Projekti i infrastrukturës turistike të Vlorës/ Rama: Meta na ka bllokuar investimet
Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka ngritur shqetësimin se pr...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetaren Klodiana Lala në News 24 mbi punën e institucionit në 11 muaj funksionim dhe mbi efektet e pritshmëritë e reformës në drejtësi.
I pyetur mbi gjendjen aktuale të drejtësisë dhe institucioneve të dala prej saj, Metani nënvizoi se reforma e thellë kushtetuese, ligjore dhe institucionale, të cilës iu nënshtrua sistemi i drejtësisë, me një arkitekturë të re, padyshim që kërkon kohën e vet, pasi sistemi është në vështirësi por mekanizmi ka filluar të lëvizë dhe tani është koha për rezultate.
?Tani fillon sfida tejet e rëndësishme, zbatimi i kompetencave që këto institucione kanë dhe realizimi i qëllimit, për të cilin këto institucione u krijuan, si kthimi i besimit të publikut, dhënia e një drejtësie të paanshme jashtë interesave të cdo fushe, e kështu me rradhë.
Natyrisht kjo ka sjellë edhe vështirësitë në sistem. Vështirësitë kanë ardhur pa dyshim, edhe nga lëvizjet për shkak të shkarkimeve të magjistratëve nga organet e vlerësimit kalimtar, ato që quhen organet e vettingut; padyshim kanë ardhur, vijnë dhe do vijnë edhe nga ndërhyrjet e jashtme të sistemit, sic janë inspektimi apo monitorimi i punës së gjyqtarëve e prokurorëve nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Por duhet thënë se reforma nuk është vetëm kjo. Reforma ishte ngritja e institucioneve por edhe ndryshimet në kodet e procedurave civile e penale, në gjykimet penale e civile, që do thotë se ka procedura të reja nga gjykatat e prokuroritë dhe sigurisht këto nuk janë ndryshime që e japin efektin për një ditë, një vit a dy vjet. Efekti i tyre do kohën e vet. Eshtë e natyrshme që të ketë kohën e vet. Ajo që unë mendoj se është e rëndësishme është që institucionet po tregojnë se mekanizmi ka filluar të funksionojë dhe jam plotësisht dakord me opinionin e përgjithshëm, që qytetarët kanë nevojë të shohin rezultate. Tashmë është koha e rezultateve dhe jo më e justifikimeve, sigurisht duke e balancuar kërkesën për rezultate me sfidat që përmenda më sipër. Duke patur parasysh këtë filozofi mendimi, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që prej funksionimit të tij më 1 shkurt 2020 ka bërë detyrën e vet, me ngritjen e institucionit krejt nga fillimi por edhe me masat e para ndaj dy gjyqtarëve e të tjerë magjistratë janë në proces disiplinor a hetimor?, u shpreh Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
Lidhur me filozofinë e punës së institucionit që drejton, z.Metani tha se duke balancuar interesin publik e pavarësinë e magjistratëve, padyshim që gjyqtarë e prokurorë që shkelin ligjin, duhet të kenë frikë e do përballen me pasojat që parashikon ligji.
?Për mua është e rëndësishme që Inspektori i Lartë i Drejtësisë të jetë një institucion i balancuar në qëndrimet e veta, sa i takon ndërhyrjeve të tij në sistemin e drejtësisë, si për gjyqtarët e prokurorët, sepse nga njëra anë duhet të respektojë interesin e publikut për administrimin e drejtësisë, – publiku ka interes të shohë edhe si funksionon sistemi-, por nga ana tjetër ky interes duhet balancuar edhe me pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve, edhe me ndarjen e pushteteve, edhe me parimet e procesit të rregullt ligjor e kështu me rradhë, që do të thotë se Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk është dhe nuk mund të jetë apo të qëndrojë si cekan në kokat e gjyqtarëve. Por padyshim, ata gjyqtarë dhe prokurorë që kanë shkelur ligjin, apo që kanë shkelur interesat e shenjta të dhënies së drejtësisë, duhet të kenë frikë. Sa i takon ILD-së ka ikur koha, që gjyqtarët e prokurorët që luajnë me interesa publike, apo me interesat e qytetarëve të mos kenë pasoja“, tha Metani./CNA.al
Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka ngritur shqetësimin se pr...
Kryetari i PD, Lulzim basha ka zhvilluar një bashkëbisedim m...
Nga Fraser MyersNë këtë vit të bllokimeve nuk janë kufizuar ...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me largimin e Eliot E...
Kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme në një seancë të jas...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video përmes të cil...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa S...
Kosova hyri në vitin 2021 me një krizë ekonomike për shkak t...
Konspiracionisti Alfred Cako, ka bërë një deklaratë të fortë...
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kry...
Fillimi i vitit të ri, për partitë politike njëkohësisht do ...
Viti 2021 ka nisur me lajmin e mirë të përfundimit të invest...
Faqja e njohur, Europe Elects e cila publikon sondazhe për t...
Kreu i PD lulzim Basha i ka shprehur mirënohjen kongresmenit...
Eliot Engel, duke nisur që nga 4 janari nuk do të jetë më pj...
Sekretari i Pergjithshem i PD Gazment Bardhi dhe Kryetarja e...
Nga Erion Dasho, ekspert i Shëndetit PublikSot kryeministri ...
Ditën e hënë në Kuvend, pritet të mbahet një seancë e jashtë...
Pas sigurimit të 500 mijë doza të vaksinës Pfizer për COVID-...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka regaur sërish ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...