web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greqia shtyn masat kufizuese/ Mbetet i mbyllur kufiri me Shqipërinë

8 Janar 2021, 11:59, Sociale CNA

Greqia ka shtyrë masat kufizuese më Shqipërinë për shkak të situatës nga Covid-19.

Mësohet se deri më 21 janar do të mbeten në fuqi masat kufizuese të hyrjeve të qytetarëve nga cdo vendi. Kjo vlen edhe për Shqipërinë, kufirin me të cilën Greqia do e ketë të mbyllur deri më 21 janar.

Drejt Greqisë nga Shqipëria lejohen të udhëtojnë vetëm një sërë kategorish qytetarësh me test PCR negativ dhe aplikim PFL, ndërsa në momentin që hyjnë në tokën greke duhet të bëjnë edhe një karantinë 7-ditore.

Ndërkohë udhëtimi nga Greqia drejt Shqipërisë nuk ka asnjë kufizim./CNA.al





Lajmet e fundit nga