Reforma Territoriale/ PD kërkon shtyrjen e afatit të komisionit
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Është zyrtarizuar kalimi i koncesionit të aeroportit të vetëm në vend, atij të Rinasit te grupi më i madh në vend ?Kastrati Group?.
Transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe ?Kastrati group? është aksioneri 100% i ?Tirana International Airport?, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar ?Nënë Tereza?.
?Kastrati Group? i bleu aksionet nga ?Real Fortress Private Limited?, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare ?China Everbright?, që në prill 2016 se kishte nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Marrëveshja mes ?Kastrati Group? dhe ?Real Fortress Private Limited? është nënshkruar më 1 dhjetor 2020 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 18 dhjetor.
Sipas kontratës, grupi Kastrati do të paguajë gjithsej 71 milionë euro përmes dy pagesave. Sipas referimit në kontratë:
Shpërblimi për aksionet sipas kësaj marrëveshjeje dhe akti i transferimit do të jetë një shumë në para e barabarte me shumën e:
-15,000,000 EUR (?Pagesa Fillestare?); plus
-56,000,000 EUR plus një shumë e barabartë me Rregullimin e Bilancit të Parasë (?Shuma e Mbylljes?);
Grupi kinez, i shërbimeve financiare China Everbright, i kishte blerë në 2016-n të drejtat koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, përmes filialit të saj ?Real Fortress Private Limited? për 82.25 milionë euro, sipas kontratës zyrtare. Të drejtat koncesionare iu blenë nga tre aksionerëve Albanian-American Enterprise Fund ?AAEF?, DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH? dhe (?AviAlliance GmbH?), që kishin nënshkruar një kontratë koncesioni me qeverinë shqiptare në vitin 2004.
Në mars të vitit 2016 qeveria shqiptare njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me kompaninë që menaxhonte aeroportin duke hequr kështu ekskluzivitetin, ngërçin që pengonte hapjen e aeroporteve të tjerë.
Heqja e ekskluzivitetit i dha TIA-s dy vite shtesë nga koncesioni duke çuar afatin e ri në 2027 për përfundimin e kontratës, në këmbim të hapjes së Aeroportit të Kukësit, i cili akoma është jo funksional, por po punohet për të bërë të mundur vënien në punë të tij. Në prill 2019, Qeveria miratoi kontratën për koncesionin 35-vjeçar të Aeroportit të Kukësit, ku fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k. dhe Bami sh.p.k.
Nëse do të hyjë në funksion edhe Aeroporti i Vlorës, tenderi i të cilës është shtyrë disa herë, TIA mund të marrë 2.5 vjet të tjera shtesë. Ndërkohë, burime pranë negociatave thanë se pas marrjes së koncesionit nga Kastrati mund të ketë një tjetër shtyrje të afateve
?Tirana International Airport? deri në vitin 2019 ishte një nga sipërmarrjet më fitimprurëse në vend, me një normë fitimi që arrinte deri në gati 50%. Në 2019-n, kompania raportoi të ardhura prej gati 7 miliardë lekësh. Fitimi para taksave i kompanisë ishte 3.1 miliardë lekë, pothuajse i njëjtë me vitin e mëparshëm, duke u renditur e treta më e madhe në vend sa u përket fitimeve, pas BKT dhe Raiffeisen. Norma e fitimit ra në 45%, nga 49% vitin e mëparshëm, për shkak të rritjes më të ngadaltë të të ardhurave në raport me shpenzimet. Në vitin 2019, TIA përpunoi një nivel rekord pasagjerësh prej 3.1 milionë.
Kastrati është grupi më i madh në vend, me aktivitetin kryesor në fushën e tregtimit me pakicë dhe shumicë të hidrokarbureve, por që vitet e fundit është diversifikuar, kryesisht në sigurime, në sektorin e ndërtimit dhe turizmit dhe tashmë po hyn dhe në transportin ajror, përmes aeroportit.
Në vitin 2019, qarkullimi vjetor i grupit iu afrua 90 miliardë lekëve (730 milionë eurove), duke shënuar vitin më të mirë historik, pas një rritjeje të të ardhurave me rreth 5%. Në 2019-n, Kastrati kaloi si grupi më i madh dhe për fitimet. Kompanitë kryesore të grupit ?Kastrati group? (tregtim me shumicë i naftës), ?Kastrati shpk? (tregtim me pakicë i naftës), ?Alb-Siguracion? (sigurime) dhe Autostar Albania (tregtim dhe shërbime ndaj automjeteve) raportuan në total, një fitim prej 3.1 miliardë lekësh (25 mln euro), me rritje prej 12% me bazë vjetore. Grupi Kastrati zotëron dhe 50% të aksioneve Albanian Highway Concession, që menaxhon koncesionin e rrugës së Kombit./Monitor
Mbrëmjen e djeshme, pas orën 8:30 gjithë Shqipëria ishte fut...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme ...
Albana Adhami, e cila mban detyrën e drejtoreshës së Fondit ...
Zvarritja e procesit të dëmshpërblimit të ish-të përndjekurv...
Disa ditë më parë mbërriti në Shqipëri George Frendo, Arqipe...
Ish- prokurori Shkëlqim Hajdari ishte i ftuar pasditen e sot...
Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka arritur kuorumin e domosd...
“Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore n...
Kreu i SPAK, Arben Kraja ka shkundur dje politikën shqiptare...
Festat e fundvitit kanë sjellë një fluks të shtuar të emigra...
Nga sot Gjykata Kushtetuese mund të nisë zyrtarisht mbledhje...
Një lajm i hidhur vjen për botën e medias.Mësohet se Covid-1...
Më 22 dhjetor 2020, u organizua “Think Tech Hackathon” me te...
Presidenti Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur anët...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përgëzuar miratimin e ndr...
Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, më 23.12.20...
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vinc...
Kuvendi ka mbyllur sot sesionin parlamementar. Ka qenë kreu ...
Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për dy vendet vakan...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...