web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çahet tubacioni i ujësjellësit të Bogovës/ Tre qytete pa ujë

9 Janar 2021, 19:51, Sociale CNA

Moti i keq dhe reshjet e pandërprera të shiut, kanë bërë që masive dheu të bien dhe të dëmtojnë tubacionin kryesor të ujësjellësit të Bogovës.

Për rrjedhojë kanë mbetur pa ujë 3 qytete, Berat, Poliçan dhe Kuçovë.

Mësohet se tubacioni kryesor i këtij ujësjellësi është dëmtuar në disa segmente të tij.

E, ndërsa punonjësit e kësaj drejtorie janë duke punuar pa ndërprerje për të riparuar tubacionin e çarë, në fshatin Plirëz të Poliçanit, një tjetër çarje ka ndodhur në tubacionin e ujit të pijshëm, si pasojë e shkarjeve të dheut në këtë zonë.

Pozicioni në të cilit ndodhet tubacioni i Bogovës e bën atë gjithmonë të riskuar nga çarjet dhe dëmtimet pasi reshjet shkarkojnë mbi të masive dheu.

Ujësjellës i Bogovës është ndërtuar 30-vite më parë dhe shtrihet përgjatë rrëzës së kodrave të zonës së Skraparit, ku terreni është tepër i vështirë. Gjatë stinës së dimrit, rrëshqitjet e masivëve të dheut e shkëmbinjve kanë sjellë çdo vit dëmtime serioze në tubacionin kryesor të ujit të pijshëm.

 





Lajmet e fundit nga