Nga Gjermania në Greqi/ Masat anti Covid në vendet europiane për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri
Krishtlindjet dhe Viti i Ri këtë vit do të jenë ndryshe për ...
Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti ka paralajmëruar ashpërsim të masave në Kosovë.
Hoti, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se do të ndalohet çdo organizim për festat e fundvitit.
Duke iu referuar edhe masave shtesë në shumë vende të Bashkimit Europian, theksohet se së shpejti edhe në Kosovë do të ketë masa shtesë, ndërkohë që nuk përjashtohet një izolim total në natën e ndërrimit të viteve.
?SITUATA DHE KOORDINIMI PËR MASAT ANTI-COVID
Kemi bërë analizën e ndikimit të masave anti-covid që i kemi marrë më 11 nëntor, të cilat padyshim se kanë dhënë rezultat. Kategorizimi i komunave iu ka ndihmuar qytetarëve dhe shtabeve lokale për të menaxhuar situatën dhe për ndërmarrjen e veprimeve për të përmirësuar kategorizimin e komunës së tyre.
Tani, në prag të festave, jemi para një rreziku të përhapjes së infeksionit për shkak të lëvizjeve të mëdha të qytetarëve që ndodhin në kohë festash. Të gjithë po e shohim trendin në rritje në BE dhe rajon, ku disa vende janë mbyllur plotësisht. Kjo nënkupton se për disa javë edhe tek ne rastet do të rriten.
Prandaj, me propozim të IKSHP-së dhe në konsultim të gjerë, Ministri i Shëndetësisë do të propozojë së shpejti masat shtesë. Masat do të ndërmerren në konsultim edhe me komunat, shoqatat e bizneseve, grupet e ndryshme, si dhe partnerët dhe organizatat ndërkombëtare që po na ndihmojnë në menaxhimin e situatës. Nga muajt e verës, ne jemi duke kryer konsultime javore me partnerët dhe organizatat relevante ndërkombëtare, ku çdo të premte e vlerësojmë situatën dhe marrim rekomandime nga ta.
Në ndërkohë, kam kërkuar që sot menjëherë të ndërmerren masat në vijim:
– Të gjitha institucionet publike të ndalojnë çfarëdo organizimi për fundvit që i bëjnë zakonisht për punonjësit e institucioneve. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të përgatisin urdhëresën për këtë qëllim.
– Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkërendim me komunat, të urdhërojë menjëherë të gjitha shkollat të ndalojnë çfarëdo organizimi apo ekskursioni të nxënësve apo arsimtarëve.
– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është përgjegjëse për ngjarjet sportive e kulturore, të cilat mund të zhvillohen vetëm sipas udhëzimeve të parapara në manualin për mbrojtje nga covid19. Një komision do të funksionojnë brenda ministrisë për miratimin e ngjarjeve të tilla.
– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me AVUK-un, të inspektojë zbatimin e masave me mbështetje të policisë.
– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes ambasadave tona të njoftojë bashkatdhetarët për masat që janë në fuqi në Kosovë, si dhe kërkesat e vendeve përkatëse kur bashkatdhetarët të kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.
– Ministria e Shëndetësisë të mbajë konferencën e rregullt me medie për të informuar qytetarët me gjendjen dhe masat që duhet respektuar, në veçanti masat që do të ndërmerren për fundvit.
Në anën tjetër, Ministri Zemaj po punon shumë në sigurimin e vaksinës me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilëve u jemi borxhli përgjithmonë për mbështetjen në këtë kohë të vështirë.
Unë i ftoj të gjithë qytetarët të kenë kujdes maksimal në javët në vijim, kur virusi mund të përhapet masivisht.
Le të përgatitemi për festë në familjet tona. Të evitojmë çfarëdo ngjarje ku ka grumbullim të njerëzve. Të ruajmë nga virusi prindërit tanë, të moshuarit, ata me shëndet të dobët, të sëmurët kronik. Të ndihmojmë mjekët dhe infermierët tanë të mos kenë ngarkesë, në mënyrë që të festojnë edhe ata me familjet e tyre?, shkruan Hoti./CNA.al
Krishtlindjet dhe Viti i Ri këtë vit do të jenë ndryshe për ...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një një Spital Covidi...
Duke nisur nga 24 dhjetori deri në datën 6 janar Italia do t...
Vaksina e kompanisë Moderna u bë të premten e dyta vaksinë q...
Të premten Turqia dënoi arrestimin nën dyshimin e spiunazhit...
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri të ditu...
Reagimet nga politika kosovare, për deklaratat e fjalimet e ...
Qeveria e Kroacisë do të vendosë kufizime në jetën shoqërore...
Mjekja shqiptare infeksioniste në SHBA, Irida Molla ka bërë ...
Situata në Kosovë nga koronavirusi vijon të jetë shqetësuese...
Për të tretën ditë me radhë numri i vdekjeve në SHBA si paso...
Një infermiereje në Spitalin Memorial CHI në Tenesi, i ra të...
Më 27 dhjetor pritet të mbërrijë në Greqi vaksina e Pfizer k...
“Numri i madh i gazetarëve të burgosur në botë tregon për rr...
Gjashtë persona u akuzuan të enjten për konspiracion për të ...
Kancelarja gjermane ka shprehur vlerësimin e saj për BioNTec...
Gjykata më e lartë në Bashkimin Evropian ka mbështetur një l...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lami...
Një tërmet i fortë ndodhi pak pas orës 15:30 në Kretë. Shkal...
Nga 2347 teste të bëra në Maqedoninë e Veriut, 657 persona k...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...