web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndeshja e parë e vitit 2020/ Formacionet e mundshme për Vllaznia-Teuta

8 Janar 2021, 12:19, Sport CNA

Vllaznia-Teuta është sfida e parë e Kategorisë Superiore për vitin 2021. Në Shkodër përballen vendi i parë me vendin e dytë të kampionatit.

VLLAZNIA ? Vllaznia është grumbulluar që dje për të kaluar natën në një prej resorteve të qytetit të Shkodrës para takimit me Teutën, që do të zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin ?Loro Boriçi?. Kuqeblutë zhvilluan seancën e fundit stërvitore duke u përqendruar më tepër tek ana taktike, me trajnerin Brdariç që provoi formacionin. U punua edhe me goditjet standarde, ndërsa nga sa u pa, titullarë ishin të njëjtë lojtarë që kanë qenë edhe në takimin e fundit ndaj Tiranës. E vetmja mungesë është ajo e brazilianit Viktor da Silva, i cili vazhdon fazën e riaftësimit pas dëmtimit në kofshën e këmbës së djathtë. Gjasat janë që fantazisti të rikthehet të luajë në ndeshjen e javës tjetër.

TEUTA ? Si kurrë më parë, trajneri i Teutës nuk e ka provuar në stërvitjen e fundit formacionin që do të zbresë sot në fushë. Në seancën e djeshme durrsakët kryen një stërvitje të karakterit taktik, por me ndryshimin që nuk u ndanë 11 lojtarët që do ta nisin nga minuta e parë. Edhe pse pak a shumë formacioni tip i Teutës dihet, këtë herë dyshimet janë jo të vogla për vetë faktin se do të mungojë një prej titullarëve të padiskutueshëm të mbrojtjes, pikërisht maqedonasi Bllagoja Todorovski. Lojtari i krahut të djathë ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe kësisoj është i detyruar të pushojë këtë takim. Si mbrojtës të djathtë Martini ka dy alternativa: Denis Pjeshkën dhe Fabio Beqjen. Të dy lojtarët janë provuar gjatë javës, teksa shkodrani duket më afër formacionit. Ndërsa në mesfushë ka dilema nëse do të luajë nga minuta e parë braziliani Gonçalves apo do t?i besohet Lorenco Vilës.





Lajmet e fundit nga