Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Duke parë sa serioze e kanë kthyer mediat se cilët janë personazhet e vitit edhe ne si staf modest vendosëm të japim mendimin tonë në këtë fushë.
Këtu kemi vendosur me radhë ata që ne mendojmë se janë liderat e vitit, politikanen më simpatike, burrin më të ndërshëm, serenatistin e vitit, atentatorin e vitit, gazetarin më popullor, tre pjeshkat e vitit dhe anestetikun e vitit.
Shpresojmë që përzgjedhja dhe trajtimi i bërë nga stafi i CNA.al të përputhen sadopak me humorin që na duhet në orët e fundit të 2020 dhe ardhjen e 2021.
Rubrika nuk mbyllet këtu por jemi të hapur të shtojmë fusha dhe personalitete të tjera sipas rekomandimit të lexuesve tanë, të cilëve ju urojmë Gezuar 2021.
CNA.al shpall: Dy LIDERAT e 2020, drejtojnë jetën tuaj
Ajo dhe Ai. Të arriturit, të diturit, njëra udheheqëse e lindur, tjetri udhëheqës i rilindur. Grida Duma dhe Ermal
Mamaqi, janë ata që ju ofrojnë drejtimin e
jetës, njëri me lekë, tjetra me sharmin e saj vezullues dhe fjalët plot kuptim.
Ai me barcaleta popullore, ajo me frazat e shkurtra dhe goditëse.
Pasi Grida po shkëlqen si udhëheqëse që ka kapur majat e suksesit, falë punës të saj të palodhur, ditë e natë pa gjumë, lart e poshtë, e poshtë e lart, ka rival Ermalin që sërish kur flet duket në rol serioz si Al Pacino.
Sa për aktore ai Gridën se arrin dot kurrë, Ermali s’domund të jetë një G.D, sado të bëjë filma me Edi Ramën, ai ngelet thjesht humorist dhe askush se merr seriozisht me apo pa lekë, ndërsa Gridën e vlerësojnë për ndershmërinë e dashurinë e saj të pafundme për sakrificat e saj që vetëm Ervin Salianji i ka kuptuar deri më sot.
Grida është në epërsi, por meqë ishte udhëheqëse pa lek, dhe me probleme në këto punët e mençurisë, në garë qëndron dhe Ermali që pasi të mërr lekët nuk dihet se ku përfundon. Thonë që edhe Grida s?ta jep falas leksionin, por deri tani s’kemi parë fatura publikisht.
Suksesi më i madh i guru Gridës është fitorja me 13.000 vota e PD në Durres. Eklipsoi dhe diellin dhe rërën e Fred Xhaferrit.
CNA.al shpall: Politikania më simpatike shqiptare
Monika Kryemadhi, e vetmja, unike e papërsëritshme. Më seriozja nga të gjitha gratë e politikës.
Korrekte e n
dershme deri në vetmohim. Nuk braktis kurrë njerezit në beteje, e tregoi tek Teatri Kombëtar, kur Rama kaloi me tanqe me goma llastiku mbi trupin e saj.
E vetmja 100% natyrale që refuzon përdorimin e silikonit dhe vaksinave. Covid ?19 e kaloi e izoluar në vilën e saj me 11 tualete, ku filxhanët e kafesë dhe nuskat e hoxhë Xhemailit i tregonin të ardhmën e ndritur.
Pasioni i saj i hershëm është ngrenia e veshëve, pasi i hëngri dhjamin e tepër burrit.
Së fundi po i ha xhigerin Luli Bashës të cilin e adhuron për ngjyrën e flokëve. Pritet ti haje veshin një burri. Presim.
CNA.al shpall: ATENATATORIN e vitit
E kush tjetër mund të ishte në vend të tij. Politikani i ndershëm që ngeli duke punuar me kazmë e lopate në dorë.
