirana?
Ndërtuesi ? Gjithë Tirana, futen në objekt pa u marrë akti kolaudimit.
Gazetari ? Po mirë pse futen këta të tjerët dhe s?futen ata të tjerët (klientët e Llanajt)?
Ndërtuesi ? Po është kjo, s?ka lidhje me?
Gazetari ? Po ju do të vazhdoni edhe 15 vjet, ata do të ?
Ndërtuesi ? Po 30 të vazhdojmë. Ai zotëria ka detyrim ndaj klientëve, unë s?kam detyrim ndaj klientëve. E ka ky.
Gazetari ? Ata pse s?futen që kanë paguar nga 80-100 mijë euro dhe futen këta të tutë?
Ndërtuesi ? Sepse të thashë që nuk ja dorëzoj pronën atyre, ia dorëzoj këtij zotërisë. Nëse ky nuk e zbaton.
Ditën e djeshme emisioni “Stop” publikoi një rast skandaloz ...
Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz ko...
Një skandal i madh u publikua sonte në emisionin investigati...
Emisioni “Stop” pritet të publikojë sonte në mbrëmje një ras...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e nj...
Blushi i Top Channel, vijon të tregojë forcën ndaj ligjit, m...
Selim Çerpja ka denoncuar në “Stop”, se ka që në vitin 2017,...
Pas rasteve të punonjësve të policisë në Dibër dhe Berat, që...
Një qytetar shkon te fallxhore Dhurata në Golem me shpresën ...
Stop sjell një tjetër fallxhore, këtë herë në zonën e Astiri...
Emisioni “Stop” këtë të martë ka trajtuar temën e fallxhorev...
Urdhri i cili u ka vajtur të gjitha agjencive të udhëtimit ë...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të f...
Fiks Fare solli rastin e një drejtoreshe të një shkolle 9- v...
Ajo është perla e Devollit të Sipërm, e vetmja e llojit ...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamabër Malltezi, ka...
Feti Muka, 24 vjeçari nga Gjirokastra vuan që i vogël nga ep...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Sibora është një vajzë 3-vjeçare e cila është diagnostikuar ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në Kukës...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...