web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëmtim i rëndë/ Lojtari në pronësi të Barcelonës, përplas gjurin me shtyllën

20 Dhjetor 2020, 12:24, Sport CNA

Ka qenë shumë i pafat futbollisti në pronësinë e Barcelonës, Musa Vague. Katalanasit e kanë huazuar mbrojtësin te klubi grek i PAOK, aty ku së fundmi 22-vjeçari ka pësuar një dëmtim të frikshëm. Gjatë ndeshjes së kampionatit ndaj Aris, në përpjekje për të larguar sferën, Vague përplaset frikshëm me shtyllën. Gjuri i tij ishte pjesa që pësoi më shumë dëmtime.

Një vend shumë delikat për futbollistët dhe kështu ka rezultuar edhe për lojtarin senegalez. Madje, në raportimet e para mendohej se mbrojtësit do t?i duhej të largohej përgjithnjë nga futbolli. Mirëpo, këto hamendësime i ka larguar një zyrtar i Barcelonës, teksa ditën e djeshme Vague i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Pritet që koha e rikuperimit të jetë nëntë muaj, megjithatë tashmë mendimi i parë është që futbollisti të mos ketë pasoja dhe më pas mund të mendohet për fushën e gjelbër.





Lajmet e fundit nga