Ben Blushi, me lajmet e tij që janë atentate të forta mediatike, flakë e zjarr, asnjë gjobë, nuk merr asnjë lekë.
Nuk ka asnjë ortakëri me kompani në Bullgari, ka ortakë vetëm ata që marrin therrime me punën e tyre të ndërshme, gjithë ditën duke mbledhur e djegur plehrat e kazaneve.
Tek kafeja ai nuk donte por e morri më zor shefja madhe, dhe u bë ortak me Vjollcën që kohët e fundit ka mësuar të hedhë zaret shesh-besh.
Nuk ka atentator mediatik më të sukseshëm se ai, vetëm në këtë sektor i njeh atentatet, në sektorët e tjerë ai përballet me shpatë e laps në dorë.
S’ka asnjë lidhje me krimin e as me bandat, ata i refuzon dhe sulmon publikisht, nuk pranon kurrë shërbim prej tyre. Se çfarë bëjnë ata vetë ai s’di gjë.
S’ka as pasuri i shkreti, çikërima, një kasolle në Tiranë asgjë më shumë, është i mbytur në borxhe sepse bleu një makinë që i harxhonte shumë. Është për të qarë hallin.
CNA.al shpall: Burri më i ndershëm i Shqipërisë
Nuk ka asnjë medyshje, s’ka nevojë për garë fare. Burri më i ndërshëm në Shqipëri ngelet Edi Rama, tenton ta rivalizojë një tip që quhet Erion Veliaj por nuk mundet.
Pas shumë akuzave për korrupsion e përqindje në ndërtime pallatesh, që dolën gënjeshtra, ka hequr dorë nga të gjitha. Ka vetëm PPP, por këto i ka venë për ti shërbyer popullit dhe jo vetës.
Atij i digjet shpirti për popullin gjysmën e rrogës që merr ja jep Lulzim Bashës si ndihmë ekonomike.
Nga ana tjetër për shkak të ndërshmërisë së tij Rama ka vendosur që gjysmën tjetër t’ia falë Fatos Nanos për disa netë të zjarrta në kazino.
CNA.al shpall: Serenatistin e vitit
I ngelur pa punë prej kohësh duket se më në fund ai, i vetmi i asaj fushe u rikthye. Këtë herë aty ku duhej, nga bujqësi e blektori në ushtri.
Çfarë vizioni. Por si qëndron e vërteta:
Pas shumë lutjeve nga ushtarakët më të lartë të SHBA-ve dhe NATO-s të cilët janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e Ansamblit të Ushtrisë Popullore Shqiptare, naltGjatësia e tij Edi Rama vendosi që Niko Peleshi me kitarë në dorë të këndojë live në një koncert dhe të forcojë mardhëniet e ansamblit me NATO-n.
Pritet që së shpejti të dalë edhe vendimi i qeverisë ku zoti Peleshi pritet të përfshijë një grup të madh njerezish në këtë ekip.
Sotiraq Filo do jetë mandolinë e parë, ku mësohet se trajnimet i ka marrë në sokakët e Korçës.
Ka një debat të madh se kush do e kërcejë vallen Gorare, por sipas të dhënave të fundit në prag të bashkë qeverisjes Peleshi pritet të ftojë edhe Ervin Salianjin me porosi ekskluzive nga presidenti Ilir Meta. Ka ende shprese.
CNA.al shpall: Gazetari me popullor
Artur Zheji është zhdukur pa nam e nishan. Pas tallavasë së tij në televizionin koti, Arturi nuk gjendet. Thonë se po lufton fort të rikthehet, në fakt vetë deklaron se i bën mirë pak heshtje pasi ishte lodhur shumë.
Gjithsesi Zheji ngelet më popullori pikërisht sespse populli nuk po e shikon asgjëkundi, kështu të paktën i ka lënë rehat shqiptarët e jo si shokët e tij Arjan Çani, Blendi Fevziu, Sokol Balla, Baton Haxhiu, Andi Bushati, e disa që sado që dalin cdo ditë s’kanë popullaritetin e Zhejit. Sfida e këtij të fundit ngelet vetëm me Fahri Balliun, që e rivalizon fort për nga popullariteti.
