web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

K2-shi, ëndrra e "çmendur"e çdo të "çmenduri"

10 Janar 2021, 18:50, Sport CNA

Sot në këtë stinë të ftohtë dimri diku thellë në masivin e Himalajave në zonën e Pakistanit qëndron akoma i papushtuar mali i dytë në botë për nga lartësia 8611m KaraKoram ose shkurt K2 . Por një grup alpinistash nga e gjithë bota të shoqëruar dhe nga sherpat nepalez e pakistanez kanë krijuar një nga ekspeditatat më të famshme të botës për të ngjitur këtë “përbindësh” ku përvecc pjerrësisë që ka ky mal por sfidat më të mëdha janë mungesa e O2 dhe temperaturat tepër të ulta që varojnë nga -30 deri në 65 gradë nën zero. Ftesa për të marrë pjesë ju bë dhe alpinistes nga Kosova Uta Ibrahimit , e cila nuk ju bashkua për shkak të mos rehabilitimit plotësisht, e në kohë të këmbës së dëmtuar por dhe projekteve të planifikuar për Anapurna, Malaku etj.

Në këtë shkrim tepër interesant të gazetares profesioniste në fushën e sportit të alpinizmit Anxhela Benavides, u bën një analizë atyre të “çmendurve” të kësaj tentative për të ngjitur  K2 në dimër ku e gjithë bota e alpinizmit po e ndjek me shumë interes këtë ngjitje të madhe.

Debati i madh në bashkësinë e ngjitëseve në K2 këtë dimër nuk ka të bëjë me komercializmin e njerëzve ose rreziqet që dalin përpara për alpinistë relativisht pa përvojë. Bëhet fjalë për përdorimin po ose jo të oksigjenit ( O2) në ngjitje K2.

Shumica e alpinistëve kryesorë kanë shmangur kritikimin e hapur të stilit të ekspeditave aktuale.  Të gjithë, nga Simone Moro te Denis Urubko citojnë si në diplomacinë e zakonshme ku e gjykojnë të arsyeshme për të pasur të drejtën e gjithsecilit për të ngjitur një mal. Në vend të kësaj, ata shprehin një dëshirë me shume sesa një kritikë: Ata shpresojnë që ngjitja e parë dimërore e K2 do të ndodhë dhe pa O2 shtesë.

Adam Bielecki ka qenë i prerë për përdorimin e oksigjenit në bombula. “Oksigjeni që ngjitet në 8,000?m është si të bësh ?Tour de France? me një biçikletë elektrike, shkroi ai së fundmi në Tëitter.

 “Natyra e veprës është krejtësisht e ndryshme”. 

Edhe fotografi i malit me bazë në Chamonix, Jon Griffith është dakord me kete ide. Ai shkroi në Facebook kohët e fundit se:-  ?2020 është ky vit nëse duan të gjykojnë të arsyeshme çmimin, duhet t?i përmbaheni etikës dhe stileve moderne. E gjithë çështja e këtyre majave të larta është mungesa e oksigjenit dhe vazhdon se:

“Ju mund të zbuloni se nuk mund të luani futboll me Mesin ose tenis kundër Nadal,”.

Kurse alpinistja rumune Minhea Radulescu shprehet:”Dobësia juaj nuk është një justifikim për të përdorur O2-shin. Nëse doni të ngjitni male të mëdha, çohuni në lartësinë e malit, mos e ulni malin në nivelin tuaj.”

“Do të më dukej për të ardhur keq që dikush vjedh ngjitjen e parë dimërore të K2 duke përdorur oksigjen shtesë”, përfundon Ralf Dujmovits, i cili është ngjitur në K2 katër herë, duke përfshirë një pa oksigjen si dhe një përpjekje në Faqen Veriore te tij;  “Publiku i gjerë mund ta shohë këtë? pushtues ‘të K2 si një arritje të shkëlqyeshme, por ngjitja e parë dimërore duhet t’u lihet atyre që mund ta bëjnë atë “me stil”.

Dujmovits u jep një shans disa alpinistëve ku aktualisht janë në mal: “Shpresa ime është që një ose më shumë prej tyre të qëndrojnë në majë përpara se të bëjë dikush me bombul oksigjeni,” tha ai.

Por ekziston një pyetje tjetër e pakëndshme e cila ka shpërthyer këtë dimër për shkak të vëmendjes së K2-shit , megjithese jo e re por si një artitje e mundshme ku të gjitha ekspeditat aktualisht janë në Kampin Bazë:  A duhet të llogaritet ngjitja e suksesshme e një alpinisti si pa-O2 nëse mbështetet në litarë të fiksuar më parë nga një ekip Sherpas me oksigjen?

Nga këndvështrimi i një “arbitri” përgjigjja është po.  Të dy faqet te ëeb me të rëndësishmen në botën e alpinizmit si  8000ers.com dhe Himalayan Database kanë mendimin se ngjitja pa O2 është bazuar në ingranazhin e një ngjitje individuale ,ku si gjatë ngjitjes por dhe zbritjes jo çdo kush i paraprin grupit.

Në këtë kohë, puristët mund të argumentojnë se një alpinist pa O2 nuk do të shkonte kurrë në shpatet e sipërme të K2 në këte dimër.

