web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Divorci" i papritur, futbollisti titullar largohet nga Kukësi

7 Janar 2021, 14:43, Sport CNA

Kukësi konfirmon largimin e mbrojtësit boshnjak Kenan Horiç, i cili bëhet kështu ??firoja?? e parë në merkaton e janarit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, verilindorët kanë bërë me dije se pas një diskutimi mes palëve, është arritur marrëveshja e dyanshme për të ndërprerë këtu bashkëpunimin. 30-vjeçari iu bashkua Kukësit në merkaton e verës, teksa aventura e tij zgjati vetëm gjysëm sezoni.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Futbollisti Kenan Horic nuk është më pjesë e klubit të Kukësit. Pas një diskutimi mes palëve, është arritur marrëveshja e dyanshme për të ndërprerë këtu bashkëpunimin.

Horic u bë pjesë e skuadrës sonë në merkaton e verës dhe zhvilloi disa ndeshje me ekipin në Europë e kampionat. Klubi i uron mbrojtësit suksese në të ardhmen dhe e falënderon për kontributin e dhënë. Faleminderit Kenan





Lajmet e fundit nga