Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Këtë herë nuk bëhet fjalë për Brexit, por për një variant të ri të virusit Corona, që sipas gjasave është 70% më shumë infektues. Për këtë arsye gjithnjë e më shumë vende izolohen nga Britania e Madhe.
Pjesa kontinentale europiane izolohet nga Britania e Madhe për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të virusit Corona: Rrugët e transportit e udhëtimit me Britaninë e Madhe gati janë mbyllur të gjitha. Për shkak se Franca ka mbyllur kufijtë me Mbretërinë e Bashkuar u mbyll edhe porti shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe, Dover në Kanalin e La Manshës, si edhe tuneli europian, i njohur si Eurotuneli. Edhe qeveria holandeze nuk lejon më ardhjen e pasagjerëve nga Britania e Madhe. Si transporti i mallrave edhe pasagjerët luten të mos udhëtojnë, bëri të ditur porti Dover të dielën në mbrëmje. Kufizimet vlejnë fillimisht për 48 orë. Lejohet vetëm transporti pa shoqërues.
Ende çdo vend europian i vendos vetë ndalimet
Treni i fundit nga Londra që përmes Eurotunelit mbërrin në Francë u nis të dielën në mbrëmje, pasi Franca shpalli ndalimin e udhëtimit për shkak të variantit tejet infektues të Coronës. Ndalimi vlen për rrugët detare, ajrore, hekurudhore. Edhe Gjermania vendosi të dielën që nga e hëna deri më 31 dhjetor të mos ketë më fluturime nga Britania e Madhe. Vendimin e mori Ministria Federale e Transportit. Përjashtim bëjnë avionët që transportojnë mallra, avionët me personel mjekësor, ose avionët që kthehen vetëm me ekipin në Gjermani. Priten kufizime të tjera. Të dielën në mbrëmje 63 pasagjerë të një fluturimi nga Londra nuk u lejuan të largoheshin nga aeroporti në Hanover. Ata duhet të kryenin testin e Coronës dhe të presin rezultatin. Po ashtu do të kufizohen fluturimet me Afrikën e Jugut, vend, ku u zbulua për herë të parë varianti i ri i virusit. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka thënë, se në Gjermani varianti i ri i virusit nuk është identifikuar ende. Por ne i marrim shumë seriozisht të gjitha njoftimet për këtë, tha Spahn.
Fillimisht ishin Belgjika dhe Holanda që vendosën ndalime fluturimi me Britaninë e Madhe. Tanimë krahas Gjermanisë e Francës, edhe Irlanda, Çekia, Letonia dhe Bullgaria kanë marrë vendime për ndalimet e fluturimit. Edhe Italia e Austria kanë bërë të ditur, se do të marrin masa përkatëse.
A vepron vaksina kundër këtij varianti?
Qeveria në Londër u shpreh me shqetësim për variantin e ri të Coronës. Sipas të dhënave të autoriteteve britanike, varianti i ri i virusit Corona është deri në 70% më infektues se format e njohura dhe po përhapet me shpejtësi në Londër dhe jugun e Anglisë. Për këtë rajon autoritetet vendosën ndalim qarkullimi dhe udhëtimi. “Ky variant është jashtë kontrollit dhe ne duhet ta vendosim sërish nën kontroll”, është shprehur ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock për BBC.
Analizat e para të shkencëtarëve britanikë, tregojnë, se ky mutacion zotëron në mënyrë të pazakontë shumë ndryshime gjenetike, sidomos në proteinën Spike, proteinë, për të cilën ka nevojë virusi Corona që të depërtojë në qeliza. Vaksina e BioNTech-Pfizer e përdorur në Britaninë e Madhe aktivizon pikërisht një përgjigje të virusit kundër kësaj proteine. Prandaj ekziston frika, se vaksina nuk vepron dot kundër këtij varianti të ri. Por sipas të dhënave të kryeministrit britanik, Boris Johnson nuk ka të dhëna, se varianti i ri shkakton sëmundje të rënda, një vdekshmëri më të lartë, apo se vaksinat janë më pak efektive kundër tij.
Takim krize në Britaninë e Madhe
Kryeministri britanik, Boris Johnson zhvillon të hënën një mbledhje emergjente të kabinetit. Synimi të sigurohet “rrjedha e pandërprerë e mallrave” nga dhe për në Britaninë e Madhe. Për shkak të mbylljes së pikave kryesore lidhëse të transportit mes Britanisë së Madhe e BE pritet që të krijohen edhe më shumë probleme në transportin, i cili që tani vuan nga bllokimet për shkak të ngarkesës së madhe në autostrada në drejtim të Doverit dhe Eurotunelit. Arsye për këtë janë rritja e transportit në kohën e krishtlindjeve dhe transportimi i materialeve për shkak të pandemisë. Përveç kësaj, shumë sipërmarrje përpiqen të mbushin magazinat para përfundimit të fazës së ndërmjetme të Brexit më 31 dhjetor.
Shoqata Britanike e Logjistikës, UK Logistics u shpreh “e shqetësuar për shëndetin e shoferëve”. Po përpiqemi shumë që të marrim informacione të tjera, thuhet. Kurse Food and Drind Federation, Shoqata e Ushqimit dhe Pijeve paralajmëroi nga mungesa furnizimi në periudhën e krishtlindjeve.
Europa mund të kthehet në fortesë të mbyllur
Sipas një raportimi të gazetës “Bild” kancelarja gjermane, Angela Merkel mendon për një mbyllje të plotë të Europës për udhëtime në Britaninë e Madhe deri më 6 janar. Në fillim të javës BE do të vendosë për një ndalim të plotë të udhëtimit të pasagjerëve mes pjesës kontinentale dhe mbretërisë. Gjermania mban presidencën e radhës në BE.
Në një telefonatë mes kancelares Merkel, presidentit Macron, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel u diskutuar për gjendjen aktuale. Sipas të dhënave nga Pallati Elysée në qendër ishte gjetja e një strategjie të përbashkët. Bëhet fjalë që të mbyllen portat për hyrjen e virusit./DW
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbi...
Një komision këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parand...
Që nga momenti kur doli lajmi për gjetjen e vaksinës kundër ...
Tetë raketa kanë vënë në shënjestër ambasadën amerikane në z...
Ministria italiane e shëndetësisë ka raportuar se ata kanë g...
Komiteti i menaxhimit të krizave të Këshillit Evropian, ditë...
Drejtuesit republikanë dhe demokratë në Kongresin amerikan t...
Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 800 ra...
Në SHBA, ngarkesat me vaksinën Moderna për koronavirusin nis...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton...
Ministri i Drejtësisë të Kosovës, Selim Selimi është gjobitu...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Ko...
Institucionet kulturore në Kosovë, sidomos ato që aplikojnë ...
Rastet e dëbimeve nga Gjermania kanë rënë ndjeshëm më 2020 d...
Boris Johnson ka njoftuar kufizime më të rrepta anti-Covid n...
Gjatë 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 901 raste t...
Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti ka paralajmëruar ashpë...
Krishtlindjet dhe Viti i Ri këtë vit do të jenë ndryshe për ...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një një Spital Covidi...
Duke nisur nga 24 dhjetori deri në datën 6 janar Italia do t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...