Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së/ Pritet zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Ditën e djeshme emisioni ?Stop? publikoi një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2. Vajza e një zonje 55-vjecare, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, denoncoi faktin, se një sanitare e këtij spitali, Tire Alldervishi, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.
Nga ky denoncim ka pasur reagime. Drejtuesit e emisionit ?Stop?, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, publikuan këtë të mërkurë reagimet e personazheve të ndryshëm publikë. Megjithatë qëllimisht ata nuk publikuan asnjë reagim të politikanëve.
?Jo rastësisht nuk u morëm, sepse për shkak tuajin të njërit apo tjetrit është kjo situatë që është sot. Në një emërues të përbashkët jeni të gjithë fajtorë pjesë e Tires, nga i pari tek i fundit. Me reformat tuaja keni lënë në punë Tiren, ose keni futur si Tirja në punë. I bëj apel atyre që kanë qoftë edhe një mesazh të vetëm që vërtetojnë që i kanë marrë 100 mijë lekë, 50 Euro ose 50 mijë lekë m?i dërgoni dhe m?i sillni sepse është momenti që ta godasim fort si fenomen. Do kemi akoma njerëz të afërt që duhet të shtrohen nëpër spitale. Janë njerëz që gëlojnë aty përditë. Patjetër ka edhe njerëz të ndershëm që nuk dua t?i ngatërroj me këtë punë?, tha Kodra.
Ai paralajmëroi se emisioni ?Stop? është në rrugë e sipër për të faktuar disa raste të tjera denoncimesh në spitalet Covid.
?Jemi në rrugë e sipër për të faktuar gjëra të tjera po aq të tmerrshme. Një ndër to është sot që thjesht për të futur telefonin brenda do 50 mijë lekëshin vetëm roja. Tjetra, të gjitha po i them llafe, do Zoti do të më vijnë me fakte dhe prova. U ka vdekur i afërmi në datën 6 për shembull, dhe vetëm në datën 7 apo 8 u merrnin para dhe ilaçe që të shpëtonte jeta e të afërmve të tyre ndërkohë që ai kishte ndërruar jetë. Do Zoti, lutuni që njerëzit që kanë këto materiale të kenë guximin dhe t?i sjellin jo vetëm për mua, për emisionin apo kushedi çfarë, por t?i largojmë njëherë e mirë këta njerëz të shëmtuar, këta njerëz të pisët. Janë njerëz të pisët, nuk janë mjekë, nuk janë infermierë, nuk janë shefa pavijonësh, nuk janë drejtorë, nuk janë as? që të mos e them shqip fare?, tha Kodra.
Ndërkohë të martën në mbrëmje, ?Stop? publikoi komunikimet mes vajzës së të ndjerës dhe punonjëses së spitalit ?Shefqet Ndroqi? që tregonin qartë abuzimin me detyrën në spital dhe pazarin me jetën e pacientes. E ndjera ishte ankuar, se Tirja i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale, ajo detyrohej t?i kryente në krevat.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lëshoi një deklaratë, ku dënoi me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares së spitalit ?Shefqet Ndroqi?. Gjatë ditës së mërkurë ka reaguar edhe vetë Spitali Universitar ?Shefqet Ndroqi?, duke shkarkuar sanitaren dhe dënuar aktin e saj.
Ndërkohë paraditen e të mërkurës është arrestuar sanitarja 58-vjeçare Tire Alldervishi, që i mori qytetares 8 milionë lekë për t?i shpëtuar nënën nga koronavirusi, por që e kishte lënë të vdiste, duke mos i dhënë as bukë e as ujë.
Po ashtu Prokuroria e Tiranës ka deklaruar se po vijon hetimet për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një rast sporadik, apo me një skemë të mirëfilltë përfitimi në kurriz të të sëmurëve me Covid./ tvklan.al
Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz ko...
Një skandal i madh u publikua sonte në emisionin investigati...
Emisioni “Stop” pritet të publikojë sonte në mbrëmje një ras...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e nj...
Blushi i Top Channel, vijon të tregojë forcën ndaj ligjit, m...
Selim Çerpja ka denoncuar në “Stop”, se ka që në vitin 2017,...
Pas rasteve të punonjësve të policisë në Dibër dhe Berat, që...
Një qytetar shkon te fallxhore Dhurata në Golem me shpresën ...
Stop sjell një tjetër fallxhore, këtë herë në zonën e Astiri...
Emisioni “Stop” këtë të martë ka trajtuar temën e fallxhorev...
Urdhri i cili u ka vajtur të gjitha agjencive të udhëtimit ë...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të f...
Fiks Fare solli rastin e një drejtoreshe të një shkolle 9- v...
Ajo është perla e Devollit të Sipërm, e vetmja e llojit ...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamabër Malltezi, ka...
Feti Muka, 24 vjeçari nga Gjirokastra vuan që i vogël nga ep...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Sibora është një vajzë 3-vjeçare e cila është diagnostikuar ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në Kukës...
Aleks Shtjefani, emigrant prej 25 vitesh në Itali, denoncoi ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...