CNA.al shpall: Tre pjeshkat e vitit
Çlirim Peka për dashurinë e tij për Ilir Metën. Ai e do më shumë se Mona, e adhuron më shumë se Tedi
Blushi, kuptohet përjashtim bën Tit Vasili i cili nuk lejohet në këto krahasime, për shkak të performancës së tij superior.
Elisa Spiropali, për dashurinë e saj ndaj Skënderbeut. Kaq mjafton. Kush ngatërron Skenderbeun e ka fajin vetë.
Gazmend Bardhi, sepse femrat e adhurojnë thjesht për egërsisë e tij mashkullore.
ÇMIMI KRYESOR: Anestetiku i vitit
Nuk mund të ndodhte ndryshe, diskutimet do ishin të tepërta.
Flokët e tij plot brilantinë që i shkëlqejnë mendimet plot vlera dhe produkte monetare.
Më të ndërshëm se ky nuk ka. Shikojeni sa është dobësuar, ka filluar nuk ha bukë që të provojë si vuan populli, madje e shoqja reklamon fasule me bukë misri apo vezë lluqe (nuk është alizuon për cilesinë e burrit) në Instagram për të treguar thjeshtesinë e jetës, njesoj si Nexhmija që i arnonte çorapet Enverit. Ai merr lekët që i jep Rama në formë pensioni, tek bizneset e vogla të kunatit.
Është serioz, e mban fjalen, nuk ka të dytë.
Refuzon pazaret, vetëm ato me pak lekë.
Në matematikë shkëlqen, i papërsëritshëm.
Besueshmëri në opinion publik 100%, kjo për shkak të saktësisë dhe argumentave bindës që jep, Kur flet ai sëriozisht, pasi qesh i vjen gjumi.
Thonë që vete ai nuk bën kurrë një sy gjumë ditë e natë. Por llafi ka dalë që Pffizer, pas Viagrës dhe vaksinës së Covid 19, po e studion cilësitë e tij si narkoze dhe anestetik për të mpirë dhe vënë në gjumë të gjithë. Netë më të mira me Luli Bashën. Luli ka efektin e kamomilit./CNA.al
Përjashtimi i Ervin Salianjit nga komisioni “Ruli-Luli”, nuk...
Nga Agim XhafkaMajko:- Më budalla nuk kisha ndeshur në jetën...
Në Golem është një shkollë. Teknike. E lashtë me një histori...
Kryeministri Edi Rama është shfaqur mbrëmë në emisionin “Opi...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha e ka treguar me ko...
Skualifikimi i Klevis Balliut në Pogradec nga gara si kandid...
Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut...
Kryetari i Republikës së re, Luli Basha dje u shfaq te Çliri...
SABRI GODOBEHAR 2009.Për të “vrarë” vapën dhe urinë, përfund...
Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha më në fund ka arritur ...
Nga Mitro Çela ZOGU I RRALLËRruga Fier – Vlorë ishte parashi...
Në datën 3 gusht 2020, SPAK bëri të ditur se me vendim të Gj...
Nga Mitro Çela* NARCISTEU ulëm ballë për ballë.– Si të quajn...
Nga Mitro ÇelaTOPLES!Një vajzë. Ish mis. Erdhi tek Top Chann...
Nga Mitro Çela* DIALOG ME RUSENMe Ezmerkën. Xhiro. Bregut të...
Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta në një postim në rrje...
Ishte festa e Fiks Fare. Ha. Pi. Muzikë- vallzim. Humor. Thu...
Duke “shëtitur” mes faqeve të internetit, pikasa një studim ...
Nga Mitro Çela* KRENAR PËR RAMËN?!Qerret. Po rrija në odanë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...