web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Superliga Shqiptare/ Ja kur do të zhvillohen ndeshjet e javës së 8-të

9 Dhjetor 2020, 18:32, Sport CNA

Kategoria Superiore, mbylli sot siparin e javës së 7-të, teksa do të rikthehet në fushë sërish në fundjavë ku janë planifikuar të luhen 5 sfidat e vlefshme për javën e 8-të.

Bëhet fjalë për të dielën e 13 dhjetorit. Në këtë javë të 8-të spikasin sfidat mes Teutës dhe Laçit si dhe Vllaznisë dhe Partizanit, që pritet të jenë tepër të luftuara në fushën e lojës.

Për sa i përket ndarjes së orareve, Tirana-Apolonia dhe Bylis-Kastrioti do të zhvillohen në orën 13:45, ndërkohë 3 sfidat e tjera luhen në orën 16:45. Për sa i përket takimit mes Kukësit dhe Skënderbeut, ai do të zhvillohet në ?Elbasan Arena? në orën 16:45.

JAVA 8 (13 DHJETOR)

TIRANA-APOLONIA 13:45

BYLISI-KASTRIOTI 13:45

TEUTA-LAÇI 16:45

VLLAZNIA-PARTIZANI 16:45

KUKËSI-SKËNDERBEU 16:45 (NË ?ELBASAN ARENA?)





Lajmet e fundit nga