Izraeli “kampion bote me vaksinimet”/ Territoret palestineze ende në pritje
Izraeli ka nisur vaksinimet e para. Me rritjen e rasteve mby...
Platforma e medias sociale Twitter njoftoi të premten se ka pezulluar përgjithmonë llogarinë e Presidentit Trump në Twitter si rezultat i rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës.
?Pas një analize të kujdesshme të postimeve të fundit në Twitter nga llogaria @realDonaldTrump dhe konteksti që lidhet me to, ne kemi pezulluar përgjithmonë llogarinë si rezultat i rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës,? tha kompania.
Kompania thotë se postimet e presidentit shkelin politikat e Twitter-it kundër ?lartësimit të politikave të dhunshme? dhe se dy nga postimet e presidentit kishin ?shumë të gjarë të nxisnin njerëzit të përsërisnin aktet që u panë në Kapitol. Twitter thotë se e mori vendimin ?bazuar në një numër faktorësh,? përfshirë ?planet për protesta të armatosura në të ardhmen që kanë filluar të shfaqen? në këtë platformë.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar.
Ndërkaq, kompania Apple ka kërcënuar se do të heqë applikacionin për Parler, një platformë e medias sociale nga dyqanet e saj dixhitale App Store, nëse kompania nuk ndryshon politikat e kontrollit të postimeve, tha të premten shefi ekzekutiv i Apple-it, John Matza për agjencinë e lajmeve, Reuters.
Parler është platformë e medias sociale që përdoret nga shumë përkrahës të presidentit, të cilët janë bllokuar nga platforma të tjera si Twitter. Në një letër të dërguar nga kompania Apple në adresë të platformës Parler, të parë nga agjencia Reuters, Apple veçon raste kur kjo platformë është përdorur për diskutimin e planeve për t?u organizuar dhe për t?u mbledhur në Uashington me armë, pasi turma sulmoi të mërkurën ndërtesën e Kapitolit.
Kompanitë e medias sociale kanë reaguar me vendosmëri ditët e fundit për të bllokuar postime që i cilësojnë si nxitëse të dhunës.
Të enjten, gjigandi i medias sociale, Facebook, njoftoi se do të ndalojë Presidentin Donald Trump të postojë në llogarinë e tij, të paktën deri në përurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Në një postim që njoftonte këtë lëvizje të paprecedentë, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg tha të enjten se ?rreziku për të lejuar Presidentin Trump të përdorë platformën është shumë i madh pas nxitjes së turmës që shkaktoi trazira vdekjeprurëse në ndërtesën e Kongresit të mërkurën?.
Zuckerberg njoftoi se llogaria e Zotit Trump do të mbyllet “për të paktën dy javët e ardhshme” por mund të mbetet e mbyllur edhe për një kohë të pacaktuar.
“Ngjarjet tronditëse të 24 orëve të fundit tregojnë qartë se Presidenti Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit te pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden,” shkroi Zuckerberg.
Platforma e mediave sociale, si Facebook, herë pas here kanë etiketuar ose hequr disa nga postimet e zotit Trump. Megjithatë këto vendime nuk kanë arritur të kënaqin një numër në rritje të kritikëve të Facebook-ut, që thonë se platformat e mediave sociale kanë mundësuar përhapjen e keqinformimit që është i rrezikshëm.
Por pas trazirave të së mërkurës, drejtuesi i Facebook-ut, Zuckerberg tha se është e nevojshme një qasje më agresive.
“Konteksti aktual tani është krejtësisht i ndryshëm, duke përfshirë përdorimin e platformës sonë për të nxitur kryengritje të dhunshme kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike,” shkroi ai.
Para vendimit të së premtes, Twitter si dhe Instagram gjithashtu bllokuan përkohësisht llogaritë e Presidentit Donald Trump, pasi ai postoi vazhdimisht akuza të rreme në lidhje me integritetin e zgjedhjeve. Kompania Twitter tha të enjten se nuk kishte ndonjë vendim tjetër për llogarinë e zotit Trump.
Presidenti Trump ka përdorur vazhdimisht fuqinë e mediave sociale për të përhapur të pavërteta në lidhje me integritetin e zgjedhjeve dhe rezultatet e garës presidenciale./Voa
Izraeli ka nisur vaksinimet e para. Me rritjen e rasteve mby...
Kompania amerikane, Pfizer nuk e konfirmoi një marrëveshje m...
Rregullatori shëndetësor në Mbretëri të Bashkuar të premten ...
Një përzierje e fuqishme e shpresës dhe frikës, shoqëron fil...
Sekretarja amerikane e Arsimit, Betsy DeVos, është bërë anët...
Presidenti Donald Trump të enjten dënoi mbështetësit e tij t...
A është SHBA ende një shembull për demokracinë dhe lirinë? P...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në parkingun e brendshëm...
Anglia dhe Skocia do të vendosin rregulla të reja për të gji...
Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të ...
Një vit pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani, I...
Protestat e dhunshme brenda në Kongres një ditë më parë shok...
Presidenti në ikje i SHBA Donald Trump, ka reaguar pai Kongr...
Mediat sociale Twitter dhe Facebook kanë pezulluar për 12 or...
Kongresi amerikan certifikon Joe Biden si president i Shtete...
Kryebashkiakja e Uashingtonit D.C, Muriel E. Boëser ka firmo...
Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve të d...
Kongresi amerikan rifilloi seancën për konfirmimin së rezult...
Donald Trump ka reaguar sërish për përplasjet, vetëm disa mi...
Gjatë kohës kur në Kongres po zhvillohej debati për certifik...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...