Kilian Jornet nje alpiniste me shumë eksperiencë tha kohët e fundit në Instagram: ?Nëse dikush në ekip mban O2, ekspozimi zhduket pasi nëse alpinisti pa oksigjen O2 ka një problem, ai ose ajo ka qasje të menjëhershme në O2″.

Në këtë kuptim, ajo që me të vërtetë bën ndryshimin nuk është vetëm përdorimi i oksigjenit, por disponueshmëria e tij. Vite më parë, themeluesi i ExplorersËeb, Tom Sjögren foli për “psikologjinë e përdorimit te bombolës O2” – nëse O2 është i disponueshëm në një kamp më të lartë ose jo. Sipas tij, një alpinist do të ndërmarrë më shumë rreziqe dhe do të shkojë më lart nëse kjo bombol O2 nuk do të ishte i disponueshëm për të.

Jon Griffith kujton përvojën e tij në Everest dhe ndryshimin që bën oksigjeni:

“Unë kam përdorur O2 në Everest dhe nuk mund ta besoj ndryshimin që bëri teksa e përdorja atë.

Unë shkova nga ndjesia sikur isha në 7,500 metra (i ftohtë, pak i dobët, me marrje mëndësh) në ndjenjën sikur po vrapoja përreth Alpeve në verë. Nuk është vetëm karburant shtesë që ju jep muskujt tuaj, por është dhe kthimi i të menduarit kthjellet dhe ndjesia e ngrohtësisë që gjithashtu jep.

Është një rreth reagimi mahnitës. Unë mendoj se njerëzit masivisht nënvlerësojnë ndryshimin që bën O2. Gjithashtu nuk ka të bëjë vetëm me ?thyerjen e limiteve? te fizikut tënd.

Mendojeni kështu: kur ngjitja te mbaroj, ju do të ktheheni prap në një lartësi me oksigjen të bollshëm, prandaj të stërmundosh veten në këtë drejtim është e kote. Por pa O2, ju jeni në një bombë me zile: Duhet të dini kur të ktheheni në mënyrë që të riktheheni poshtë mjaftueshëm para se trupi dhe truri juaj të mos ju shërbejnë më. Pa ndihmën që jep O2, është shumë e vështirë të dihet se kur është koha e kthimit. Angazhimi për ngjitje pa O2 është niveli tjetër. Hoqa maskën në majën e Everestit për të vendosur një aparat fotografik dhe shumë shpejt fillova të ndjehesha si m*t.  Do të filloja të vrapoja poshtë litarëve të fiksuar tani, a do të zbrisja mjaftueshëm poshtë ??. Përdorimi i maskës se oksigjenit O2 është një kusht, dhe jo një opsion që duhet të zgjedhësh mbi te.

Debati aktual përqëndrohet pjesërisht në kërkim të sinqeritetit e pastërtisë në ngjitje, por gjithashtu edhe respektit ndaj të parëve tanë të mëparshëm të dimrit ku pa O2 ngjiteshin qysh para 8,000 viteve. Dimri në K2sh nuk është thjesht vetëm një ngjitje por një ngjarje e lakmuar që ka mundur dhe më parë alpinistët më të mirë të botës.

Në të njëjtën kohë, edhe me litarë të fiksuar dhe me oksigjen O2, K2shi  nuk është aspak i lehtë, veçanërisht në këtë periudhë të vitit.  Siç tha Sergi Mingote  kohët e fundit, se :-vetëm disa alpinistë do të jenë në gjendje për një shtytje drejt majës, edhe nëse ata arrijnë vetëm 8,000 metra, ai do ta konsideronte këtë një sukses shumë i  madh.

Alpinisti tjetër me emër Ralf Dujmov pranon se – unë kurrë nuk kam menduar të provojë K2shin në dimër. Dhe nëse K2 ngjitet këtë sezon në një stil më pak se të përsosur se sfida përfundimtare është ribërja e tij pa oksigjen O2 – do të mbetet për ndërprerësit e ardhshëm të gjurmëve.

Këto ditë që mbeten do shohim nëse K2 do ngjitet nga të “çmendurit” e globit me pa ose me O2sh, me pa ose me litar të fiksuar nga të tjerët. Kjo është dhe mbetet sfida e së ardhmes në alpinizmin botëror përfundon analizen e saj Angela Benavides.

VO.Po tek ne ?

Kuptohet qartë se shkollat e alpinizmit botëror gjithmonë kanë qenë të drejtuar nga filozofia e garës dhe jo thjeshtë e qëllimit për të ngjitur një mal dhe kjo ka bërë qe kjo disiplinë e sportit të zhvillohet deri në ekstrem duke bërë që aplinistët të arrijnë të pamundurën për të fituar mbi motin, pjerrësinë e malit, kohës, mes garuesve dhe vetvetes .

Kurse shkolla e alpinizmit shqiptar e edukuar me frymë kolektive na kanë mesuar me idenë e konsiderimit të aplinizmit si sport qëllimi e jo të garës. Kjo frymë udhëhiqet akoma dhe sot, sepse zëvendësimi i indoktrinimit moral i një mentaliteteti të gabuar në sport kërkon punë dhe prova për të ndryshuar rrjedhën e meësimdhënies për nga e mbara.

Autor: Xhimi Begeja, kryetar i Shoqatës Dajti Alpino-Turistik dhe alpinist që ngjiti bashkë me të birin Everestin për 100 vjetorin e pavarësisë.





Lajmet e fundit nga