web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshjet e shiut dhe moti i keq/ Kulmi sonte pas mesnate, zonat që duhet të bëjnë kujdes

9 Janar 2021, 08:56, Sociale CNA

Vendi jonë është i përfshirë nga moti i keq prej disa ditësh, ku janë shkaktuar edhe përmbytje në disa zona të ndryshme. Deri tani janë raportuar vetëm për dëme materiale dhe jo për njerëz, ndërkohë që shërbimet civile të njësive bashkiake dhe ushtria kanë qenë në gatishmëri nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje.

Por, edhe pse sipas Meteoalb gjatë orëve në vijim pritet një përmirësim i situatës, reshjet do të rikthehen gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit të ditës së nesërme.

Parashikohet se reshjet të rifillojnë pas mesnate dhe kulmi do të jetë gjatë orëve 03:00-06:00 në pjesën qendrore dhe veri-perëndimore të vendit ku do të ketë 15-20 milimetra shi në orë./CNA.al





Lajmet e fundit nga